Makina bie në humnerë në Memaliaj-Krahës, humbin jetën dy mësues

J L

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy mësuesve pasditen e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila, 2 km larg qytetit të Mamaliajt, ndërkohë që mësohet se makina me të cilën udhëtonin mësuesit ka rënë në humnerë.

Viktima kanë mbetur dy mësues, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga puna.

Mësuesit që humbën jetën në këtë aksident janë Aleksandër Sako dhe Ornida Hoxha, 38 vjeçe.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, në krah të rrugës nacionale Memaliaj-Tiranë, duke i zënë brenda.

Ndërkohë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *