FOTO: Dalin projektet, ja modelet e shtëpive që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti

J L

Arben Ahmetaj, ministri i rindërtimit ka publikuar ditën  e sotme në mbledhjen e katërt të Komunitetit të Ndërtimit, modelet e shtëpive që do të ndërtohen të të prekurve nga tërmeti.

Ahmetaj tha se ato kanë elementë anti-sizmike dhe do jenë të modelit 1+1 apo 2+1.

“Procesin e marrjeve zyrtarisht të modeleve, teknologjia e re modulare. Në metodologjinë 1+1; 2+1. Me elementë anti-sizmik të standardeve Evropiane.  Strehimi është pjesa më e madhe e dëmeve dhe humbjeve”, tha Ahmetaj.

Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka folur me gjuhën e shifrave ku ka prezantuar ecurinë e punimve nga 26 nëntori dhe deri më tani.

“Fokusi do të jetë tek ecuria e procesit, zonat e reja për zhvillim, shpronësimet, modelet e banesave dhe projekti me Entin Kombëtar të banesave me Turqisë. 

51026 ndërtesa të inspektuara 8925 të pa banueshme Vazhdon vlerësim i thelluar 357 pallate të inspektuara thellësisht, 115 janë për t’u shembur që do të bëhen në prezencë të disa institucioneve. 242 për t’i rikonstruktuar 1523 shtëpi private për t’u shembur. Në shkolla 79 të inspektuara, 62 për t’u rikonstruktuar”, tha Ahmetaj.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *