Pranvera Kola
Ndonëse për shumë kohë është konsideruar si një ndër analizat kryesore që duhet bërë në zbulimin e kancerit të prostatës, matja e vlerave të PSA-së nuk mund të jetë tregues i qartë i vendosjes së diagnozës së kësaj sëmundjeje.
Në lidhje me testimin e nivelit të PSA-së, në bazë të studimit që paraqiti pak kohë më parë në Nju Jork, ku dhe mori çmimin e parë, mjeku urolog, Dr. Kim Drasa, tregon rezervat dhe gabimet që bëhen në vlerësimin e rezultateve të PSA-së, si një tregues i kancerit të prostatës tek meshkujt.
Sipas doktorit, vlerat e ulëta të kësaj analize nuk duhet të konsiderohen si qetësim i mendjes që nuk kemi të bëjmë me sëmundjen, por as edhe e kundërta për rastet kur vlerat mund të jenë më të larta. Në vijim të shkrimit doktori, shpjegon gjithçka duhet të dini rreth kryerjes së kësaj analize dhe interpretimeve të rezultateve të saj për vendosjen e duhur dhe në kohë të sëmundjes së kancerit të prostatës.
Doktor, a mund të na shpjegoni se çfarë është PSA?
Prostate Specifik Antigen (PSA) është zbuluar që në vitin 1970 dhe që nga ky vit, ka shërbyer si standard i artë për scrinimin (zbulimin) e kancerit prostatës. Gjithashtu, duhet të theksojmë se rezultatet e kësaj analize ende nuk mund të konsiderohen specifike për kancerin e prostatës.
Absolutisht, duhet të theksoj gjetjen shkencore të studimit që paraqita, se burrat dhe mjekët duhet ta kenë gjithë jetën parasysh: “PSA është specifike për prostatën (pra prodhohet vetëm nga prostata) dhe jo-specifike për kancerin prostatës, pra nuk do të thotë se po ke PSA të lartë ke sëmundjen e kancerit, apo e kundërta, nëse PSA është e ulët, nuk je i prekur nga sëmundja e kancerit të prostatës”.
Ky formulim nuk duhet të vihet kurrë në diskutim. Theksoj se PSA është një enzimë që prodhohet vetëm në prostatë në tre kondicione të saj që janë: Prostatë normale, prostate beninje, si dhe prostatë malinje.
Sa duhet të jetë niveli normal i PSA-së?
PSA prodhohet për të mbrojtur spermatozoidet në rrugëtimin e tyre nëpër vaginë. Niveli normal i PSA-së është cituar shpesh nga komuniteti botëror i mjekësisë sikur është: 0-4.0 ng/ml, por të gjitha studimet e kryera kanë treguar se nuk ka asnjë nivel të PSA-së (sado i lartë të jetë) që të thuhet ekzaktësisht që: “Ky pacient ka kancer prostate”.
Për më tepër, vitet e fundit shkencëtaret e kanë ulur deri në 2.5ng/ml, pragun që niveli PSA-së të mund të konsiderohet si normal.
Këtë prag normal e kam konfirmuar edhe vetë disa kohë më parë. Gjithashtu, kam vite që kam botuar në shtyp që niveli PSA-së mund të rritet mbi shifra normale edhe nga probleme të tjera, të cilat prekin prostatën, por kjo nuk do të thotë që pacienti është i prekur nga kanceri i prostatës.
Konkretisht, çfarë e shkakton rritjen e nivelit të PSA-së?
Janë një sërë arsyesh që mund të çojnë në rritjen e nivelit të këtij treguesi. Kjo gjë mund të ndodhë nga këto kushte: Prostatitis (infeksioni prostatës), Hipertrofia beninje e prostatës, madhësia e saj, kanceri i prostatës, aktivitetet fizike siç janë: çiklizmi, vrapimet, etj. Vlerat e larta mund të vijnë edhe si rezultat i vendosjes së kateterit uretral, nga ekzaminimi rektal me gisht i prostatës (DRE), nga rritja e moshës, etj.
Burrat me nivel PSA nën shifren 4.0ng/ml nuk mund t’i sigurojmë që nuk kanë kancer prostate dhe në të kundërt, burrat që kanë PSA mbi shifrën 4.0ng/ml nuk mundet që t’iu themi me bindje se: “Ju keni kancer prostate”, bazuar mbi këtë vlerë të PSA-së.
Gjithashtu, kur gabimisht bëhet matja e nivelit të saj, në tetë rastet e përmendura më lart, për të pasur një vlerësim sa më të saktë duhet që matja e vlerave të përsëritet pas 8 javëve (kohe e mjaftueshme që niveli PSA, të shkojë në vlerat reale, siç i ka patur para ndodhisë së këtyre kushteve që përmendëm. Në prani të këtyre kushteve nuk lejohet të matet niveli PSA për vendosur diagnozën e kancerit të prostatës.
Duke u ndalur tek studimi që paraqitet në SHBA, çfarë mund të na tregoni rreth rezultateve të tij?
Koncepti i “ekzaminimit” i përdorur në perëndim, i referohet përdorimit të një matjeje të vetme të PSA-së për të identifikuar një rast me kancer prostate, asimptomatik dhe para-klinik, në një popullsi të caktuar në krahasim me rastin e vënies së diagnozës për kancer, bazuar mbi simptomat dhe shenjat e sëmundjes se kancerit të prostatës.
Në këto kushte, duke ditur qartësisht se PSA nuk është specifike për të treguar nëse kemi apo jo këtë sëmundje, nuk duhet të ndalojmë së kryeri ekzaminimet përkatëse për diagnostikimin e kancerit.
Kjo thënie u përforcua edhe me rezultatet e studimit që paraqita në Nju Jork: ku 51 për qind e pacienteve, të cilët patën nivelin e PSA të lartë mbi 10ng/ml, nuk doli se kishin kancer prostate (pra kishin rezultat PSA false-pozitiv), ndërsa 49 për qind me PSA të lartë kishin kancer të prostatës. Po sipas studimit, 15 për qind e pacienteve me PSA të ulët 2.5- 4.0ng/ml, doli se kishin kancer prostate , në stadin kancer prostate agresiv.
Referuar këtyre rezultateve, çfarë duhet të dimë rreth kryerjes së analizës së PSA-së?
Testimi i nivelit të PSA po vazhdon të marrë jetë, që mund të thuhet në rastet kur pacienti ka kancer prostate, por fatkeqësisht niveli i PSA-së del brenda “normës” dhe kështu pacienti dhe mjeku flenë të qetë, por në të vërtet kjo nuk është vendosje e saktë e diagnozës.
Gjithashtu mund të themi edhe anën tjetër të medaljes se testimi i nivelit të PSA po vazhdon të shpëtojë jetë (kjo ndodh kur niveli i PSA del i lartë dhe natyrshëm pacienti shqetësohet dhe vazhdon ekzaminimet e mëtejshme dhe konstatohet që ka kancer prostate.
Për më tepër, në të tilla raste (me PSA mbi normë) më mirë të vazhdosh ekzaminimet për të përcaktuar se ke apo jo kancer, sesa te gënjehesh kur PSA të del “normale” dhe t’i nuk vazhdon ekzaminimet. Ky është konkluzioni i studimit tim, për te cilin shkencëtaret e amerikanë të kësaj fushe më nderuan me dhënien e çmimit të vendit të parë”.
Lidhur me ekzaminimet që kryhen për diagnostikimin e problemeve të prostatës çfarë mund të themi tjetër?
Në asnjë rast unë nuk nis mjekimin e një pacienti, nëse më parë nuk është vendosur diagnoza e saktë e sëmundjes, apo problemeve që mund të ketë me prostatën. Prandaj po ju theksoj disa elemente për vënien e diagnozës për kancer prostate, të cilat kanë ndryshuar tani edhe në vendet më të zhvilluara.
Sipas Protokollit Evropian dhe Amerikan, për të zbuluar, sa më parë se nëse pacienti ka kancer prostate duhet matja çdo vit e nivelit PSA dhe po ashtu ekzaminimi i prostatës, me gishtin tregues të dorës së djathtë (e cila njihet ndryshe në gjuhën mjekësore edhe si DRE).
Ky protokoll ka rënë tani. Kjo pasi u vërtetua se PSA nuk duhet konsideruar si specifike për kancerin e prostatës (siç e shpjegova, me sipër) dhe së dyti se DRE aktualisht nuk rekomandohet si modalitet i detyrueshëm sepse ka mungese benefices nga aplikimi i saj dhe për këtë arsye ky ekzaminim me gisht është eliminuar nga shume studime, ose nuk përfshihet më, me detyrim, në protokollin e përcaktimit të kancerit prostatës. Gjithashtu kam konstatuar se ekzaminimi me gisht i prostatës në shumë raste nuk është pranuar as nga vetë meshkujt për shkak të sikletshmërisë që shkakton. Me këtë rast dua të sqaroj edhe për kolegët se kanceri prostatës mund të dallohet nga kjo manover (DRE), vetëm në rastet kur kanceri ka avancuar shumë.
Nëse sëmundja është në fillimet e saj, duhet të dimë se ekzaminimi me gisht nuk ndihmon dot në vendosjen e diagnozës. Prostata normale është e lëmuar dhe kur preket me gisht dhe është e lëmuar, ajo është normale, por kur prekja me gisht jep ndjesinë e një gunge të fortë) atëherë duhet të mendohet se pacienti ka kancer prostate. Por, kjo ndodh vetëm në format e avancuara të sëmundjes, çka vonon diagnostikimin e saj.
Kur ka vlerë niveli i testimit të PSA-së?
Testimi i nivelit të PSA siç e kam thënë mund të ketë vlerë kur përdoret termi: “PSA velocity” (shpejtësia e rritjes se PSA). Kjo shpjegohet me një rast konkret: Niveli normal i PSA (0-4ng/ml) dhe pacientit i del PSA 1ng/ml dhe mbas 1 viti, pacientët i rezulton niveli i PSA 3.0ng/ml pra brenda ‘normës’ por ky rast nuk duhet të konsiderohet normal sepse rritja e PSA me 1.0ng/ml brenda vitit nuk është normale.
Ju siguroj që edhe në këtë rast, pacienti jo se ka patjetër kancer prostate, por kjo e detyron që të vazhdojmë me testime të tjera, për vënien e diagnozës. Po ashtu ka vlerë edhe në termin “Double PSA”. Pra niveli PSA matet dhe del i lartë, atëherë matet nesër përsëri dhe pastaj bëhet vlerësimi. Gjithmonë, në të tilla raste mbani parasysh të gjithë shkaktarët që rrisin PSA dhe që mund të jenë tregues se pacienti nuk ka kancer prostate.
Çfarë të veçantash ka testimi i nivelit PSA?
Natyrisht testimi i nivelit të PSA ka disa tipare. Së pari testimi, bazuar mbi nivelin e PSA mund të na ndihmojë në disa raste që të kuptojmë se kanceri i prostatës tek persona të caktuar mund të mos shoqërohet me simptoma të dukshme përgjatë gjithë jetës së tyre. Së dyti trajtimi i këtyre pacientëve nuk ka asnjë përfitim. Kjo njihet si mbi-diagnozë (Overdiagnosed) dhe kjo ndodh në 20- 50 për qind të rasteve, pra kemi diagnozë të gabuar se gjoja pacienti ka kancer prostate.
Diagnoza fallco rritet me rritjen në moshë të burrave, deri në shifrat 80 për qind. Pra sapo del, me matjen e parë, niveli i PSA i lartë, është gabim i madh që mjeku t’i thotë menjëherë për të bërë biopsinë e prostatës (fatkeqësisht, kjo po ndodh shpesh pothuaj në të gjitha spitalet tona). Në Evrope, afërsisht 1 ose me tepër në çdo 6 burra kanë PSA false të lartë. Koncepti i pranuar deri para disa vitesh se normale do konsiderohet kur niveli i PSA është 0-4ng/ml, ka ndryshuar sipas shteteve nga 2.5ng/ml deri ne 4.0ng/ml. Shqipëria duhet ta ketë pragun e nivelit normal të PSA nga 0-2.5 ng/ml (sipas studimit tim dhe rasteve që aktualisht vazhdoj t’i identifikoj).
Si ndikon faktori gjenetik në shfaqjen e kësaj sëmundjeje?
Dua të vë në dukje se burrat me histori familjare me kancer prostate (që kanë babain, ose vëllai) duhet të jenë më të vëmendshëm sepse faktori gjenetik e rrit rrezikun deri 42 për qind për të zhvilluar këtë sëmundje. Ndaj këta persona duhet që të fillojnë të masin nivelin e PSA-së qysh nga mosha 50 vjeç. Niveli i PSA nuk matet tek burrat me moshë mbi 85 vjeç sepse dalja e përgjigjes false pozitiv e PSA (pra, gjoja pacienti ka kancer prostate) rritet me 15 herë, në krahasim me moshat më të reja.
A duhet të vazhdojë bërja e analizës së PSA-së ?
Personalisht, prej 20 vitesh kam vepruar kështu: Në të gjitha rastet kur PSA ka rezultuar e lartë kam kërkuar kryerjen e matjes: “Raporti Free PSA/ Total PSA”. Kjo taktike mbështetet nga ekspertët që drejtojnë studimet e nivelit më të lartë shkencor për kancerin prostatës. Matja e nivelit Fosfatazës Acide (prodhohet në prostatë), e cila gabimisht është harruar, duhet patjetër të matet sepse kur PSA është e lartë si, dhe Fosfataza Acide, atëherë është me i larte rreziku që pacienti ka kancer prostate.
Personalisht kam 3 vite që nuk ju rekomandoj pacientëve matjen e nivelit PSA, por ju kërkoj që të bëjnë matjen e PSA-së sipas metodës së re, e cila quhet Prostate Health Index (PHI). Qartësisht dhe shkencërisht, përgjigja finale e pyetjes dhe dilemës së burrave është qe:“Matja e nivelit PSA të mos bëhet më si rutine (Check-up), por të fillohet me kalkulimin e PHI sipas kalkulimit: Beckman Coulter’s phi”.
Gjithashtu, testimi i ri, të cilin e përdor për pacientët e mi e që quhet PHI është prapë analizë me bazë PSA, por me tjetër formule kalkulimi (Beckman Coulter), e cila bëhet nga gjaku që merret thjeshtë siç bëhet PSA, por që është tre herë më e sigurt se matja e thjeshte e nivelit PSA.
Rritja e nivelit të PSA mund të shkaktohet nga:
- Prostatitis (infeksioni prostatës).
- Hipertrofia beninje e prostatës.
- Madhësia e saj.
- Kanceri i prostatës.
- Aktivitetet fizike siç janë: çiklizmi, vrapimet, etj.
- Vendosja e kateterit uretral.
- Ekzaminimi rektal me gisht i prostatës (DRE)
- Nga rritja e moshës.


Dr Kim Drasa eshte nje nga mjeket me te rralle qe ka pasur vendi jone,jemi me fat qe kemi nje mjek te tille nga ata te cilet nuk ka me sot,jo vetem ne Shqiperi por edhe neper bote.Nje mjek i shkeqyer por mbi te gjitha human.Jetoj jashte por vetem tek dr Drasa gjeta keshillimin dhe mjekimin e duhur per djalin dhe veten pas shume mjekesh qe kisha konsultuar ne Itali dhe Gjermani.Zoti i dhente shendet doktorit dhe familjes se tij.
Dr . Kim Drasa është me famë botërore dhe komtributi tij në fushë e mjeksisë është shumë vlefshëm për të gjithë .
Tradita familjare vazhdon duke përcjellë njohuritë e babait të tij dhe hulumtimet në këtë fushë I japin mjeksisë shqiptare nje zë mbarë botës si : Shqiperi, ShBa, Gjermani, Francë tek.
Profesor Kimi me një keshill shpeton jetē njerzish rrespekt per pune dhe ashtu siq është e ka edhe titullin
Shume sakt.I qarte ,bindes shkencerisht e praktikisht.
Me respekt per punen e kryere e rezeltatet .
Evdal Nuri
Prof. Dr. Kim M. DRASA ME MARRJEN E CMIMIT TE PARE NE NJU YORK U BE “AMBASADORI” ME I MIRE I . QYSH NGA DT 8 NENDOR 2019 QE PROF. KIM MORI CMIMIN, TE GJITHE SHQIPTARET KUR SHKOJNE NE SPITALIN MOUNT SINAI DHE PERSONELI e MERR VESH QE JEMI SHQIPTARE NA UROJNE PER CMIMIN E PROF. KIM.
KOMUNITETIT SHQIPTAR I KA RRITUR KRENARINE.
THANKS FOR
PROF. DR. KIM M. DRASA
Pershendetje! Profesori eshte nje profesionist i nderuar dhe shume i azhornuar me te gjitha teknikat dhe medikamentet e reja per mjekimin e te semureve me probleme urologjike dhe seksologjike. Jam konsultuar me Prof. Kim Drasa prane Klinikes MMC dhe permiresimi ishte i dukshem! Sinqerisht ju a rekomandoj.
Profesori vjen nga nje familje e nderuar i biri i Profesorit te madh Maksut Drasa, bab e bir me perkushtim maksimal per te gjithe pacientet e tyre. Krenare qe Tirona ka pas Prof. Maksutin dhe tashme te birin Prof. Kim Drasa.
Ben baba te te ngjaj !Prof. Dr. Kim Drasa eshte pasardhes i denje i dr. Maksut Drases qe ka nje kontribut te jashtezakonshem ne mjekesin shqipetare. Dr. Kimi me zotesin,aftesin dhe zgjuaresin e tij i rriti vlerat dinastise “DRASA”.
Profesor Kimi !
Urime per kete artikull sa shkencor..bashkekohor..i vlefshem per pacientet gjithashtu edhe per koleget.
Suksese te metejshme
Jam nje pacient me probleme ne prostat me psa te lart 12 dhe 14.psa totale
Kam bere 2 here biopsi ne itali dhe me doli me ifamiacion
Vij ne tirane dhe bej ne spitalin universal bej rezonancen dhe me fhone kancer grada 5
Takohem me tè madhin Kim derasa nje doktor unik dhe nje zemer te madhe ne kujdesin e tij sot jam shume mire nuk ishte kancer eshte I madhi dok Kim derasa qe me shpetoj jeten zoti e bekoft flm shume I madhi dok professor Kim derasa te uroj te gjifhe te mirat ne jeten tende
Ju faleminderit per informacionin Profesor. Jeni njesh!
Pata djalin me temperatyre te larte 40^ dhe ma mjekuan me antibitike me shumice. Prof. Kim Drasa me tha qe po ta mjekojne gabimisht me antibiotike me doza sulmi se ata te thone virale. Analizat qe me keshilloj Prof. Kim ne qsut nuk i benin. Ika ne Greqi dhe diagnoza doli sic tha Prof. Kimi. Prof Kimi eshte me i miri jo vetem ne Shqiperi por ne gjithe boten .Urime dhe per artikullin je vertet shume i zoti .
Ju falënderoj Profesor per informacionin tuaj. Perhere i sakte dhe i qarte. Kenaqesi qe kemi te tille intelektuale.
[2/18, 05:38] Edmond: Konkluzionet shkencore me te cilat na paraqitet doktor Kim Drasa na japin te kuptuar ne menyren se si duhet ta njohim pa shume terma shkencore prostaten si semundje dhe jo te frikesohemi per nje here se se jeta po na largohet pas nji matje 1% 2% 3 % apo edhe 4% psa dhe duhet te alarmohemi . Jo pasi doktor drasa ne menyre shume te natyrshme per cdo lloj niveli formues e shpjegon rrezikun dhe menyren se si duhet te sillemi ndaj nje simptome te tille . keto lloj menurash komunikuese na vlejne dhe na duhen per nje informacion te pergjithshem nga cdo kush qe lexon per kulture pasi jo te gjithe kane formim mjekesor .. Prandaj Z . Kim Drasa ju lutemi vazhdoni te shkruani ne menyren tuaj te natyrshme dhe gjithmone e gjithkuptuar nga vdo lloj niveli .
Urime prof Kimi, ! Atrikull sh shkencore dhe informcion i update -tuar!
Me shume mirenjohje per Prof. Dott. Kim Drasa per kete artikull dhe per punen qe po ben ne nivelin kombetar dhe internazional. Te kesh mjek ne shqiperi me kete pregatitje dhe njohuri ne fushen e mjekesise, eshte nje krenari e jashtezakonshme. Komplimenti Profesor.
Buon giorno a tutti. Abbiamo visto questo articolo e apprezzato i contenuti scientifici e il modo dettagliato nella loro descrizione. Abbiamo avuto l’onore ad incontrare il Prof. Kim Drasa durante la visita ufficiale della nostra delegazione di 5 giorni nel ottobre del 2018 in Albania. Con grande piacere abbiamo seguito anche suoi interventi nel convegno di Venezia e in quello di Udine. Ha presentato le sue conoscenze in maniera esemplare, dove i medici e gli infermieri della specialistica di urologia di Udine, hanno acquisiti ulteriori conoscenze in materia. Complimentandomi con Lei Prof. Drasa esprimiamo i migliori distinti auguri di una continuazione sulla strada della scienza. Lei è sempre benvenuto nei nostri convegni in Italia. Segretario Generale Nursind Udine.
Bravo Profesor Kimi më këtë studimin që po bën në lidhje me prostaten as bote nuk po e bën siç po e bëni ti .Të uroj suksese më të arrira Profesor Kimi.
Prof. Kim eshte personalitet me fame boterore ne Urologji. Ka kryer shume studime te publikuara ne revista prestigjoze.
Respekte Prof
Urime prof.Drrasa per cmimin nderkombetar ne N.York dhe per studimin e rendesishem!
Jam nje pacient qe merrem me prostatitin kronik prej vitesh dhe bej analiza te PSA ritmikisht. E gjej me interes kendveshtrimin e profesorit per rendesine relative te analizes se SPA-se, per ndjekjes e rritmit rrites se saj apo raportin PSA e lire/ PSA Total etj.
Prof.Kimi me duket shume i thelluar krahasimisht dhe pararoje ne ceshtjet e prostates.
I uroj seksese dhe te tjera arritje shkencore ne fushen e prostates.
Prof. Kim Drasa, na jep nje kendveshtrim shum interesant per perqasje. Klinike ndaj PSA, ne kete artikull. Gjithashtu ky artikull jep udhezime te qarta per zbatim ne praktiken klinike per te gjithe punonjesit e kujdesit shendetesor te perfshire ne trajtimin e kesaj pathologjie. Mirepresim se shpejti artikuj te tjere me vlere shkencore nga pasuesi i denje i nje prej ikonave te Mjekesise Shqiptare, Prof Maksut Drasa.
Prsh Profesor. Kim Drasa.
Lexova me vemendje studimin tend dhe gjithe kohes ndjeja thellesine e njohjes nga ana juaj e problemit dhe se sa mire ju e keni pershkruar me cdo detaj menyren e konstatimit, e pastaj zgjidhjen sa me te mire te problemit, duke vene veten time ne rrolin e njeriu te thjeshte por qe interesohet per problemin kuptoj sa ja keni thjeshtezuar te gjitha situatat ku ai do gjeje dhe shkaktarin nepermjet spjegimeve tuaja, Profesor Kimi te uroj mbaresi dhe po pres pa durim te lexoj numrin tjeter, jeni unik ne bote besoj qe zhvilloni ne menyre shume dinjitoze studimet dhe eksperimentoni per cdo problem te semundjeve te veshtira, ju po ndihmoni njerezimin dhe ne duhet tjua dime kete nder qe po na beni, zoti qoft me ty…
Prof Kimi Drrasa te cilin kam nderin ta njoh personalisht na tregon me shifra statistikore por edhe me komente te vyera rendesine e individit per ta ekzaminuar ne kompleks dhe jo vetem te ndalosh ne disa shifra por dhe vleren e eksperiences personale qe vazhdon ta ndaje jo vetem me kolegel e tij. Urime per cmimin dhe suksese per punen e palodhur te gjithe viteve te sherbimit qe ke kryer dhe te viteve qe do te sherbesh perseri. Nder dhe kenaqesi te vleresohemi ne bote me mjeket e shkelqyer qe kemi. Te falenderoj Prof. Me shume respekt Dritan Ulqinaku
Urime profesor Kimit per studimin shkencor te vleresuar nderkombetarisht.
Krenari per mjeksine shqiptare dhe sherbim profesional per pacientet e shumte.
Dr Kimi prej vitesh ka prezantuar punime autentike shkencore bazuar ne eksperiencen e tij shume vjecare ne sherbimin ambulator.
Uroj suksese dhe pune te frytshme.
Me respekt. Hervin F
Prof. Dr Kimi eshte nje vlere e pashoq jo vetem per mjekesine shqiptare por edhe pertej. Para 8 vjetesh, tim eti ju sugjerua nje operacion urgjent brenda 24 oresh nga dr. Mustafa Xhani, se perndryshe nuk i garantohej jeta. Fati yne qe u konsultuam me Prof. Dr. Kimin i cili jo vetem, na sugjeroi per mos berjen e operacionit, por me kuren qe i dha im ate jeton sot e asaj dite !
Per mua perifrazimi me i mire per Prof. Dr. Kimin eshte ky qe kam degjuar
“ Nje konsult me Prof. Kim Drasa- 1) Te shpeton jeten; 2) Te zgjat jeten; 3) Te shpeton me mijra € nga veprime
Mjeksore te kota; 4) Te permireson cilesine e jetes ( Quality of Life- QoL).
Edhe nje here falenderime te perzemerta per Prof. Dr. Kimin
Eshte fat qe nje shoqeri te kete njerez me nje kapacitet te tille intelektual e profesional si Prof. Dr.. Kim Derrasa.
Niveli shkencor, i demonstruar dhe i provuar duke spikatur ne mes shkencetaresh me ze ne fushen e tij na nderon te gjitheve.
Number 1 i urologjise dhe fenomen ne trajtimin e problemeve seksuale e infertilitetit mashkullor e femeror.
Urime e suksese ne sfidat e ardhshme.
Dua te tregoj historine time me dr Kim Drasen une jetoj ne FLORIDA USA me 18 Maj te vitit 2014 bashkshortja ime ishte shtat zene.por filluan shqetsimet dhe kishte shume emoragji shkuam ne spital atje na informuan se shtatzania ishte jasht mitres erdhen ne shtepi gjendja u keqsua..telefonoj kimin dhe I tregoj gjendjen kimi me tha eshte e pa mundur qe im shoqe te ishte shtatzene jasht mitres dhe te ket emoragji keshtu qe u nisem tek nji spesialist tjeter dhe ai na tha te njejten qe na tha dr Kimi
Prof. Kimi ju urojme per Cmimin e pare qe morret ne Nju York. Artikulli per PSA eshte shume shkencor. Na qetsuat se bukur thoni qe mos u alarmoni te gjithe si familje e fis se mua me doli PSA e larte. E keta urologet te fusim menjehere ne Biopsi, e te heqin prostaten kot se koti. Ju jeni urologu me i mire qe ka Shqiperia.
Falenderojme Allahun qe te kemi.
Cmimi i pare ne Nju York tregoi se Prof.Drasa eshte ne nivel shkencetari. Artikulli eshte i kuptueshem per te gjuthe popullin. Historia ine su pacient eshte tamam sic thote pr0fesori. Para 3 vitesh PSA me doli 14. Spitali privat ne propozoi menjehere biopsin. Refuzova. Me rekomanduan Prof. Kimi. Ai me testoi oer ibfeksion she aahru doli. Me mjekoi me antibiotik sioas antibiogames pas 2 muah me beri psa por sipas variantit te ri qe thote ne artikull PHI e qe behej ne Itali. Doli normale. Per siguri ne beri e rezonance te prostates e me doli normale. Pra u suguruam qe nuk kisha jancer prostate. PSA e bera para nj jave e kam 8.14 dhe rapieti 23.9. Tani ham nornak, i qete, pa stres se mos kisha kancer prostate. Sado qe ham 85 vjec me dieten e suplementet qe me ka dhene Prof.Kim han akima aktiv edhe si mashkull. Kio tregon qe Profesir Kim eshte shkencetar dge ne seksologji. Ashru si i ati edhe i biri te sherijn edhe vetem me fjale e miresjellje.
Mirenjohje per familjen DRASA
.
You are the best!