Siria sfidon Turqinë, Parlamenti njeh Genocidin Armen

J L
Newly elected members of Syria's parliament attend the first parlimentary session of the new constitution in Damascus May 24, 2012. The new parliament, elected on May 7, will choose its new speaker and swear in new lawmakers during the meeting on Thursday, according to local media. REUTERS/Khaled al- Hariri (SYRIA - Tags: POLITICS ELECTIONS) - RTR32K1C

Një tjetër vend ka njohur atë që quhet si Genocidi Armen.

Parlamenti sirian ka marrë vendimin e njohjes së përkufizimit të një ngjarjeje historike sipas së cilës Perandoria Osmane është përgjegjëse për vdekjen e 1.5 milionë armenëve në vitet 1915-1917, shkruan Middle East Monitor.

Parlamenti dënon dhe njeh genocidin e kryer ndaj armenëve nga otomanët në fillim të shekullit të 20-të, thuhet në deklaratën e Parlamentit sirian.

Lëvizja në fjalë vjen ndërkohë që raportet me Turqinë janë përkeqësuar ndjeshëm.

Javën e shkuar forcat siriane vranë 13 ushtarë turq, çka solli reagimin e Ankarasë zyrtare për goditjen kudo të trupave siriane.

Çështja është e ndërlikuar në planin diplomatik pasi Turqia akuzohet se ka thyer marrëveshjen me Rusinë për armëpushim në zonën e Idlibit. Në kundërpërgjigje Turqia dislokoi 1000 trupa shtesë duke përforcuar pozicionet ndërkohë që forcat siriane nën mbështetjen ruse po sulmojnë në Idlib.

Duket se përplasja e momentit mes sirianëve dhe turqve është paradhënie e tensioneve ruso-turke, dy vende që synojnë të marrin kontrollin e proceseve politike pas konfliktit në Siri.

Assad bazohet kryesisht në mbështetjen ruse dhe iraniane, që kanë frenuar deri më tani ambiciet e Erdogan në Siri.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *