Gazetari që nxorri fotot e Ramës ironizon sërish OFL-në: Pse budalla ishte Enveri që matrikuloi mushkat dhe gomerët

redaktor

Një nga gazetarët më aktivë në publik, Artan Hoxha, vazhdon të ironizojë OFL-në.

Operacioni që ka shkaktuar shumë reagime është parë gjerësisht si mbivendosje e panevojshme dhe e tepruar e ligjeve dhe e institucioneve, ndërkohë që shkakton acarim fakti që “shteti me fushata” nuk prek kurrë ata që janë më fajtorët për gjendjen ku është vendi: politikanët.

Hoxha ka publikuar disa foto duke marrë shkas nga bllokimet e makinave në rrugë, një dukuri që dukej se ishte lënë pas që në fund të viteve 90.

Shkruan gazetari që ditë më parë botoi edhe foto të Ramës me elementë kriminalë:

Me inisiative dhe vetveprim…

OFL ska lene rruge rruge kombetare dhe rurale pa ngritur postbllok per te sekuestruar mjetet e blinduara te krimit, “cunat” nxjerrin nga hauri dhe i fusin ne veprim, mushkat????

Po tani si i behet?!

Pse budalla ishte Enveri qe i matrikullonte dhe mushkat edhe gomeret?!!!!

Pas ’90-es askush nuk eshte kujtuar ti matrikulloje kafshet e punes, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i perket mushka dhe si do ta deklaroje ne formularin e Anti-KCK….

Hajde e perballoje pazarin e mushkave, do shkoje nje mushke Leskoviku me shume se nje Mercedes G blindato….

Share This Article
3 Comments
  • Por kur gomeret zbresin nga malet e Skraparit,dhe bejne kriminalistin karagjoz 0-0 dhe pllasin pa pushim se i dine te gjitha,kur nuk dine asgje.
    Kur do ta marri vesh hoxha emrin e tij te vertete,se vazhdon te lere koqen e namit,pamvaresisht se kete ja thone te gjithe,aty dhe patrioti i tij Mustafa Nano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *