Tregti historike për ‘Boeing’, Emiratet Arabe shpenzojnë miliarda në blerje avionësh

anazapta

Kompanitë ajrore ‘Etihad Airways’, ‘Emirates Airline’ dhe ‘Qatar Airways’ kanë blerë në total më shumë se 200 avionë në Panairin e aviacionit të këtij viti, të zhvilluar në Dubai

Një blerje që ka kushtuar miliarda dollarë është përkufizuar si “historike” për prodhuesit e avionëve amerikanë “Boeing”. Tre kompani ajrore arabe ‘Etihad Airways’ nga Abu Dhabi, ‘Emirates Airline’ nga Dubai dhe ‘Qatar Airways’ e Katarit, kanë porositur blerjen e 200 avionëve për një vlerë që i tejkalon të 125 miliardë dollarët.

‘Etihad Airways’ ka blerë rreth 56 avionë për një shifër prej 25.2 miliardë dollarësh gjatë Panairit të aviacionit në Dubai, eventi kryesor tregtar në Lindjen e Mesme i dedikuar këtij sektori. Kontrata e kompanisë ‘Etihad’, përfshin 30 avionë ‘787-10 Dreamliners’ dhe 25 të tjerë ‘777X’, model i cili konkurron me atë të riun “Airbus A350”.

Kompania ‘Emirates Airline’ në Dubai ka blerë në fakt 150 ‘Boeing 777 X’ për një vlerë prej 76 miliardë dollarësh. Në veçanti blerja i takon 35 avionëve me rreze të gjatë ‘777-8x’ dhe 115 të tjerëve ‘777-9X’. Ky i fundit është versioni më i ri i “Boeing 777” që ka rreth 400 vende.

Dubai ka kryer investime të mëdha në fushën e transportit ajror. Kështu vetëm dy javë më parë u përurua në të aeroporti i ri ‘Al Maktoum International’, kostoja totale e të cilit ka arritur në 32 miliardë dollarë. Në dhjetë vitet e ardhshme, ai do të pajiset me 5 pista dhe 4 terminale në gjendje për të mbajtur 160 milionë pasagjerë në vit, duke synuar të kthehet në aeroportin më të madh në botë. Për momentin, ai që e mban këtë rekord është aeroporti i Atlantas (në SHBA) me më shumë se 90 milionë vizitorë, i ndjekur nga Pekini me 77 milionë dhe ai i Londrës me 69 milionë udhëtarë.

Në panairin e zhvilluar së fundi në këtë vend, edhe ‘Qatar Airways” ka blerë 50 ‘Boeing 777X’.

Ndërkohë kompania italiane e fluturimeve ‘Alitalia’ është në krizë dhe kryeministri Letta ka trokitur në portën e arabëve për ta shpëtuar. Pasi kompania ruse “Aeroflot” i ktheu krahët, Letta përpiqet të arrijë një marrëveshje me “Etihad”, e cila tani për tani hesht. Megjithatë Abu Dhabi duket shumë i interesuar për të mos i lënë në mes traktativat, meqë në Evropë ka hyrë në tregtinë e kompanive muajt e shkuar. Që nga shkurti i vitit të ardhshëm do të synojë drejt e në zemër të Evropës: grupi i Emirateve Arabe ka njoftuar për linja të reja ajrore nga Abu Dhabi drejt Mynihut, ku operon ‘Air Berlin’./D.Gjuzi

Share This Article
1 Comment
  • Keto vende kane madhesine e Shqiperise,zvicres dhe monakos dhe shih cfare zhvillimi kane arritur.Kjo nuk i referohet vetem naftes sepse nafte ka Iraku ca me shume ka libia,irani,azerbaixhani,por keto vende kane investuar fuqishem per turizmin,tregetine,elektroniken nuk merren me lloqe politike,me karshilleqe ushtarake dhe ceshte me kryesorja nuk vjedhin veten.Co atje ekipin qeverises te partise demokratike me doktorr berishen dhe familjen e vet,te tre keto vende falimentojne brenda vitit,jo avione ,por as gomere nuk blejne dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *