Bilanci i pronave, 15 pasuritë e sekuestruara nga OFL

Ornela

Kompleksi “Golden” i kthyer në një skenë krimi, karburant, vila luksoze me pishina, sipërfaqe toke, automjete e ndërtesa të tjera banimi e shërbimesh, janë pasuritë që u janë sekuestruar Hajrave dhe Doçajve, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020.

Report Tv ka publikuar listën e të gjitha pasurive të sekuestruara Altin Hajrit dhe Gentian Doçit, në kërkim nga policia, si dhe të afërmve të tyre apo personave të tretë me pasuri që ka dyshime të mos i justifikojnë me burime të ligjshme.

Sekuestrimet janë bërë në kushtet e emergjencës me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas kërkesës së OFL-së dhe brenda një muaji presin konfirmimin nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me aktin normativ anti KÇK të miratuar nga qeveria, këto prona mund të përdoren nga shteti edhe në gjendje sekuestroje (ende pa u vulosur konfiskimi që kërkon një proces më të gjatë gjyqësor).

Në kushtet e emergjencës OFL ka sekuestruar dhe më pas dërguar materialet në SPAK pasuritë e Altin Hajrit:

1-Kompleksi ‘Golden Resort’, me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Bajram Hajrit

2-Karburanti ‘ALT-OIL 2018’ me adresë Xhafzotaj, Durrës

3-Vilë dykatëshe e cila ndodhet në fshatin Pezë, Shijak, Durrës

Ndërsa në emër të vëllait të Altinit, Leonard Hajri, i cili u arrestuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Prengës, është sekuestruar një vilë katërkatëshe e cila ndodhet në fshatin Pezë, Shijak, Durrës.

Në lidhje me të përfshirët e tjetër në rrëmbimin e Jan Prengës, me kërkesë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, OFL sekuestroi pasuritë e Gentian Finiqi alias (Martini/Doçaj), Geraldo (Astrit) Lush Martini (Doçaj), Artan Kolë Doçaj, Ardian Pal Doçaj, Aldo Majnishta. Konkretisht të arrestuarve dhe familjarëve të tyre u janë sekuestruar këto pasuri:

1-Banesë një kat e ndodhur në lagjen ‘Skënderbeg’, Shkodër

2-Banesë dy kate + një kat njësi shërbimi e ndodhur në lagjen ‘Fermentim’, Shkodër

3-Arë më sipërfaqe 1541 m2

4-Truall me sipërfaqe 350 m2

5-Banesë dy kate e ndodhur në lagjen ‘Bleran’. Rrethina e kufizuar në jug nga Gjin Finiqi, në perëndim nga Kolë Alia

6-Automjeti me targa AA 997 PG, e markës ‘Diamler Chrysler’, vit prodhimi 2002

7-Ndërtesë katër kate me pishinë e ndodhur në adresën ‘Zonë Industriale’, lagjia ‘Skënderbeg’, Shkodër

8-Automjeti me targa AA 411 EK, marka ‘Jeep’, vit prodhimi 2008

9-Banesë tre kate e ndodhur në ‘Hot i Ri’ pranë rrugës industriale

10-Banesë dy kate + një kat papafingu e ndodhur në ‘Grudë e Re’, Shkodër

11-Automjeti me targa AA 590 RO, markë ‘Mercedes-Benz’, vit prodhimi 2012

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *