12 persona janë kontrolluar në aeroportin e Prishtinës, për të parë nëse janë të prekur më virusin korona. Për fatin e mirë, të gjithë dolën negativë.
Këtë gjë e ka thënë drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani, i cili shtoi se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht me këtë virus.
Ndërkohë, Bashkim Gllareva, pjesë e ekipit mjekësor të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” tha se deri më tani në aeroport janë bërë 12 ekzaminime të personave të dyshuar me këtë virus e që kishin ardhur nga vendet endemike.
Gjithashtu, ai tha se në aeroport gjenden dy dhoma të izolimit, ku mund t’i fusin personat e dyshuar, deri sa ata të dërgohen në Klinikën Infektive.
j.l./ dita
