Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ekziston mundësia që materiale eksplozive mund të jenë ende nën tokën e Gërdecit.
“Zona e Gërdecit mbetet e kontaminuar dhe ekziston mundësia e incidenteve me shpërthim municionesh pasi eksplozivë mund të gjenden ende në thellësi të tokës që me kalimin e kohës mund të dalin në sipërfaqe”, thuhet në një raport të DASH , i cituar sot nga Shqiptarja.com.
Sipas DASH, është përmbyllur me sukses programi prej 14.5 milionë dollarë në mbështetje të Shqipërisë për të pastruar zonën ku ndodhi shpërthimi tragjik katër vjet më parë.
