I ftuar në studion e A1 Report, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta foli për përftimet apo humbjet e vendit nga mosshkatërrimi i armëve kimike. Meta ka theksuar se “shqetësimi i qytetarëve nuk ishte pa baza reale, pasi ata duhet të informoheshin”, por nga ana tjetër ka shtuar se “kryeministri Rama ka shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe hapësirat se sa mund të kontribuonte Shqipëria për paqen në botë”. Pas diskutimeve dhe protestave të vazhduara lidhur me rrezikun që mund të përbënte për vendin tonë sjellja dhe shkatërrimi i lëndëve kimike të Sirisë, si dhe protestave në mbarë vendin, kryeministri Edi Rama, dha përgjigjën e mosrpranimit të këtyre lëndëve, pasi Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për reailizmin e procesit.
Mendoni se u krijua një precedent se qeveria duhet të zbatojë atë që thote populli?
Është parim qytetar. Nuk mendoj se është ky rasti në fjalë, sepse shqetësimi i qytetarëve ka pasur një bazë reale, pasi nevojitej informacion në rast se do zhvillohej një veprim i tillë, çfarë situatash do krijonte ai, a ishin mundësitë në vendin tonë. Frika për një sasi të tillë lëndësh kimike krijoi shqetësimin e qytetarëve. Plus që ne dhe në të kaluarën kemi pasur rast të tilla, siç është rasti i Gërdecit apo i rasteve të tjera në përmasa më të vogla. Nuk mund të themi se ka qenë një shqëtësim pa baza. Në këto dy drejtime mendoj se qeveria nuk mund t’i injoronte këto shqetësime.
Mendoni se ne nuk i kemi kapacitetet? Pse nuk u tha jo që në fillim?
Gjithmonë ka qenë mendimi dhe ideja për të ndarë përgjegjësi në këto aksione të përbashkëta ndërkombëtare dhe për të shqyrtuar mundësinë e shkallës së këtij kontributi, dhe mënyrës. Është gjëja më e lehtë të thuash jo, dhe me sa duket kryeministri Rama në një linjë konsistente me politikën e Shqipërisë për të kontribuar për paqen dhe sigurinë, ka shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe hapësirat se sa mund të kontribuonte Shqipëria.
Në ç’rrugë e morët vesh ju, që Shqipërisë iu propozua të merrte këto armë?
Nuk besoj se ky është një element i rëndësishëm. Kryeminsitri Rama në fjalën e tij bëri një parashtrim të gjithë arsyeve. Ne kemi pasur bisedime të herëpashershme, ku më është bërë e ditur se ka një interes për të përfshirë Shqipërinë në një aktivitet të tillë, në përputhje me mundësitë që ajo ka për të kontribuar.
A ka ndryshim vizioni mes jush dhe Ramës sa i takon mundësive?
Mendoj se fakti që janë bërë diskutime të vazhdueshme do të thotë se ka qenë rezultat i vlerësimit të kapaciteteve, që ne nuk i kemi. Besoj se këtu ka një përputhje të qartë të qëndrimit dhe vlerësimit tonë. Ka qenë një vendim i përbashkët.
E kishit marrë garancinë që do zhvendoseshin mbetjet?
Nuk kam qenë pjesë, por di se kryeministri Rama ka qenë i qartë dhe i bindur se ky proces nuk i përkiste Shqipërisë.
Ishit i njohur me këtë fakt para se të dilnin ambientalistët për të protestuar?
Kam qenë i informuar për këtë propozim prej disa kohësh. Zoti Rama ka bërë shpjegimet e tij publike, po ashtu edhe ambasadori i SHBA. Mendoj se qëllimet kanë qenë pozitive nga të dyja palët.
Ku gabuan, çfarë mund të kishin bërë ndryshe?
Nuk mendoj se ka të bëjë me menaxhimin e situatës dhe të opinionit publik. Shqetësimi nuk ishte i pabazë. Edhe sikur të ishin garancitë me të mëdha, prapë shqetësimi do të ishte i pranishëm.
Vijon

Meta flet kot: keshtu do te jete per kater vjet, misid rames qe nuk e do, por qe ka shumicen dhe Ali Baba Saliurt qe e do, por qe me 23 qershor i rane breket.
Asanje nga gazetat e Rames nuk botoni lajmin sew 27 vendet e Be i thane jo shkarrimit te armve kimike te Sirise>Mos keta te Be jane budallenj?Ku duam te shkojme ne Be apo Lindje te Mesme qe jemi ne linje kunder Be. Vendet e Be duan nje Be te paster ndesa ne duam te futemi ne Be te PISTE
Komentuese me emrin Keta…
Lexoni pak dhe do kuptoni cfare fshihet pas atyre lajmeve pas te cilave kapeni ju. Eshte totalisht nje loje e Rusise, e cila me ane te kesaj manovre inteligjente do thosha, ndaloi sulmin amerikan mbi Sirine duke ofruar nje marreveshje mbi armet kimike ne deal te fshehte me Asadin.
Nga ana tjeter Rusia ka punuar fort nen rrogoz qe keto arme te mos pranohen nga vendet ku SHBA-te perpiqen te arrijn marveshjen. Te gjitha vendet qe po refuzojne SHBA po marin oferta te fshehura nga Rusia. Loja do vazhdoje derisa te perfundoje afati i marreveshjes dhe Obama te kapet kesisoj shah mat, nderkohe qe manovra po i jep kohe te mjaftueshme Asadit.
Edhe dalja e skandalit te pergjimeve u be me qellim qe ne kete dualitet SHBA-Rusi, vendet perendimore te anonin nga ofertat e nendheshme ruse, nderkohe qe antipatia per Uashingtonin rritet.
SHBA mendoi qe ne Shqiperi gjeti aleatin e duhur jashte ndikimit rus. Por ruset e kapen ne kohe dhe luajten bukur duke perhapur panik me mediat e tyre dhe ato franceze. Dihen lidhjet ehershme te sherbimeve ruso-franceze te evidentuara qe ne luften e Kosoves.
Ironike eshte qe ndersa me shtetet e tjera ruset kane shfrytezuar lidhje serioze me oferta bujare qe kurre nuk do merren vesh (varesia e perendimit nga gazi rus dihet) ne Shqiperi thjesht e kane patur fare te lehte duke perdorur karagjozat e shoqerise civile qe shesin nene per leke. Dhe duke manipuluar edhe shkollaret injorante te arsimit tone te cilet mesojne ne klase te gjashte qe Jozefina eshte gruaja me e madhe e historise se shqiperise pas nene terezes. Si lexues sh i rregullt i shtypit shqiptar dhe nderkombetar, me duhet te them qe keta te gazetes Dita jane te vetmit qe e kane kapur lojen, por nderkohe duhet te luftoni qe kolegt tuaj ta kuptojne gjithashtu.
jam i bindur qe gjerat ketu kane ndodhur nga padituria jo nga keqdashja
Te gjithe po shohin interesin e tyre ne kete loje te madhe globale te diktuar nga rezistenca e Asadit dhe miliardat pa fund qe ka hedhur ai per te ruajtur ate pushtet te kercenuar nga interesat amerikane. Te shohim kush do fitoje, por se paku te mos behemi budallenj ne ate pjese qe na takom neve.
Krueminsitri Edi Rama ,nuk tha JO aremve kimike ,por nuk kemi kapacitete per shkaterrimin e ketyre armeve
PYETJE:
Po sigur Amerika thote OK ju nuk i keni kapacitetet, po sigur keto kapacitetet ja realizojme ne a mund ti themi PO Amerikes.
Po kush ta kerkoj o Meta kishe apo nuk kishe dijeni nga Rama.Pyes ju Meta cfar i rekomandove,pse ju dualet kundra kur me mijra te rinje dualen shesheve.
Z META besoj se lexionin e keni kuptuar qe atyre votuesve qe ju votuan dhe ju punesuan nuk mund tja beni gjerat mbas shpine.perkundrazi kur i ndani hallet me to fitoni me shume pike dhe prestigj
Ky eshte legen dhe i pabese. Kokra e injorantit qe s’di te lidhi dy llafe. Flet dhe nuk thotes asgje. Ska faj ky, kur ka mercenare qe blihen me paret e ketij mafjozi dhe i japin voten.
Kjo mersele u mbyll dhe jane te teperta diskutimet ne hava .Pra ,nuk po bejme ate qe te mesojme nga mundesit, po pelqejme te rrahim uje ne hava .Duke lexuar gjithe keto dite, artikujte dhe komentet, me krijohet pershtypja se jemi aq shume te paafte, ku e perjashtoje kete operacjon, sa largqofte po te na ndodhi ndonje fatkeqsi e perafert me to,te mos jemi ne gjendje ti dalim zote rrezikut qe mund te na kanoset .
Per mua jo vetem Qeveria qe e ka si detyre ,por dhe gjithe organizatat shoqerore ,te vrasin mendjen se si duhet te pergatitemi te ulemi ne nje sofet me Aleatet kur lind nevoja te japim nje kontribut me peshe sic qe rasti i siperpermendur .Thjeshte kjo ishte nje paaftesi teknike ku doli ne pahe qendrimi politike nepermjet protestave .
Nuk dua te perseris se si filloje kjo proteste por dicka te vertet e te rendesishme kishte .Te paafte per tu perballur me te tilla operacjone.
Eshte nje turp per mua ,jo nje shanc i humbur .Nuk e kapem atje ku duhej propozimin qe u be nga OKB dhe Aleatet. Po e ilustroje me nje shembull qe te me kuptoni .Doja te punoja ne dete se perfitimet ishin te medhaja .Me pyeten per dokumentat e kopetences dhe ngelen te pa kenaqur .I thash qe kam 18 vjet qe lundfroje .Prap nuk u pelqeu .Do tu futem librave dhe literatures .Nuk do fle as gjume deri sa ti pervetsoje .A ketu ndryshon puna me thane .Po bere kete ke shance qe te imbarkohesh .Mi dhane te gjitha cduhej te mesoja per nje anije transporti .Me caktuan dhe nje Port kaptain qe te me ndihmonte per ndonje paqartesi. Studjoja dhe vija ne perdorim dita dites aparaturat qe kishin shume ndryshim nga ato qe kishim mesuar ne Akademin Fllotes si dhe ne anijet e transportit Shqiptare .Kjo baze matriale qe mu vu ne dispozicjon si dhe pervoja e Port kaptain ma beri shume te lehte te realizoja ate qe me duhej .
Cndodhi per rastin ne fjale .Ikem sy mbyllur pa u thelluar ne detajet dhe asistencen qe do te jepej .Nuk jam i atije mendimit thjeshte se kjo paraqet rrezik .Do te ishte shume me ndryshe nese protestohej se jemi te paafte .Po te thoshnim kete do te na viheshin ne dispozicjon cdo gje qe te kishim nje ide te plote per te vendosur .
Rama veproje shume sakte .E kuptoje qe nuk ka rreth vehtes specialiste te atije niveli qe ti hapte horizontin per te thene Po.Nuk mendoje se ka ndikuar ne mendjen e tije protesta se sa paaftesia e kuadrove te specializuar ne kete fushe .Kjo qe ndodhi ka nxjerr konkluzjone dhe per stafin Akademik shqiptare qe me shume merren me fjale boshe se sa me argumente shkencore .Dhe ata pak Shkencar qe kishim i denoje politika injorante e ndjekur ne keto 23 vjete demokraci .Jemi kethyer ne brumbuj qe vetem bluajme e qesim pa i menduar ato qe kerkon shkenca e teknika moderrne .
Lereni kete histori e vrisni mendjen per raste te tjera . Zhurma, se do ti mbetet qejfi Amerikes e do ta paguajm qe kundershtuam Vellajne e madh, eshte shume me e keqe se ajo Jo .Ata na njohin me mire se ce njohim ne situaten e brendshme qe eshte per te ardhur keq. Nuk ka bere vaki qe humbesit Sali debili te shije ne keto raste per te corjentuar rrugen qe ka nisur qeveria e re e 23 Qershorit .Shume keq qe Rama po stepet ne inisjativat e marra .Cdo qendrim ndaj opozites per krimet e kryera duhet te shkoje deri ne fund .Vetem keshtu do ecim per krahe vendeve te modernizuar pa na u tembur syri per te marre pergjegjsi si kjo e shperberjes se armeve kimike .
Kjo ishte loje e menaxhuar prej Shkelzen Maliqit, pas pazareve te bera me serbo-rusin pazraxhi e mafioz Begjet Pacollin ne bashkeverpim me serbet dhe ruset, per te zhvatur miliarda leke nga ky operacion kriminal kunder jetes se shqiptareve, duke futur ne loje naivin Edi rama. Por kjo loje e piset e kriminale nuk u eci..
Nuk e di përse Meta flet sikur nuk di…Sepse të mbahesh tek “ne nuk i kemi kapaciteter”,do të thotë të spekullosh! Ku spekullon Meta,po e parashtrojmë:
Kush i kërkoi kapacitete,Shqiperisë? Kur të gjithë e dinë qe ne nuk kemi kapacitete? Cdo të thotë kapacitete? Teresia e mjeteve dhe veprimeve tekniko-administrative,do e përkufizoja unë. Asnjë ne nuk kemi,pervec UJIT të shumtë dhe të paster,si dhe vendit ku do percaktohej demontimi. Të tjerat:
A-Transporti dhe siguria e tij- nderkombëtaret.
B- Aparaturat me moderne te demontimit,-nderkombetaret-SHBA.
C- Cilesia e punës pa rreziqe brenda impiantit dhe hapsira e kontrolluar- SHBA
D- Personeli tekniko shkencor në demontim-SHBA
E-Super ruajtja e objekteve të demontimit- SHBA dhe mundet roje shqiptare nga Tropoja.
F-Mbetjet teknologjike-destinacioni dhe transporti-Nderkombetaret,SHBA.
G-Kontrolli i ndotjes së mjedisit -SHBA-miku im Sazan Guri,Qeveria Shqiptare.
Cfarë kushtesh e kapacitetesh duhen,nga Shqiperia kur gjithshka për vet largësinë nga SHBA e delegojnë në Shqiperi amerikanët,rusët & Co…?
Pra arsyeja qe perforcon Meta(pasi e deklaroi me parë Rama) jo vetëm nuk qendrojnë por janë të turpshme të thuhen nëmos si me dembelin e Skraparit në fabulën e njohur qe po e tregoj,per Metën:
Ishte një dembel në Vendreshë të Skraparit qe nuk donte të punonte dhe cdo gje e donte gati! Një plak i zgjuar dhe hokatar me mbiemrin Musai e ftoi të shkonin bashkë e të shkundnin arra në fund të fshatit,aty tek dy burimet e mocme, sepse kishte ardhur koha dhe nuk priste dhe gjithshka ishte gati,thaset,shufrat e shkundjes,shkallet per t’u ngjitur.
Jo,tha dembeli,nuk kam kushte unë…
Po cfarë kushtesh,ato i kemi ne,ti të vish të mbledhësh!…
Jo e jo,nuk kam kushte,kembengulte dembeli budalla.
Njerzia shkoi dhe i voli arrat dhe u kthyen të ngarkuar kafshët perplotë.
E gjetën ku e kishin lënë dembelin e Vendreshës i cili filloi të shikojë thasët perplotë.
Për mëshirë e për ta nxitur të punojë plaku i Musajve pasi u mendua paksa, i tha: Të kishe ardhur të punoje do merrje nje thes,nuk meriton as një torbë(trastë) por dy kokrra arra po ti jap që të ndreqesh dhe punosh se mbete i varfër!
Mirë o mirë,që mi jep,po a i ke të qëruara? Ja ktheu dembeli!
Plaku fundi kokën rëndë-rëndë dhe iku duke e lënë perjetë në varfërinë e tij dhe dembelizmin e madh me thënien nën zë: Vafsh në djall!…
Paralelizmi i SHBA me Shqipërinë që u “rivarfërua” me protestat e “dembelëve” politikanë,mbase nuk qëndron;por që paralelja me skraparlliun Meta se “nuk kemi kapacitete”,kur ato i kanë të tjerët,SHBA dhe nderkombetaret,qëndron si me fabulën ku dembeli i Vendreshës me del Meta që edhe fshatin e tij nuk e ka larg nga Vendresha!…Nuk është serioze të thuhen keto,kur mund të thuhej se “ne donim 40 miljardë,sa perflitet se kerkon Franca dhe na dhanë 6000 milion dollar;aq sa kokrra i dha dembelit plaku i zgjuar i Vendreshës…Por dhe këta dollarë Meta duket i donte të qëruara,pse jo,kesh,në dorë…nëse nuk do flasim për urdherin qe morì Basha i cili me keq u denoncua se kish shkelur “vijen e kuqe!”..Humbëm shansin historik!…