“Policia godet një aktivitet të palejuara të lojërave të fati, në pranga pronari i lokalit”.
Ky është një titull i Agjencisë Telegrafike Shqiptare që të fton të lexosh një lajm supozohet se flet për ndonjë aktivitet serioz. Në foto disa makina lojërash fati me një kryq sipër.
Por teksti të ul në tokë ndonëse gazetarët kanë bërë çmos që të krijojnë idesë se kemi të bëjmë me një diçka serioze.
Policia e Shteti shpjegon dinamikën e aksionit, ku shprehet se “Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bazë të informacioneve të marra se në një lokal ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B, në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”
Më komike nuk bëhet. Disa persona luajnë poker me ndonjë birrë në tavolinë, pronari i lokalit merr një përqindje sa për të nxjerrë ndonjë fitim dhe këtu menjëherë kemi një vepër penale.
Qenkan sekuestruar edhe një palë letra. Nuk di njeriu çfarë të bëjë me këtë farë operacioni që u bëka në bazë të informacioneve operative.
Mund të kuptohet ndalimi i makinetave, kazinove apo basteve në emër të një politike të caktuar, por loja me letra ngjan pak si polici morale. Por me sa duket policisë i duhet statistikë.
Dhe ky farë operacioni, e ca më keq ky farë njoftimi injoron si pa dashje faktin e lokaleve ku prej vitesh luhet poker në mënyrë të organizuar, e ku marrin pjesë njerëz të politikës dhe medias dhe ku totali i pot-it mbërrin deri në qindra mijëra euro.
Dhe injoron faktin që sot luhet masivisht online siç dhe e konfirmon vetë njoftimi i Policisë kur përmend sekuestrimin e një celulari.
Eshtë një temë shumë serioze, me impakt të madh në shoqëri dhe në buxhet (mbi 100 milion euro viti), por duket sikur asnjë s’e ka seriozisht.
Sigurisht që ky është ndër ato lajme që harrohen. Është vënë si njoftim sa për të thënë se po punojmë, por edhe si i tillë e ngarkon atmosferën edhe kështu të rëndë.
Kjo është një qeveri e padurueshme, që ka plaçkitur një popull të tërë. Është një qeveri që ka induktuar frymën e banditizmit si mënyrë qeverisjeje. Por më e padurueshme se kjo, është “morali”. Predikimi i pakuptimtë sesi ne duhet të mendojmë, se çfarë është e mira dhe e keqja.
Duke mos kuptuar se loja me Moralin po e kthen pakënaqësinë në urrejte.
*****
Me shkurtime nga ResPublica

Policia ka filluar te ndaloje njerez ne rruge dhe t’i shoqeroje per verifikim pa kurrfare shkaku te ligjshem. Disa jane automatikisht te dyshuar se kane precedente penale, te tjere, vetem se nuk kane dokument identifikimi me vete. Dhe policia i jep te drejte vetes te ndaloje njerez vetem e vetem pse kane precendenfe penale ndersa ne njoftime fut ne te njejten kategori ‘personat me precedent penal’ dhe ata qe gjenden ne rruge pa dokument identifikimi me vete.
Gjithcka per llogari te nje spektakli banal.
Injoranci dhe dhune: Fytyra e diktatures.
Kjo behet per te trembur njerezit,krimin e kane brenda ne shpi te vet e nuk e kapin,grate e tyre kane dashnore te forte me makina luksoze dhe nuk i kap njeri,me sa shihet Rama nuk e ka te gjate,tani njerezve ne Shqiperi i duhet nje kryetar opozite serioz dhe i afte per te tjerat i ben populli.Po te kishim nje tjeter Lul per 24 kish rene Rama.
Ky vellai i vogel i Saliut , Rama eshte shume here me diktator se i vellai i tij Berisha .