Gazetari Alfred Lela komenton me ironi emisionin e fundit “Open” të gazetares Eni Vasili.
Lela shkruan se moderatorja i kishte ‘prerë në besë’ të ftuarit, duke i ftuar për një temë debati dhe duke i prezantuar me një tjetër në hapje të emisionit, atë të “atentatit” ndaj Ramës.
Kjo vetëm për qëllime imazhi duke e paraqitur kryeministrin si të rrezikuar nga bota e krimit, të cilin ai po lufton “pamëshirshëm” – shkruan gazetari i njohur, drejtues i portalit Politiko.
Në fund të ai i kujton Vasilit se dikur vetë kryeministri e pati fyer, duke e krahasuar atë me një personazh të Narcos.
Ja çfarë shkruan Lela:
Emisioni ‘Open’ në Top Channel trajtonte të hënën një temë të befasishme, sforcimi i së cilës nxinte si gryka e një furre gëlqereje në kodrat e Krujës. Reagimi i të ftuarve ndaj kësaj teme -pritë përcaktoi edhe fatin e emisionit: asnjëri prej tyre nuk e mori përsipër qenësinë e tezës së hedhur për diskutim nga drejtuesja e emisionit.
Përpjekja e moderatores ishte që, kapja me armë në brez, në afërsi të Partisë Socialiste, të Vladimir Gjutës, emër i njohur për publikun dhe skedat policore, të përcillej në imagjinaren publike si përpjekje për të vrarë kryeministrin Rama. Një prej panelistëve i tha Politiko, në kushtet e anonimatit, se moderatorja i kishte ‘prerë në besë’ duke i ftuar për një temë debati dhe duke i prezantuar me një tjetër në hapje të emisionit.
Përpjekja e ‘Open’ njihet në gjuhën e medias dhe komunikimit si agenda setting, që do të thotë hedhja apo projektimi në publik i një pandehme apo ideje me qëllime të caktuara, zakonisht të shtyra nga nevoja për përfitim dhe imazh.
Agenda setting-u që synonte dje në orët e pikut (prime time) emisioni ‘Open’, ishte paraqitja e kryeministrit Rama si i rrezikuar nga bota e krimit, të cilën ai po e luftonte ‘pamëshirshëm’ nëpërmjet Operacionit Forca e Ligjit. Viktimizimi dhe njëkohësisht heroizimi i Ramës, duke e berë shënjestër të krimit, i jepte pikë jo vetëm atij, por edhe mbushte me qëllim operacionin e realizuar nga qeveria nëpërmjet një akti normativ.
I ndeshur në mosbesim dhe përqeshje memesh, OFL është në pikën e ngecjes dhe ‘atentati’ ndaj autorit të tij, kryeministrit, do të ishte ‘jump start-i’ (ndezësi) perfekt.
Vladimir Gjuta ishte profili ideal për ta ndërtuar këtë fabul duke qenë se ai kishte ‘histori’ të mëparshme përplasje me ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri: ai dyshohej si porositësi apo autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e të atit. Ai shihej si në ‘hasmëri’ me qeverinë socialiste.
Gjuta e kishte të gatshme skedën për t’u kthyer në Lee Harvey Oswald-in shqiptar që kërkon të vrasë Kennedy-n tonë, Ramën.
Ironikisht, kur ‘Open’ quhej ‘Studio e Hapur’ dhe bënte strehë diku tjetër, kryeministri Rama e pat krahasuar drejtuesen me një personazh të ‘Narcos’, serialit të famshëm të Netflix. Komenti kishte qëllime fyese.
Pardoksalisht, disa prej nesh jetojnë për t’u takuar me fiksionin që të tjerët patën imagjinuar për ta.
o.j. /dita

Me vjen keq qe kjo folese e lajmeve merr persiper ngarkesa qe nuk jane per kapacitetin e saj.
Zeri i saj eshte bere si ato krakarritjet e sorrave,nuk i kuptohet as fjala,lere mendimi.Nderhyrjet vend e pavend,kthimi i debatit ne lloqe krushkash,jane karakteristika te Eni Vasilit.
Jo cdo foles lajmesh mund te behet Drejtues Emisioni ashtu si jo cdo futbollist mund te behet trainer.
Fiksioni eshte gje albanizimi i fjales angleze Fiction ?!
Mund te na thote Lela pse ky Gjuta ishte me 120 mije euro!, pse me arme pa leje dhe me fishek ne goje, pse krimineli dhe baba i kriminelit nuk shkoi ne nje pike te kembimit valutor por endej para hyrjes se PS-se. Ky ka qene ndonje vrases ordiner me pagese qe u ka thene porositesve me jepni parate dhe do ua mbaroj punen. Ky me siguri do te qellonte dike ne PS dhe do te largohej jashte vendit.
Që Rama po ia fut përditë e më shumë menderes, kjo shifet qartë.
Ajo që më shqetëson mua është që drejtues të Policisë apo Gardës u venë pas politikanëve aktorë në këto cmendurira të panevojshme ndërkohë që vendi ka halle komplet të tjera.
s me pelqen kjo Eni …
Ne Shqiperi,cdo gje qe ka ne bote,po ndodh edhe ketu. Ajo qe duhet sqaruar ne kete ngjarjen e ketij Gjutes eshte se ku i gjeti Gjuta i sapo dale nga burgu120 mij Euro dhe kush ia dha pistoleten ?Pa a do te vriste Ramen apo Saliun ,keto jane ”argetime” studiosh televizive me te ftuaret qe i japin hapesire fantazis ,te nxitur drejtusit gjithpushtetshem!
Ne Shqiperi,cdo gje qe ka ne bote,po ndodh edhe ketu. Ajo qe duhet sqaruar ne kete ngjarjen e ketij Gjutes eshte se ku i gjeti Gjuta i sapo dale nga burgu120 mij Euro dhe kush ia dha pistoleten ?Pa a do te vriste Ramen apo Saliun ,keto jane ”argetime” studiosh televizive me te ftuaret qe i japin hapesire fantazis .te nxitur nga drejtus “te gjithpushtetshem!
Ky Lela eshte nje qyp, i pa vene ne pune. E zgjat, e ben terkuze mesazhin e nuk thote gje. Ti qe e mban veten per gazetar cfare ben?!