Ministrja Gjosha raporton në Komisionin e Integrimit

anazapta

Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Europian raportoi përpara Komisionit Parlamentar të Integrimit të gjitha hapat e deritanishme në koordinimin dhe vënien në jetë të Planit të Veprimit, që buron prej pesë rekomandimeve të vendosura nga Komisioni Europian. Një prej tyre është lufta ndaj korrupsionit. “Hartimi i një strategjie të re kundër korrupsionit dhe konsolidimi i strukturave koordinuese, përbëjnë një prioritet të kësaj Qeverie, prandaj edhe ne jemi fokusuar pikërisht tek këto masa. Shumë shpejt do të shqyrtohen dhe vlerësimet e deritanishme të kuadrit antikorrupsion, përfshi vlerësimet e riskut. Në një hark kohor afatshkurtër do të sigurohen dhe statistika të harmonizuara dhe ‘track record’ aq shumë të kërkuara tashmë edhe nga Komisioni për vepra korruptive në të gjitha nivelet, përfshi këtu procedimet penale dhe rastet e dënuara”, tha Gjosha.

Ndërsa nga ana tjetër ish-ministrja e Integrimit, kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit, është shprehur: “Uroj shumë që kjo Ministri të vazhdojë të mbetet një Ministri lider në procesin e koordinimit të procesit të integrimit, sikurse uroj që struktura e re e Ministrisë së Integrimit, të jetë tërësisht funksionale. Tashmë keni një sërë detyrimesh për të plotësuar, përsa i përket Planit të Veprimit për luftën ndaj korrupsionit, unë shoh një sërë masash, të cilat janë më tepër deklarata, se sa masa konkrete”.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • ja ka pregatit monika kesaj mbeses se Emes (te Coli’s) terrenin me Majlinden. Sa te kete moniken kjo goca do e caje edhe kete biznes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *