Bie numri i lindjeve, kryeson Korça, por Tirana “shton” jetë

Leda Hysa

Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Këto statistika vijnë nga INSTAT, që gjithashtu ka publikuar se numri i lindjeve, për tremujorin e katërt 2019 është 7.910, duke shënuar një rritje me 8,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.

Numri i vdekjeve, për tremujorin e katërt 2019 rezulton 5.421, duke shënuar një rënie prej 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.

Shqipëria karakterizohet nga një shtesë natyrore pozitive, ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet, dhe koeficienti bruto i shtesës natyrore ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian është pozitiv.

Në tremujorin e katërt 2019, nëntë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tre qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Në tremujorin e katërt 2019, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 74 numrin e lindjeve.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e mora vesh sa ishte popullsia e shqiperise?
    Keta plus minuset si ha as qeni pa treguar sa ishte popullsia nje vit me pare dhe sa eshte sot
    Apo ajo mbahet sekret se perdryshe nuk manipulohen votat?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *