Edi Rama dhe vendimi

anazapta

Edi Rama nuk pati fat dhe qysh në fillim u desh të marrë një vendim kaq të madh. Mungesa e tejdukshmërisë dhe “krenaria dhe nderi” me kërkesën amerikane, ishin ato që ndikuan në pezmatimin e popullit. Kjo ndodhi sepse ai krahasohej dhe barazohej me servilizmin e politikanëve shqiptarë në të kaluarën. Kjo na mëson se politikani duhet të ketë kujdes në formulime dhe të ruhet kryesisht nga dalldia emocionale. Deklarimet publike duhet të rrezatojnë edhe dinjitet, por kurrë jo servilizëm. Ne jemi popull krenar, edhe pse sot për këtë kemi shumë pak arsye, por çdo popull,  pretendon këtë nga i pari i vendit.

Refuzimi shqiptar u festua në popull, madje jo vetëm në popull, por edhe nga ata që duhet të shohin pak më larg se masa, si fitore. Fitorja kundrejt Qeverisë i detyronte ata të besojnë se mënjanuan një rrezik nga Shqipëria, sepse SHBA kishte në plan shfarosjen e shqiptarëve dhe më kobzeza akoma, Edia Rama për avantazhe të veta, kishte pranuar këtë plojë. Mirëpo ja që populli vigjilent, qytetaria e ndriçuar dhe e ngritur, kapi SHBA-t dhe Kryeministrin me presh në dorë dhe në çastin e fundit, arriti ta shpëtojë atdheun e shqipeve nga shkatërrimi tërësor.

Qeveria është votuar dhe vendime për të marrë, është detyrë e saj. Ky presedan nesër mund të ndikojë edhe në miqësinë tonë me SHBA, jo sot, por në çastin kur të kërkojmë mbrojtje nga një rrezik eventual. Ne nuk ishim të gatshëm të rrezikojmë kur na bën një kërkesë, e pse do të duhej ta bënin ata? Pse ishte i rrezikshëm presedani? I rrezikshëm ishte se Qeveria respektoi protestuesit, ashtu si duhet  respektuar një vendim i Kuvendit, si organ legjislativ. Nëse një Qeveri merr vendim ashtu siç kërkon masa, atëherë, Qeveria nuk i duhet atij populli. Kjo ishte e rrezikshme, sepse mu në këtë mënyrë, mund të rrëzohet nesër Qeveria.

Në rrjetin social u festua si fitore. U tha se populli u ndriçua. Se populli u rilind. Se ndjeheshin krenar me të qenit shqiptar. Dëshmuam kurriz dhe populli u vetëdijësua. E në fakt populli nuk u ndriçua, as nuk u vetëdijësua, për fat të keq popujt emancipohen shumë ngadalë, kryesisht ne, sepse në mesin e atij populli, u futën edhe dy veta që kanë vrarë bijtë e atij populli.

Nëse kryetari gjerman gjendet para gjykatës për diku 700 euro, tek ne nuk burgosen as për vrasje, as  për dërgimin e më shumë se një miliardi dollarë jashtë Shqipërisë. Ky fakt dëshmon se nuk kemi të bëjmë me një popull të ndriçuar e vetëdijësuar, por me një masë të trishtuar. Pse? Nuk ngrihet askush në protesta për shtet ligjor, për të kërkuar përgjegjësi nga rrahagjoksët e djeshëm e të sotshëm. Nuk ngrihen në këmbë për ta luftuar korruspioni, nuk ngrihen në këmbë për ta luftuar gjakmarrjen, kundër vrasjes së grave – këto janë fakte-  por ja që  u hodhën në rrugë nga një rrezik i imagjinuar. Ky nuk është vetëdijësim, ky është trishtim.

Nesër ato armë do të asgjësohen diku dhe nëse kalon pa asnjë rrezik, çfarë edhe mund të imagjinohet, sepse SHBA duhet të dërgojë edhe ekspert të vet, që nuk guxon t’ i vrasë, atëherë do të  lexojmë irracionalitetin e vendimit dhe histerinë plakative të protestueve dhe parashikimeve kobzeza, saqë tingëllonin si profet dhe dinin edhe numrin e viktimave dhe shkatërrimin e mjedisit. Madje krijonin përshtypjen se dinin sa veta do të vriten, sa do të linden me kancer. Të gjithë dukeshin më ekspert se Pierre e Marie Curie së bashku. Shumë prej tyre nga Kosova, mburreshin me vendimin, me arsyetimin se kjo ndërmarrje, ishte e rrezikshme, thuase për të bomarduar caqe serbe, amerikanët kishin dërguar kukulla, jo njerëz.

Miqësia me një superfuqi si SHBA, nuk mbahet vetëm duke pretenduar, por edhe duke dhënë. Miqësi një kahëshe nuk ka as në jetën private, madje as në mes burrit dhe gruas. Kur pushon marrja dhe dhënia, pason divorci, por miku i mirë, jemi stërvitur ta përsërisim si papagaj, shihet në ditë të vështirë. Me këtë vendim, dëshmuam se miku i mirë, ia mbath në ditë të vështirë.

Populli dëgjohet zakonisht në Kuvend, aty ka ai përfaqësuesit e vet, por shtete demokratike zakonisht kur marrin vendime me interesa afatgjata nacionale, nuk pyesin turmën, por marrin vendim si Qeveri, ose duke fituar  mbështetjen e Kuvendit. Pas atij vendimi protestuesit janë inkuruajar dhe nuk është çudi nëse nesër ngrihen për ta rrëzuar edhe Qeverinë. Nolin pat rrëzuar besimi  i madh në humanizëm…

Është besim naiv dhe fëmijëror, të thuhet se ky vendim nuk do të ndryshojë qëndrimin e SHBA-së ndaj shqiptarëve, natyrisht jo sot, por nesër, kur ne të kemi nevojë dhe kërkojmë mbështetje nga një rrezik eventualë, sepse ne u thamë SHBA-së, miqësinë dhe aleancën e kuptojmë ndryshe: Ju mund dhe duhet të rrezikoni për ne, por këtë mos e kërkoni prej nesh. Miqësia për ne është marrja, jo dhënia. Aleancë për ne është, kur miku rrezikon, jo ne. SHBA do të kuptpojë frikën tonë vetëm pasi të shpërbëhen ato armë dhe të vdesin qindra veta, nëse nuk ndodhë kjo, kjo “JO” e madhe, historike, nuk do të harrohet, por nxirret nga sirtari në të ardhmen, kur të çaraveshim për t’ i lutur të rrezikojnë jetën për ne…

Share This Article
8 Comments
  • z. Aliu, jam dakort me aresyetimet tuaja. Po thojani keto gjera edhe z. Lubonja, te cilin e mbani per nje intelektual qe e do popullin dhe kombin e tij. Ne kete moment kyc per Shqiperine, i doli nga goja vetem fraza, se Rama mbajti nje fjalim te ngjashem me te Hitlerit para se te ikte nga kjo bote, ku fajin per deshtimin ia hodhi popullit te tij.

    Tung,
    Blendi

  • Kur degjon Sazan gomarin ca pret me,nje cop gomar na mori meqaf,kokrra e legenit,leri keta adoleshentet,keta mana deshen per te lene mesimin se te till krrimba jane.

  • Ne Shqiperi vendosin akoma Fazllicet nepermjet veglave te tyre si Sali berisha dhe Lulezim Basha qe shpifi dhe trilloi e coi ne gjyqin e Hages dhjetra luftetare te U C K-se,keta jane klani pro Serb.Me vjen keq kur lexoj komente te verioreve dhe Kosovareve (nje pjese)qe mbrojne Sali Berishen kjo mendoj une apriori thjesht dhe vetem per patriotizem.C’fare patrioti eshte Saliu apo i harruat si i quante luftetaret e U C K-se,apo kur beri namin per te mos firmosur Rambujene.Prandaj te dashur vellezer Sali Berisha eshte antiAmerikan dhe proSerb kete e ka treguar koha.

  • Naser Aliu i perrallave te Aliçes ne boten e mrekullive.

    Pak histori per ty Naser:
    Reverendi Fan S. Noli humbi ndaj hordhive te Zogut, qe e armatosi deri ne dhembe shovinizmi serbo-malazez, ne krye te nje ushtrie mercenaresh te paguar e te paisur ushtarakisht te perbere nga 10 mije kosovare te Prizrenit. (lexo kronikat e kohes!), sepse u tradhetua nga MUSOLINI.
    Duçja bllokoi furnizimin me armatim te shqiptareve kryengrites te udhehequr nga Noli, ne kembim te konçesioneve per shfrytezimin e puseve te naftes ne krah te kompanive angleze, qe Zogu ja dha pas baterdise qe beri mbi shqiptaret.
    Musolini edhe kur i dha azil 800 pushtetareve te Nolit e familjareve te tyre ne Brindizi i vuri kushtin me te rende : mungesen e lirise se te shprehurit ne shtypin italian.

    Po ndalem ketu sepse edhe nga emri e menyra si shkruan nuk me duken ato te nje shqiptari te Shqiperise.

    • Besiana, megjithe keto kuriozitete historike qe na the, nuk je asnje grime me shqiptare se Naser Ali. Mjaft me pordhe, por jep argumentat e tua per problemin per te cilin diskutohet.

  • Naser Aliu ka plotesisht te drejte!!
    Ne nuk duhet te kishim kundershtuar DEMONTIMIN E ARSENALIT KIMIK SIRIAN,jo vetem se GARANTE PER TEKNOLOGJINE E OPERACIONIT ISHIN SHBA-te,POR EDHE SE PER SUKSESIN E KETIJ OPERACIONI ISHIN ME TE INTERESUAR VETE AMERIKANET,se do VIHEJ NE PROVE REPUTACIONI SI FUQIA ME MADHE USHTARAKE,POLITIKE DHE TEKNOLOGJIKE E BOTES!!!
    Histeria e protestave u nxit nga qarqe te huaja ANTISHQIPTARE,perfshi ketu edhte vete Sali Berishen si ARMIK i rrezikshem dhe i SPROVUAR ne keto 23 vjet demokraci!!!
    Regjizura serbe e Beogradit beri te mundur DESHTIMIN E KETIJ MISIONI PA PRECEDENT NE BOTE,QE I ERDHI NE DORE SHQIPERISE,jo vetem se do behej QENDRA E VEMENDJES MEDIATIKE,POLITIKE DHE USHTARAKE ne bote,por edhe te PERFITIMEVE KOLOSALE qe do kishim nga kjo procedure me rendesi boterore!!!
    Ne menyre te vecante NATO do te mbikqyrte me precedence te gjithe operacionin,sepse VENDI I DEMONTIMIT MUND TE BEHEJ OBJEK SULMI NGA GRUPET TERRORISTE TE BOTES,ndaj QIELLI,TOKA DHE DETI SHQIPTAR DO TE RUHESHIN ME RREPTESINE ME TE MADHE!!!
    I gjithe ky proces nuk mund te behej pa nje INFRASTRUKTURE MODERNE,ENERGJI DHE UJE TE PIJSHEM TE CILESISE SE LARTE etj!!!SHKURT: SHQIPERIA DO TE BEHEJ NJE QENDER E VEMENDJES BOTERORE,te pakten per 10 vjet,gje qe nuk do ishte pa PERFITIME EKONOMIKE PER NE!!!
    HARRAM E PACIM !
    Do ta kujtojme kete HISTERI ,sic kujtojme edhe kundershtimin e SHTRAUSIT GJERMAN,por do jete vone!!!
    KOHA ECEN PARA E JO PRAPA!!!

  • Problemi nuk eshte bardh e zi. Rama i ndodhur perballe revanshit fashist te 2Bytheve, u detyrua te beje leshime e te jape nje mesim te madh demokratik per vleresimin qe ju duhen bere protestave. Nje mesim i tille ishte i nevojshem. Kostua e ketij veprimi eshte shume e madhe.Pritet qe te jap edhe mesimin tjeter qe gjithashtu eshte me se i rendesishem: qe Qeverria eshte ne gjendje te marre edhe vendime ne kundershtim me pasionet e turrmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *