Pas takimit me Ramën, Albin Kurti shkon në Presidencë

Ornela

Pas një takimi dhe një konference të përbashkët këtë mëngjes me Edi Ramën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar në Presidencë.

Kurti do të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta, i cili vetëm pak më parë përcolli delegacionin e Komisionit të Venecias për Paketën Anti- Shpifje.

Ndërkohë Kurti pas Metës ka për të takuar edhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Rucci, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj apo kryetarin e opozitës dhe PD Lulzim Bashën.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *