Bushi: Eleminuam stokun që mundonte qytetarët, Agjensia Shtetërore e Kadastrës po funksionon

redaktor

Për drejtorin e e Agjencise Shteterore të Kadastres, Ervin Bushi bashkimi i Hipotekes dhe Aluizn-it, nga ku është krijuar instituciionin e ri ASHK i ka ndihmuar qytetarët.

Bushi thotë se rezultatet e para pozitive janë shfaqur, sidomos përsa i përket lejeve të legalizimit.

“Ishte nje stok i krijuar midis Aluizn-it dhe ish-Hipotekës, jemi në përfundim të heqjes së tij – thotë Bushi.

Kërkesat e mbetura për lejet e prapambetura të legalizimit janë plotësuar, ndërsa për rastet të cilat ende nuk janë legalizuar, struktura e re është në bashkëpunim me qytetarët në rastet kur kërkohet plotësimi i dokumentacionit.

“Përsa i përket  zyres tonë sot, Agjensia Shtetërore e Kadastrës ka një bashkëpunim të mirë edhe me institucionet vendore. Ne jemi duke vijuar me një nga problematikat kryesore të qytetarit, azhornimin. Sot kemi një sektor më vete për azhornimin, që eleminon sorollatjet dhe kërkesën për deklarata të pafundme. Rregullimi i hartave është thembra e Akilit në ASHK” – thotë Bushi.

Ai shton se janë dhënë në rang qarku 19 mijë leje legalizimi, të gjitha këto janë në përfundim të çertifikimit të tyre.

“Stoku i mbetur tani është afërsisht 3 mijë nga 9.700 që ishte. Brenda 2- 3 muajsh ne do ti zerojmë” – premton drejtori i zyrës.

Gjithsesi ka pasur problematika për nxjerrjen e çertificatës së pronësisë.

Bushi veçon privatizimet nga ish-ndërmarrjet.

“Disa nuk i kanë kryer sipas ligjit të kohës dhe kodit civil. Çalon te kontrata e shitjes para noterit, kanë marrë lejen e ndertimit nga Qarku, duke mos e patur token të tyre në njësinë vendore. Ka dalë një vendim qeverie, shpejt do dalin ndryshimet e reja ligjore për këto raste” – thotë drejtuesi i ASHK.

k.t. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *