Optikë kosovare mbi Tiranën, Uashingtonin dhe armët kimike – KOPERTINA

anazapta

18-nentor-2013“DITA” sjell sot në vëmendje të lexuesve dy shkrime të mbërritura enkas në redaksi mbi çështjen e armëve kimike, nga dy personazhe jo me pak ndikim në Kosovë. Ramiz Lladrovci është deputet i PDK-së, vëllai i Dëshmorit të Atdheut Fehmi Lladrovci, hero i luftës së Kosovës dhe UÇK-së. Si dhe shënimet e Bedri Islamit një eminencë e udhëheqësisë politike të UÇK-së. Meqenëse, deri më sot, kundërshtarët e ethshëm të nënshkrimit të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara në themel të qëndrimit të tyre kanë “dashurinë për tokën mëmë”, e meqenëse jo më larg se dje, media dhe sidomos televizione të angazhuara direkt në përhapjen e paranojës dhe paragjykimit të kësaj marrëveshje, kanë ofruar dhe opinione “qytetarësh kosovarë” që ishin të gatshëm të protestonin kundër qeverisë në Tiranë është me interes të ndalemi pak edhe në mendimet dhe opinionet e një tjetër lloji “qytetarësh kosove”. Të dy personazhet që ofrojnë sot mendimin e tyre mbi këtë çështje, besoj se nuk mund të paragjykohen për “dashurinë ndaj tokës mëmë”, sepse, kanë luftuar për tokën mëmë. Lufta, ajo e vërteta, nuk bëhet dot në panele të kondicionuara televizionesh, këmbë mbi këmbë, me kaska jo-funksionale kundërgazi duke tundur shishe bosh dhe pankarta poshtë një institucioni mes Bulevardit. Si të tillë, vlen të vendosen në vëmendje.

Shkrimet i gjeni në DITA print si dhe në faqen tonë online pas orës 14.00.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Pabesia e serbeve dhe filoruseve Sali Berisha dhe Lulzime Basha , qe duke i thene PO demonetimit , punuan pas kraheve sa dhe nuk u fshehen dot , por dolen hapur , beri deshtimin e nje shanci qe i erdhi Shqiperise , jo vetem ne planin ekonomik , por dhe ate gjeopolitik .
    Nuk eshte e rastit qe “ata” qe ngriten “alarmin” per Shqiperine ishin gazetat ruse dhe serbe ! Me kete iu dhane “arme” , kelysheve te tyre brenda Shqiperise per te penguar kete zhvillim shqiptar ! ketu ndikoi edhe “loja” e dobet e qeverise dhe amerikaneve , ne perballimin e interesave ruse dhe serbe per ta goditur Shqiperine ne kete inisiative . Kesaj i sherbeu dhe pabesia serbo-ruse e Sali Berishes dhe Lulazime Bashes , qe vune ne gjume si qeverine dhe ameriken me “dakordesine” e tyre , dhe ne momentet e fundit ngjallen panik dhe paqendrueshmeri , per rrezimin e ketij shanci te shqiptareve !

    Sa per protestuesit e ndershem , pavaresisht se rane viktime e nje “loje antishqiptare” ruso-serbe , une kam mendimin “bravo” ! Nuk eshte faji i tyre , pse si qeveria , ashtu edhe SHBA-ja , nuk diten ta administronin dhe t’i kunderviheshin “lojes ruso-serbe” , duke marre masat perkatese , por i besuan ruso-serbo-fileve Berisha-Basha !

    Vendimin e Rames , e pershendes , pasi ne rrethanat e krijuara , qeveria e Shqiperise , nuk mund te merrte vendim tjeter , ne rast se Shqiperia ka filluar “rilindjen” !

    Por si SHBA-ja , ashtu edhe qeveria shqiptare , vepruan gabim duke i besuar klanit serbo-rus ne Shqiperi , duke neglizhuar “masat” per t’iu kundervene “lojes armiqesore” te tyre !

  • U ulen dy gishtat e ngritur lar ,mbaruan thirjet proret
    Pa pritmas ca pika shiu ran dhe ne u kujtuam se:
    Dimri po afron dhe sofren shume vet e kane bosh

  • Keto shkrime me kujtojne zhurmen e panderprere per Katovicen!
    Katovica na shkaterroi nga themeli( Katovica eshte diku larg nesh, jashte nesh, e kemi kollaj te flasim mbare e prape per te. Boll qe kopilin tua leme te tjereve, ah qe keta te huajt na moren ne qafe ne te mireve?!).
    Tani na duhet te futemi ne labirinthet serbo- greke qe kane ngritur shtabit e tyre ne Tirane dhe po na armiqesojne me Ameriken, duke perdorur njerezit e tyre, Bashen dhe Berishen!
    Ne ” te pafajshmit s’kemi faj ” qe votojme keta te dy qe i kane bere vendit ate qe s’ja ka bere as pushtuesi me i eger i huaj. A i dinim krimet e tyre?!
    Fajin e kane agjenturat e huaja, ne qe i mbajtem kaq gjate ne politike s’paskemi faj?!
    Ndihemi te lehtesuar kur fajtoret jane jashte nesh, ne Beograd ne Athine ne Moske apo diku tjeter!
    Tani o burra te zgjidhim enigmen: Kush i dha urdher Lulezime Bashes??!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *