Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hulumtojnë potencialin e penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Europën Qendrore dhe Lindore, pjesë e të cilit mund të bëhet edhe Shqipëria.
Nën-Sekretari i SHBA për Energjinë nga Fosilet, Steven Winberg, i cili ishte ditët e fundit në Tiranë, tha në një intervistë për Emisionin 31 Minuta në RTSH se ka mundësi për Shqipërinë dhe për rajonin më gjerë që të shfrytëzojë gazin natyror në formën e gazit natyror të lëngshëm që do të vinte nga SHBA. Ai shton se ekziston potenciali që Shqipëria të jetë një qendër hyrëse e gazit.
“Transporti i GNL do të jetë patjetër nga deti. Më pas pyetja është: a do të ndërtojë Shqipëria apo një vend tjetër në rajon një terminal importi, ai që e quajmë terminal rigazifikimi”, pohon ai.
Winberg shton se ka një interes kaq të lartë politik për një çështje biznesi, pasi i ofron rajonit alternativa të besueshme, alternativa energjie që janë të sigurta, të kontraktuara në bazë të shtetit ligjor të SHBA.
nje pejse nga Intervista me z. Steven Winberg, Nën-Sekretari për Energjinë nga Fosilet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Qeveria e SHBA-ve do të shpallë një studim mbi përdorimin e GNL, i cili do të përqendrohet tek Shqipëria dhe tek rajoni. Pse mendoni se ia vlen dhe sa do të zbatohet ky projekt?
Arsyeja pse qeveria e SHBA mendon se ky projekt ia vlen është sepse ka mundësi për Shqipërinë dhe për rajonin më gjerë që të shfrytëzojë gazin natyror në formën e gazit natyror të lëngshëm që do të vinte nga SHBA. Tregjet tona të gazit natyror po rrriten shumë shpejt. Mund t’ju them që në fund të këtij viti, do të jemi në 100 miliardë metër kub në vit. Me ç’ka është në ndërtim ose në funksionim, që do të kemi në dispozicion në tre-katër vitet e ardhshme, do të jetë mbi 164 miliardë metër kub. Ajo që kemi autorizuar por nuk është ndërtuar ende dhe mund të ndërtohet nëse do të ketë treg, është 400 miliardë metër kub. Një rritje me rreth katër herë krahasuar me atë që do të kemi në fund të këtij viti. Mendoj se kjo i jep rajonit një mundësi për të pasur diversitet energjitik dhe siguri energjie nga GNL nga SHBA sepse tek ne sundon shteti ligjor. Mendoj se në rastin e Shqipërisë, ka mundësi që të jetë fillimi, të jetë një lloj qendre nëse mund ta themi kështu, çka do ta lejonte GNL që të arrinte tek vendet përreth për ta forcuar vërtet rajonin.
A mendoni se Shqipëria do të jetë vetëm një segment i tregut apo një pikë rajonale? Dhe transporti, do të jetë në rrugë detare apo edhe mënyra të tjera?
Mendoj që ekziston potenciali për të qenë një qendër. Transporti i GNL do të jetë patjetër nga deti. Më pas pyetja është: a do të ndërtojë Shqipëria apo një vend tjetër në rajon një terminal importi, ai që e quajmë terminal rigazifikimi. Sepse GNL vjen në gjendje të lëngshme të ftohtë dhe më pas duhet ngrohur për t’u shndërruar mbrapsht në gaz natyror. Mund të bëhet. Një tjetër mundësi, në vend që të ngrihet gjithë ajo infrastrukturë në fillim, është që të ngrihet një gazsjellës virtual. Pra, sjellim GNL, e vendosim në kontenierë të më të vegjël që mund të transportohen me kamionë apo hekurudhë aty ku është kërkesa e tregut. Pra, teksa ndërton këtë kërkesë tregu, pas tyre vijnë tubacionet sepse ndoshta ka më shumë kuptim ekonomikisht se sa ta ndërtosh tubacionin që në fillim. Pra, mendoj që është një operacion me dy a tre faza këtu, që për ne duket shumë tërheqës dhe besoj duket tërheqës së pari për Shqipërinë, por edhe për rajonin më gjerë.
Pse ka një angazhim të një niveli kaq të lartë politik për një çështje të lidhur ngushtë me biznesin?
Për dy arsye. Një pjesë e përgjegjësisë sime është të autorizoj GNL në SHBA për eksport dhe kemi interes të eksportojmë mallrat tona. Në këtë rast flasim për GNL, por mund të ishte naftë, produkte bujqësore, një gamë e gjerë, që edhe pse prodhohet nga sektori privat në SHBA, është qeveria amerikane që ndihmon. E dyta ishte?
Pse nivel kaq i lartë politik për një çështje thjesht biznesi?
Sepse i ofron rajonit alternativa të besueshme, alternativa energjie që janë të sigurta, të kontraktuara në bazë të shtetit ligjor të SHBA. E dini që nëse një kompani shqiptare apo qeveria shqiptare kontrakton një produkt në SHBA, ai produkt do të dorëzohet. Nuk do ngecë për ndonjë arsye politike. Mund të mbështeteni tek shteti ligjor kur merreni me SHBA.
Gazi përdorej në vitet ’90 në industritë e mbetjeve dhe naftës, energji, dhe pak për banesa. Ku mund të përdoret sot?
Mendoj se si fillim, ndoshta prodhim energjie. Shqipëria është e bekuar me kaq shumë energji hidrike, por në periudha thatësire, si ajo që sapo kaluat, ju duhet të importoni energji dhe këtu është mundësia për të gjeneruar energjinë tuaj, duke përdorur gaz natyror shumë të pastër. Teknologjia më eficiente e SHBA në botë mund të sillet në rajon duke shfrytëzuar GNL. Më pas ekzistojnë mundësi për t’u zgjeruar prej aty, për shembull, në sektorin industrial, ngrohjen e banesave, sektorin e transportit ku reduktohen ose eliminohen fare çlirimi i gazrave të naftës në industrinë e transportit me kamionë; mund të jetë në formën e gazit natyror të lëngshëm ose gazit natyror të kompresuar. Shumë më i pastër, shumë më efficient, madje më pak i zhurmshëm.
Shqipëria ka një termocentral të ndërtuar me ndihmën e BB prej vitit 2010 por nuk prodhoi kurrë energji për shkak të kostove të larta. Ka një tendencë për ta vënë në punë me anë të gazit. A jeni në dijeni të kësaj dhe çfarë mendoni për të?
Ky është termocentrali i Vlorës? Jam në dijeni. Kemi zhvilluar tashmë disa diskutime për të dhe mendoj se ndoshta mund të ishte ajo spiranca për të ndërtuar atë që më herët e quajta gazsjellësi virtual. Shndërrimi i atij termocentrali në gaz natyror, riparimi ose përditësimi i disa sistemeve të centralit, dhe më pas ardhja e GNL në kontenierë për ta furnizuar centralin – me përditësimet e duhura – do të ishte një nga centralet më eficientë, më të pastër në Evropë.
Sipas mendimit tuaj, cilat janë përfitimet e Shqipërisë me zhvillimin e sektorit të gazit?
Mendoj se ka disa përfitime. Folëm për sigurinë e energjisë, stabilitetin e furnizimit, duke ditur që gazi do të dorëzohet në kohë dhe me çmimin e negociuar. Përtej kësaj, mendoj se ka përfitime si ato që përmenda, zëvendësimi i naftës, e cila çliron shumë më tepër gazra. Po ashtu, mendoj që nëse një central si i Vlorës shndërrohet në gaz natyror, do të keni energji të besueshme, me kosto të ulët, të pastër dhe vjen edhe gazi natyror i lëngshëm, pra ka mundësi për të rritur prodhimet dhe industrinë në Shqipëri. Kjo nënkupton vende pune, përparim ekonomik. Pra, mendoj se ka përfitime të shumëfishta në Shqipëri dhe siç e përmenda në rajonin më gjerë për ta përdorur këtë burim të bollshëm që kemi në SHBA dhe që jemi të lumtur ta ndajmë me miqtë tanë dhe aleatët tanë.
Së fundi, kthehemi përSëri tek GNL, kur mendoni se do të shohim një projekt konkret për të që shqiptarët të mund të shohin rezultate të prekshme?
Nuk kam një përgjigje të saktë për atë pyetje, por mund t’ju them që seminari që u zhvillua dje do të ofrojë disa përgjigje për këtë sepse do të ndihmojë për të hartuar një udhërrëfyes. Tek e fundit, Shqipëria ka përgjegjësi për nevojat e veta të energjisë dhe qeveria shqiptare, me palët e tjera, mund të marrë rezultatet e seminarit, të kuptojë cilat janë nevojat, dhe të zhvillojë një udhërrëfyes kalendarik me afate. Kjo do ta informojë procesin se kur Shqipëria mund të fillojë të shfrytëzojë përfitimet e importeve të GNL në vendin tuaj.
o.j/dita

Qeveria e USA-s ka interesat e veta dhe nuk po i bje shume ndermend per Shqiperine ..! Shqiptar , zgjohu , pasi neser do jete vone ..!
Me falni o Dita, po kete artikull e ka shruar ndonje Shqiptar prej Kosove aa? C’do te thote saktesisht penetrim i gazit te lengshem, se ne fshataret e Shqiperise se Jugut nuk e kuptojme fare.
Gazi i lengshem po erdhi nga SHBA, do vije me cisterna lundruese e jo tubacion, gje kjo qe i rrit vleren e tregut mbi 100%. Tani si fshatar qe jemi, perse ti marrim domatet ne SHBA duke paguar nje premium dhe te mos i marrim aty ku nuk na shaterrohet dhe xhepi yne per te mbushur nje xhep tjeter pertej Atllantikut. Ata qe shikojne xhepin e tyre, ditkan arithmetike, kurse ne mazallah se jo qe na lejohet te medojme, se 2+2=4.
Apo si gjithmone rroshin miqte tane nderplanetare dhe nacionalizmi idiot” O sa mire me ken Shqiptar” nderkohe qe brenda e kemi e te themi si gjitmone, o sa mire!!
Ceshtja eshte se ne rrefuzojme te behemi kurvat e dikujt. Neqoftese dikujt i pelqen kurveria, te marre masa kunder koronavirusit dhe SIDA-s.
Not in my name!!
Dhe dicka tjeter. Ky GNL nga Amerika meqenese na konsideron miq e aleate nderkombetare, po te heqi kostot e transprtit te gazit nga cmimi final, do te thote tamam miqesi per mik. Se ato te shkreta cisterna qe lundrojne pertej Atlantikut nuk djegin Gaz po Diesel, qe e rrit koston e Gazit te trasportuar sa frengu pulen. Kosto e cila natyrisht i kalon cmimit final te Gazit ne tregun Shqiptar apo me gjere.
Keta ose bejne budallain ose kerkojne budallenj ne Shqiperi. Me ate TAPI-in ca po behet. Sikur do perfitonim gaz nga ai tubacion nga Azerbajxhani, apo jo?
GAZI I LENGSHEM NATYROR NGA SHBA PER TEC-IN E VLORES ESHTE MASHTRIM PER KATUNARE DRU ME PRE
sepse:
Kur gazi i TAP-it kalon permes Shqypnise dhe shqyptaret e shikojne me dylbi gazin natyror te Kaspikut oferta per gaz te lengezuar ne anije cisterna termose me presion te larte qe do te furnizojne TEC-in e Vlores duket si:
PROPAGANDA E EDVIN DROGES ME AMERIKANE DHE BABAXHANE SOROSIANE
njashtu:
Sic do te shpetonte sektorin e naftes do kohe me pare
Aqifi & Genti
N.q.s kjo do ndodhe, Shqiperia do shpetoje njehere e mire nga prerja e pyjeve. Gazi do shitet ne Shqiperi me cmimin e tregut. USA kane zbuluar rezerva per 50 vjet me gaz dhe duan te exportojne. Nuk e kuptoj shqetesimin tuaj per nje vend mik dhe partner i vendit tone, te garantoje furnizimin me gaz.
Anijet amerikane te gazit te lengshem jane pjese e kompanive te gazit, nuk kane asnje kosto per perdoruesin. Investimed amerikane per gazin jane me te sigurta, me te sofistikuara, dhe me te lira ne gjithe boten. UK do jete nje nga bleresit e gazit te lengshem.
USA eshte parter i besueshem dhe i sigurte.
Propaganden lere per here tjeter se nuk hyn ne xhep. Po flasim per nje lende djegese e cila ka nje kosto te larte per xhepat e Shqipyareve, nderkohe qe ka alternativa te tjera shume here me te lira. Ti psh, nje mall te njejte do. ta blije me lire apo me shtrenjte. Eshte budallallek te thuash me shtrenjte, vetem per arsyen se e ke mik shitesin. Nuk funksionon ekonomia e tregiut dhe Kapitalizmi ne kete menyre. Shqiptaret po i rrjepin tashme 30 vjet. Keshtu do vazhdojme? Po vazhduam keshtu, nuk na e ka fajin njeri. Nuk mbushet xhepi me retorike boshe, por me prakticitet dhe veprime rracionale. Le te shkoje ky nensekretari Amerikan ne Gjermani e tu thote Gjermaneve qe blini gazin tone me 150% me shtrenjte, te shikosh se si do ta nxjerrin me shqelma perjashta. E bejne ne Shqiperi sepse kane garanci korrupsionin e politikes e cila vjel perqindjet e saja nga keto lloj pazaresh absurde, te cilat pastaj i faturohen xhepit te te gjithe Shqiptareve.
Kryemaskarai, kryetradhëtari , kryeservili Edvin Rama , nuk mendon për atdheun , ky gazi me vaporrë është më keq së ata terroristët iranianë dhe ato lëndët helmuese , që Edvin bajga donte t’i strehonte në Shqipëri .
Referendum popullor , pasi të sqarohen anët pozitive dhe negative të kësaj marrëveshje dhe jo të lëmë fatet e vëndit , në dorë të rrugaçëve tradhëtarë , të radhës .
Kështu donin këta të sillnin në Shqiperi edhe plehërat e Evropës , e sa pisllëqe të tjera këta bëjnë nënë rrogoz që vulëhumburi popull , nuk i di .
Vëndi mik , thotë njëri më lart !
Injorant :
Para se të japësh mënd , mëso abc-në , miqësitë dhe armiqësitë lëvizin , ato i përcakton interesi , s’janë të përherëshme !
Ne vend te nxjerrim gazin ton nga deti Jon keta qarkullojne gaz te huaj
SPECIALIST GAZI
Para disa ditesh degjova ne intervist drejtorin e gazjellesit TAP se kane parashikuar te furnizonin me GNL ( gaz natyror i lengezuar,gaz natyror ose gazi “i thate” ) me autobote disa qytete ( Vlore,Fier,Tirane,.. ) edhe per perdorim familjare. GLN mund te transportohet dhe te depozitohet ne impiante teper speciale dhe mund te konsumohet per industrine kimike ose per prodhim te energjise nga TEC-e ,por perdorimi i ketij gazi
per qellime rezidenciale eshte me kosto te larte dhe me shume rrezikshmeri.
Ministria e Energjetikes ne akivat e saj, ka shume studime te kryera edhe nga specialistet shqiptare per shfrytezimin e GLN ,i cili ka kushte teknike shume me specifike se perdorimi i GNL ( gazi i naftes i lengezuar,qe prodhohet nga perpunimi i naftesne uzinat e perpunimit ).
At: Limani,
e para, kush tha qe m.q.s USA eshte Aleati i Shqiperise, nuk ka interesa ne rajon, the ne Shqiperi ne vecanti ?
e dyta, ti pret qe ne te ekserimentojme me aleancat si Enveri, te bejme mik ruset,tju kthejme shpinen USA,sepse burimi i dyte i gazit jane ruset?
e treta, n.q.s USA do shesi gaz ne Shqiperi, do sjelle gjithe infrastrukuren e nevojsme, me nje qellim : te shesi gaz.Kjo do sjelle hapjen e mijra vendeve te punes ne Shqiperi, aq te nevojshme.
e katerta, ne nje rajon si joni me luftra lokale, vetem USA mund te garantoje furnizim te panderprere. N.q.s nuk e di meso se shumica e vendeve te Linjes se larget naften e marin nepermjet USA, se vetem USA ka fuqine te mbroje ruget e naftes e te gazit, me anijet luftarake ne gjithe globin.
e pesta, e di ti se propane( gaz i lengshem) dhe gazi natural, perdoren njelloj,dhe mund ti ndryshosh si te duash. Propane eshte me i paster per diegje.
e fundit, nuk me interesojne fare politikanet qe kane qene, dhe jane ne pushtet ne Shqiperi, se jetoj jashte vendit, dhe kam pare dhe lexuar me shume se ty.
E vërteta !
Ç’do gjë që mund të them unë është gënjeshtër, sepse për ty, e vërteta je ti .
Ti zbulove tek unë armikun , që është për aleancat e Enverit , që ke parë e lexuar më shumë se unë e se jeton jashtë etj etj .
Ti këto i di apriori , pa më njohur mua .
Unë s’mund të të përgjigjem me të njëjtën monedhë , biles edhe këto dy rreshta që shkrova , qenë të tepërt .
Referendum, referendum , referendum , ku të ballafaqohet “ e vërteta “ me “ gënjeshtrën “ dhe populli të vendosë !
E para, sa i guximshem qenke qe ia ve vetes pseudonimin E verteta! E dyta, na mjaftojne 30 vjetet e fundit per t’u bindur per bemat e ShBA-se ne Shqiperi. E treta, Amerika do hapte vende pune ketu bullshit sic thote Trampi, ose me pak sesa po merakosen per te hapur kompanite ekzistuese, te cilat fare lehte marrin e punesojne te huajt dhe jo shqiptaret.
Dmth e gkthe Europa qe merr gaz me tubacion nga Rusia dhe me pas nga TAP i Axerbajxhanit jane budallenj. Ne Shqiptaret qenkemi me te zgjuarit ne kete mes. Te dergojme ekspertet tane per te trainuar keta Europianet idiote qe nuk ja kane fare haberin arithmetikes.
PO C’ A PERRALLISNI O DALLKAUKE DRU ME PRE
Gazi natyror qe kudo ne Bote njohet si gazi metan, ose qe para disa vitesh njihej si gazi “Grizi” vdekjeprures per minatoret e qymyrit është një përbërës i formulës kimike CH 4. Metani eshtë një përbërës kryesor i gazit natyror që shoqëron naftë ose që përmbahet në fushat e gazit dhe formohet nën afërsisht të njëjtat procese gjeologjike si nafta. Metani formohet gjithashtu nga dekompozimi i materialeve bimore në mungesë të oksigjenit në vendet kënetore, për këtë arsye quhet edhe gazi i kënetës . Gjendet gjithashtu në minierat e qymyrit, ku njihet si gazi “Grizi” qe u ka nxirre jeten minatoreve per shekuj me radhe. Ne presion atmosferik metani qe te lengezohet duhet te mbahet ne termosa te posacem me tempereture lengezimi minus – 188 grade celsius, por po te kompresohet ne nje presion afro 200 atmosfere (atm) mund te mbahet ne gjendje te lenget edhe me minus – 11 grade celsius qe kerkon po keshtu cisterna apo bombola te posacme te termoizoluara mire nga temperatura dhe rrezet e diellit, ndryshe ato shnderrohen ne bomba te rrezikshme me sahat. Metani u zbulua dhe izolua nga Alessandro Volta ne vitin 1778, kur u eksplorua gazi i kënetës nga Liqeni La Maggiore ne Itali. Metani është një nga gazrat kryesorë të efektit te serrës në degradimin e shtresës së ozonit. Nga ana tjeter Metani është i rëndësishëm për prodhimin e energjisë elektrike duke djegur si lëndë djegëse në TEC-et me turbinë me gaz ose ne TEC me kaldaja me turbina me avull . Në krahasim me karburantet e tjera hidrokarbure, metani që digjet prodhon më pak dioksid karboni për njësi të nxehtësisë së prodhuar. Rreth 891 kJ / mol është nxehtësia e prodhuar nga djegia e metanit. Kjo eshtë më pak se çdo djegie tjetër e hidrokarbureve, por raporti i nxehtësisë së djegies (891 kJ / mol) me peshën molekulare (16.0 g / mol) tregon se metani, i cili është hidrokarbure më i thjeshtë, prodhon më shumë nxehtësi për peshë njësi (55.7 kJ / g) në krahasim me hidrokarburet e tjera komplekse. Shumë qytete ne Evrope, SHBA, Kanada dhe Bote furnizohen me gaz dhe metani përdoret për përdorim te gjere shtëpiak. Njihet si gazi natyror dhe mendohet se ka një përmbajtje energjie prej 39 megajoules për metër kub. Metani në formën e gazit natyror të ngjeshur (nen presion) përdoret si lëndë djegëse për automjetet dhe kështu është më miqësor ndaj mjedisit sesa karburantet e tjera fosile si benzina dhe nafta dhe eshte shume me i lire si cmim ne treg. Tani janë duke u bërë prova mbi potencialin e metanit si karburant per anije kozmike.
por:
Mengadale me oferten sorosiane te Edvin Droges per furnizmin e TEC-it te Vlores me gaz metan te lenget sepse nje fjale e urte thote:
ASGJE NE BOTE NUK ESHTE FALAS SIDOMOS KJO VLEN PER FIRMAT PRIVATE NE SHBA
sepse:
Koha e Qepes e Enverit me “Vellezerit e tij komuniste” qe i falnin Shqypnise hidrocentrale, fabrika dhe uznina falas si bamiresi bolshevike ka cofur prej kohesh dhe dallkauket shqyptare duhet ta kuptojne se SHBA eshte ndertuar per amerikanet dhe jo per shqyptaret dhe se amerikanet e matin cdo gje me kutin e fitimit personal dhe nuk i hedhin lekat badiava asgjekundi ne Bote.
SI DO TE DALE LLOGARIA E GAZIT NATYROR TE LENGEZUAR KUR GAZI I KASPIKUT TAP KALON PERMES SHQYPNISE
Po pse Gjermania ndertoi dy tubacione gjigande shtese “North Stream” ne Detin e Veriut per furnizmim me gaz natyror nga Rusia permes Danimarkes per zhvillimin e energjetikes se saj? Bullgaria tani sapo perfundoi tubacionin e gazit nga Rusia, Turqia per ne Serbi, Hungari dhe Austri ne kundershtim te plote me SHBA megjithese eshte ne BE dhe NATO, per cfare besnikerie dallkauke proamerikane behet fjale kur ne tavoline jane interesat ekonomike te shtetit?
PO PSE BUDALLENJ DHE INJORANTE DO TE MBETEN SHQYPTARET SI ME TAPI-IN QE U TAPOS QE NE ZANAFILLE NGA PUSHTETARET INJORANTE DRU ME PRE, QE TE BLEJNE TANI GAZ NATYROR NGA SHBA ME CMIM DISA HERE ME SHUME SA GAZI RUS APO I KASPIKUT?
Jo o milet dru me pre kesaj i vjen era MUT sorosian qe e ka jashteqitur Edvin Droga me propaganden e tij si ne rastin e LHL-se te Asadit me bedelet e Obames.