Specializimet në mjekësi, afatet dhe procedurat për garën e 2020-s

Ornela
Mjeke dhe infermiere, gjate ceremonise se perfundimit te rikontruktsionit te Reanimacioni te Kardiologjise ne QSUT./r/n/r/nDoctors and nurses, during the ceremony of completion of reconstruction of the Rehabilitation of Cardiology in QSUT.

Pranvera Kola

Nis sot aplikimi për specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë për vitin akademik 2019-2020. Rektorati i Universitetit të Mjekësisë ka zbardhur tashmë afatet dhe procedurat e konkurimit për programet e specializimit afatgjatë, si dhe kuotat e mundshme të pranimit për secilin program ku do të zhvillohet ky cikël studimesh.

Sikundër ka ndodhur edhe gjatë viteve të shkuara, konkurimi do të zhvillohet me tre faza, që janë: aplikimi me dosje, intervista me gojë dhe testimi i informatizuar, ku për secilën prej tyre është përcaktuar edhe skema e pikëve që do të fitoni.

Kuotat e pranimeve për 2020-n

Sa i takon kuotave të mundshme të pranimit, për vitin akademik 2019-2020, Rektorati ka vendosur që në programet e specializimit do të pranohen 296 kandidatë në total. Ndërkohë që ndarja e kuotave është e tillë: 113 prej tyre janë kuota të mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 18 kuota nga Ministria e Mbrojtjes, 11kuota nga Ministria e Drejtësisë, 1 kuotë nga Ministria e Brendshme, si dhe 153 kuota që janë të lira. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë edhe ndarjen e këtyre kuotave për secilin program.

Kush duhet të aplikojë?

Sipas vendimit qarkullues të miratuar nga Rektorati i këtij universiteti pak ditë më parë, saktësohet se: kanë të drejtë që të aplikojnë për programe studimi specializuese të gjithë kandidatët që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në fushën e mjekësisë.

Më konkretisht, mund të aplikojnë për programet e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, kandidatët që plotësojnë këto kushte: “Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i shkencave”, si dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Republikën e Shqipërisë”.

Gjithashtu mund të aplikojnë edhe të gjithë kandidatët që janë diplomuar jashtë vendit në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i shkencave”, por që kanë kryer njesimin e diplomës pranë MASR. Edhe këta kandidatë duhet të kenë fituar edhe të drejtën e ushtrimit të profesionit në vendin tonë.

 

Specialitetet ku mund të konkuroni

Janë rreth 35 programe në të cilat kandidatët do të mund të aplikojnë për vijimin e studimeve të specializimit afatgjatë. Konkretisht programet e studimeve të specializimeve afatgjatë do të përfshijnë kuota pranimi për specialitetet në Alergologji, Anatomi patologjike, Anestezi-reanimacion, Dermatologji, Endokrinologji, Gastrohepatologji, Hematologji, Diagnozë me imazhe, Kardiokirurgji, Kardiologji, Kirurgji e përgjithshme, Kirurgji maksilo-faciale, Laborator klinik-biokimik, Mikrobiologji, Mjek familjeje, Mjekësi interne, Mjekësi ligjore, Nefrologji, Neurologji, Neurokirurgji, ORL, Obstetrikë-gjinekologji, Okulistikë, Onkologji, Ortopedi-traumatologji, Pediatri, Pedodonti, Pneumonologji, Psikiatri, Psikiatri e fëmijëve dhe e adoleshentëve, Reumatologji, Sëmundje infektive, Shëndet publik, Terapi stomatologjike, Toksikologji klinike, si dhe stomatologji (kirurgji orale, kirurgji maksilo- faciale, protetika fikse, protetika të lëvizshme, protetika kirurgjikale, ortodonci periodontologji).

Aplikimi me dosje

Aplikimet për këto programe nisin zyrtarisht gjatë ditës së sotme. Në fazën e aplikimit çdo kandidat duhet të paraqitet personalisht për të bërë regjistrimin dhe për të dorëzuar dosjen e dokumenteve të kërkuara. Afati i fundit për të bërë aplikimin em dosje do të jetë data 22 shkurt. Pas kësaj date nuk mund të pranohen më aplikime të tjera. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë edhe dosjen e dokumenteve që duhet të dorëzoni në këto afate.

Intervista

Pas fazës së aplikimit me dosje, gara do të vijojë me dy fazat e tjera që janë intervista me gojë, si dhe testimi i informatizuar. Në këto kushte faza e dytë do të jetë intervista me gojë. konkurrimi do të vijojë me fazën e dytë që është intervista. Sipas afateve të përcaktuara, të gjithë kandidatët e kualifikuar në datën 10 mars do të dalin para komisioneve të ekspertëve për t’ju nënshtruar intervistës me gojë.

Gjatë intervistës, ekspertët e komisionit do të vlerësojnë kandidatin për aspektet që kanë të bëjnë me: “Aftësitë e gjykimit të kandidatit, motivimin për të vazhduar specializimin për të cilin ka aplikuar, profilin e përgjithshëm psikologjik, predispozicionin për të punuar në grup, aftësitë dhe nivelin e komunikimit, nivelin e kulturës së përgjithshme, nivelin e shprehjes dhe kulturës mjekësore, aftësinë për të punuar në kushtet e stresit të zgjatur, tiparet e përgjithshme të metodës në punë dhe aftësinë për të lexuar dhe analizuar një material të mirëfilltë shkencor mjekësor.

Testimi i informatizuar

Faza e tretë e konkurimit do të jetë testimi i informatizuar. Sipas udhëzimit të miratuar nga Senati Akademik, testimi i informatizuar fillon jo më parë se 30 ditë nga publikimi i fondit të pyetjeve, për kandidatët që kanë kryer intervistën me gojë Testimi i informatizuar zhvillohet në Qendrën e Sh6rbimeve Arsimore (QSHA) sipas kalendarit të përcaktuar nga Dekanatet, bazuar në disponibilitetin e ambienteve të testimit të përcaktuara nga QSHA.

Ditën e zhvillimit te provimit, kandidatët duhet të kenë me vete dokumentacionin në vijim: “Dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), një fotokopje të saj, si dhe mandat pagesën e hyrjes në testim. Ditën e provimit duhet të paraqiteni në ambientet e përcaktuara 30 minuta para fillimit të provimit.

Tarifa e aplikimit

Tarifa e aplikimit dhe konkurimit në programet e specializimit, apo tarifa për transferim studimesh është 5 mijë lekë. Ndërsa tarifa vjetore e shkollimit për studentët që ndjekin programet e specializimit është 115,000 lekë. Studentët e shpallur fitues paguajnë menjëherë 30 për qind të tarifës  vjetore të shkollimit, ndërsa këstet e tjera do të arkëtohen sipas afateve të përcaktuara nga vetë fakultetet. Studenti i cilësuar si përsëritës, do ti nënshtrohet tarifës së plotë vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin është duke vazhduar studimet.

Shpallja e fituesve

Shpallja e fituesve do të bëhet nga pikët finale që kandidati do të sigurojë nëpërmjet mesatares së studimeve, intervistës me gojë, si dhe testit të informatizuar. Pas këtij procesi, Komisioni i Vlerësimit shpall listën e kandidatëve të kualifikuar, duke i renditur sipas pikëve kumulative në rend zbritës, ku kandidati i fundit ka jo më pak se 380 pikë, për vijimin e procedurës së përzgjedhjes së programit të studimit. “Zgjedhja e programit të specializimit bëhet nga vetë kandidati brenda dy ditëve nga shpallja e rezultateve finale. Kandidatët që kanë grumbulluar jo më pak se 380 pikë nga numri i pikëve totale të konvertuara (maksimumi 1000 pikë, kualifikohen për procesin e përzgjedhjes së programit të specializimit sipas sistemit të meritës)”, thuhet në udhëzimin e zbardhur nga Universiteti i Mjekësisë.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:  

  • Formular aplikimi, sipas modelit të parashikuar. Ndërsa kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh plotësojnë formularin sipas modelit të parashikuar vetëm për këtë kategori.
  • Letër motivimi i/e aplikantit.
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm, kartë identiteti ose pasaportë.
  • Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e diplomës universitare, të programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” si dhe të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, ose të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë, dhe listës/listave të notave. Për rastet e diplomave të huaja paraqitet kopje e njësuar me origlina1in e vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë, e shoqëruar me diplomën /diplomat dhe listën / listat përkatëse të notave ose të një dokumenti tjetër të vlefshëm për regjistrimin në Universitet në vendin ku janë kryer studimet, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë përkatës. Në rast se njohja e diplomës nuk ka përfunduar ende, kandidati paraqet vërtetim që ka dorëzuar dokumentacionin për njohje në MASR, dhe duhet të dorëzojë dokumentin e njohjes jo më vonë se data e parashikuar për testimin e informatizuar, si dhe përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni i Vlerësimit.
  • Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e dokumentit që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, sipas përcaktimit në rregulloren përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë përkatësisht “Të zotërojë të paktën një nga gjuhët e huaja (anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht) në nivelin B2, si kriter minimal në programet e studimit të ciklit të tretë të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, me kusht që afati i fundit për paraqitjen e shlyerjes së gjuhës së huaj në nivel C1, sipas akteve nënligjore në fuqi, për këtë kategori studentësh të jetë përpara përfundimit të vitit të parë akademik të programit përkatës.
  • Fotokopje e noterizuar e licencës për ushtrimin e profesionit në Republikën e Shqipërisë dhe e dëshmisë së regjistrimit në Urdhrin profesional përkatës.
  • Dëshmi penaliteti e vlefshme.
  • Mandat pagesa për tarifën e konkurrimit prej 5,000 lekë.
  • Kandidatët që aplikojnë për kuotat e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, dorëzojnë një letër mbështetëse të ministrisë përkatëse sipas formatit të parashikuar.
  • Dy foto personale.
  • Afati i dorëzimit të dokumentacionit në fakultetet përkatëse është deri më datë 22.02.2020.

 

Share This Article
1 Comment
  • Sa turp! Vazhdon hipokrizia.. Turp per ministrin e Shendetesise e cila kerkon mjek specialista Mjekesi Interne po sja ka piken e idese e aq me pak infrastrukturen per te atashuar keta mjek. Turp per Fakultetin e Mjekesise qe vit pas viti pergatit mjek Internist dhe i hedh ne rruge te madhe pa vrasje ndergjegjeje ne nje kohe qe duhet ti thote jo ketyre specializimeve te turpshme, jo kesaj dege qe ste con askund.
    Stop…ju Rektor, Dekan, Shef katedre dhe ju Ministre e Shendetesise. .. qe luani me jetet, mundin dhe sakrificat e gjithe ketyre studentave. Jepni ca letra pacavurresh ne dore dhe skeni fytyre te dilni hapur e te keni nje pergjigje per ne mjeket Internist per gjithe kete loje te piset. Ja lini topin njeri tjetrit po dikush do ndeshkohet per kete papergjeshmeri, e do vij dhe momenti qe do ndreqet gjithe ky zullum… Turp ju qofte… nga me i madhi tek me i vogli…
    I bej thirrje gjithe mjekeve qe duan te konkurojne per specializime… askush te mos guxoj te zgjedh Mjekesi Interne se nuk ju njeh kush, vetem do tallen me ju, do tju shkurtojne kater vite jete… Thuajini Jooo Mjekesise Interne…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *