Luan Krasniqi rikthehet në ring me fitore për bamirësi

anazapta

Luan Krasniqi ka fituar me pikë ndeshjen kundër Uwe Huck, zhvilluar të shtunën në mbrëmje, për qëllime bamirësie. Edhe pse ishte për bamirësi dhe përballë Krasniqit ishte ish-kampioni në taek won do, ka qenë një ndeshje e mirëfilltë boksi dhe njihet nga federatat e këtij sporti, duke shtuar në këtë mënyrë numrin e fitoreve të boksierit shqiptar. Krasniqi, i cili u kthye për herë të parë në ring që nga viti 2008, fitoi me pikë pas zhvillimit të tetë raundeve kundër biznesmenit gjerman. Huck i kishte premtuar luftë të fortë, megjithatë kosovari ishte dukshëm më i mirë dhe në raundin e gjashtë e hodhi knock down kundërshtarin. Një pjesë e të ardhurave shkojnë në ndihmë të fonacionit të fëmijëve në Prishtinë, ndërsa pjesa tjetër për fondacionin bamirës të ngritur nga Huck.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *