“Bishti” i stuhisë së dhunshme Ciara, që gjatë fundjavës u përplas me të gjithë forcën e saj mbi Europën qendrore e atë perëndimore, ka mbërritur në Sardenja dhe në rajonet qendrore të Italisë.
Deti është trazuar në jugun e vendit fqinj, e frika prej erërave të forta të Ciara-s nuk është e vogël.
Mbëmjen e sotme, stuhia pritet të godasë Korsikën me erëra që llogaritet të mbërrijnë në gati 200 km në orë.
Ciara, të cilën në Gjermani e kanë pagëzuar me emrin “Sabina”, shkaktoi probleme tek tragetet në La Mansh të dielën dhe vetëm mëngjesin e sotëm ato kanë nisur të lundrojnë sërish.
Në 42 rajone të Francës është dhënë nga autoritetet alarmi portokalli ndërsa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pë energji elektrike.
Dhjetëra fluturime u anulluan në aeroportin Charles de Gaulle, 150 të tjerë në Këln e Dyseldorf.
Në Gjermani pati dhe disa të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndën.
Një pemë e rrëzuar mbi shina bllokoi lëvizjen e trenit të shpejtësisë së lartë mes Amsterdamit dhe Berlinit.
Në ishujt britanikë, Ciara bëri të regjistroheshin erëra me shpejtësi 150 km në orë, e ngjalli mjaft panik.
Në gatishmëri janë autoritetet edhe në Belgjikë e Holandë.
Megjithatë, në Itali metereologët shohin më problematike ditën e martë e pastaj thonë se gjatë javës, moti do të jetë relativisht i stabilizuar e me reshje të dobëta lokale.
j.l./ dita
