Ankaraja i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për të hequr “ndarjen artificiale” midis Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në politikat e zgjerimit të bllokut.
Me anë të një letre, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ia ka adresuar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Cavusoglu shkroi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të trajtohen ndryshe nga Turqia.
“Të gjitha vendet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Shpresojmë të shohim disa hapa pozitivë që do t’i jepnin fund ndarjes artificiale midis Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë gjatë mandatit tuaj. Përveç faktit se Turqia është një vend i Ballkanit për shkak të historisë, kulturës dhe gjeografisë së saj, çdo vend kandidat duhet të gjykohet në meritat e tij dhe në rrethana të barabarta”, shkroi ministri Mevlut Cavusoglu.
Letra i përket datës 22 janar dhe nënvizon pikëpamjen e Turqisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ajo është shkruar para se Komisioni Evropian të publikonte metodologjinë e re të procesit të zgjerimit. Ndërsa sot u publikua metodologjia dhe u referohet vetëm vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.
l.h/ dita

ça ka bo vakiiiii?
ka dek erdo??
a nuk janë fut në rusi këta??
ec mo turk mos e ul burrnin mbaje lart bajrakun e vazhdo gomarllëkun tënd se si thotë dhe alban dega e kalbur”burri e mban fjalën dhe kur është duke ngrën mut padashje”!epo ska faj!!ça fillohet mbarohet!!
Per kta Zoti mesiguri ka menduar se ku do ti fuse
ne BE
do futen mbasi te ndertohen Halete per Mbetrurinat
Ju te shkoni ne mongoli jevgjit e mutit ballkani perendimor eshte europe ju jeni. Aziatik.
Mbani edhe disa shekuj sulltanin tuaj e Evropa e ka hapur deren per ju!