Në dhjetor, ndahet fondi për pronarët

anazapta

Fondi prej 300 milionë lekësh është miratuar në buxhetin e vitit 2013 dhe në muajin gusht qeveria mori vendimin për kompensimin e ish pronarëve. Afati përfundimtar i aplikimit për ish pronarët ka qenë data 20 gusht dhe më pas ka nisur verefikimi i dosjeve. Burime pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sqarojnë se fondi i kompensimit është i paprekur dhe vonesa e procesit nuk ka të bëjë me mungesën e tij. Kështu qytetarët që kanë aplikuar dhe që janë përfitues të kompensimit duhet të jenë të sigurt se brenda muajit dhjetor do të marrin paratë. Sipas ligjit ndarja e fondit duhej të kishte nisur 3 muaj pas mbylljes së aplikimeve, që korrenspondon me datën 20 Nëntor. Por Kodi i Procedurës Civile lejon shtyrjen e afatit me 1 muaj, çka do të thotë se fondi prej 300 milion lekësh duhet të ndahet deri më 20 dhjetor. Deri më tani bëhet me dije se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka verifikuar 258 dosje, disa janë në proces dhe për pjesën tjetër pritet përgjigja nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Vendimet më të vjetra janë të parat në radhë për të përfituar fondin e kompensimit. Pritet që numri i ish pronarëve përfitues të jetë 50 deri në 60.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *