Shqipëria në gatishmëri! Sot mblidhet Task-Forca kundër virusit kinez

Leda Hysa

Sot në orën 12:00 në Ministrinë e Shëndetësisë do të zhvillohet mbledhja e Task-Forcës për koronavirusin, ose njohur ndryshe si virusi kinez.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa në pikat kufitare për kontrolle, ndërsa ka bërë gati edhe karantinën, por fatmirësisht deri tani nuk është shënuar asnjë rast. Deri tani ka pasur dyshime për pesë raste, i pari pak ditë më parë dhe katër të tjerët dje, por të gjithë kanë rezultuar negativ.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus dhe rreziku për depërtimin e virusit mbetet i ulët.

Koronavirusi ka shënuar deri tani 638 të vdekur (dje 73 viktima) dhe mbi 28 mijë janë të infektuar në të gjithë botën.

Virusi shfaqet me simptomat e një gripi të thjeshtë si kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Perse duhet te perdoret togfjala anglish “TASK FORCE” kur sinonimin shqip te saj “GRUP PUNE” shqipja e ka pasur para se te mesonin anglishten e tyre gjysmake kreret e politikes shqiptare? Perse? Perse? Perse?
    C’eshte ky snobizem qe po i ze frymen kultures sone kombetare?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *