Një ngjarje e rëndë tronditi vendin sot pasi nëna me dy fëmijët gjetën vdekjen në shtëpi.
Në fshatin Ostren të Bulqizës, nëna Rajmonda Tola, 40 vjeç, bashkë me djalin e saj Fatjonin 14 vjeç dhe vajzën Rudinën 19 vjeç humbën jetën.
Sipas informacioneve të para tragjedia e trefishtë u shkaktua prej asfiksimit nga rrjedhja e gazit nga një bombol.
Por grupi hetimor ka dyshime.
Ata thonë se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës dhe dritarja ishte e hapur.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për ta verifikuar nëse vdekja ka patur shkaqe të tjera.
Mjeku i zonës dyshon për helmim nga ushqimi.
Ndërkohë, e vetmja e mbijetuar është vajza tjetër e familjes, 16-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
l.h/ dita
