Letër e nënshkruar
Andi Filari
E dashur Dita! Me këto deklarimet e fundit që po bën opozita e shteruar, kuptohet qartë që mes korrigjimit dhe paktit me djallin (Berishën) ata kanë zgjedhur këtë të dytën. Po çfarë faji u kemi ne shqiptarët këtyre pas 1001 të zezave që na kanë bërë kur ishin në pushtet?!
Në çmenduri të plotë në mungesë të pushtetit, po ofendojnë inteligjencën tone, po na trajtojnë si një popull idiot, po na poshtërojne përditë me çdo deklaratë që vjellin, nëpër foltoret ku më duket se është e ndaluar të thuash të vërtetën.
I vetmi referendum që na ka ngelur të bëjmë është ai, me të cilin do t’i dërgonim të gjithë në kopshtin zoologjik, në këtë mënyrë të pakten s’do kishte rrezik që dikush t’i merrte seriozisht! Përshëndetje nga Italia, Andi Filari