Përndjek dhe godet me grushte një vajzë, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

Leda Hysa

Një djalë i ri në Tiranë, i cili ishte fiksuar pas një vajze dhe e përndiqte, ka përfunduar në pranga.

Pasditen e kësaj të mërkure, efektivët e komisariatit Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të Xh. H., 31 vjeç.

Prangosja e të riut u bë, pasi ka goditur me grushte dhe përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen E. D.

Gjithçka pasi kërkonte me ngulm që mes tyre të vijonte një lidhje e ndërprerë.

Ishte e dëmtuara ajo që bëri denoncimin në polici, duke çuar në prangosjen e 31-vjeçarit.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *