Steve Walsh, është emri i biznesmenit 53-vjeçar, i cili u quajt si “shpërndarësi” i koronavirusit.
Walsh u quajt i tillë, pasi ai u identifikua ditët e fundit si burim i përhapjes së koronavirusit për 11 persona.
Ai e mori virusin në Singapor dhe me fluturimet e shumta e “shpërndau” atë në shumë vende të Europës, shkruan BBC.
Biznesmeni udhëtoi më së shumti për konferencat e reklamimit të kompanisë së tij “Servomex”.
Pas konferencave ai udhëtoi në një resort francez ku infektoi edhe 5 britanikë, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar.
Burri rreth të 50-ave nuk kishte shfaqur simpotma të virusit edhe pse ishte mbartës i tij.
Tani, Walsh ka njoftuar se është shëruar dhe ka zbuluar identitetin e tij.
Ai falenderoi shërbimin shëndetësor britanik për ndihmën dhe trajtimin.
“Ndërsa jam shëruar plotësisht, shpreh solidarizimin tim për njerëzit e tjerë që janë infektuar nga ky virus”, u shpreh Walsh.
Megjithatë sipërmarrësi dhe familja e tij, mbeten të shtruar në spital dhe në izolim “si një masë paraprake”.
Lajmi për shërimin e tij u konfirmua nga shërbimi shëndetësor.
j.l./ dita
