Durrës, një person i maskuar grabit një pikë dhënie kredie

Leda Hysa

Një pikë dhënie kredie ka rënë pre e grabitjes mesditën e kësaj të shtune.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person i maskuar me shall dhe me kapele, me pistoletë në dorë, pasi ka kërcënuar punonjësin ka arritur të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, pranë busti të “Azem Hajdarit” në një zonë jo shumë të populluar, por edhe me kamera të shumta që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorit.

Ajo që bën hapi është se punonjësi i pikës së kredisë ka njoftuar policinë pas 40 minutash pasi ndodhi ngjarja.

Në përditësim…

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Hallae ta befe Zoti,se ashtu e duan keta kriminel qe na vjedhin perdite me ligjet i bejen vete ,me gjithe hajdutin e banges shqiperis qe i lejon keta pisa te japin kerdi me peqindje te larta deri 65%.me po ju shpkekoj ,nje raste te keta mostra,isha me nje mikun tim qe i duheshin 70 mije leke te reja,dhe per nje vite do ktheje 113000 leke te reja ,pra do kthente 43000 mije leke te reja dhe kjo shkone kaqe po ta mbyllesh ne rregull c’do date te caktuar,se po te kalonte afati i dates se caktuar nje zote e di sa shkonte.Keta jan KCK – te licensuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *