75 vjet më parë Divizioni VI i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare mori pjesë në operacionin 26 ditor për çlirimin e Vishegradit. Vetëm nga efektivi i Br. VIII S dhanë jetën 30 partizanë.
(20 janar – 14 shkurt 1945)
Naxhi Zhupa*
Divizioni i VI Sulmues i U.N.Ç.SH. u formua më 18 nëntor 1944. Në përbërje të tij u përfshinë Brigada VI, VII, VIII dhe XXI Sulmuese. Kishte si efektiv më shumë se 4.000 partizanë e partizane. Forcat e tij kaluan kufirin dhe u vunë në ndjekje të armikut në drejtimin Shkodër-Podgoricë, në Mal të Zi e deri në qytetin Vishegrad të Bosnjës, duke kryer veprime luftarake jashtë kufijve shtetërorë në 76 ditë… Vetëm nga efektivi i Br. VIII S dhanë jetën 30 vetë, midis të cilëve dy partizanet trime Nervo Berdaj më 12.12.1944, ndërsa Sado Maliqi në Bosnjë më 13,02,1945; dhe u plagosën dy partizanet Marie Brisku dhe Merushe Sadikaj më 14.12, 1944 … Kam qenë pjesë e kësaj Njësie Partizane dhe nuk mund të më shlyhet nga kujtesa qëndresa e bashkëshokëve/qeve jo vetëm të kësaj Njësie por edhe të të tjerave…
***
Luftimet për çlirimin e Vishegradit janë përjetësuar që gjatë atyre ditëve nga vetë partizanët “rapsodë” e “poetë” të kohës. Ajo luftë herë është quajtur “Beteja e fundit”, herë të tjera “Vallja e lirisë” por edhe “Vishegradi anë lumit”. Por gati në të gjitha këto epitetime zënë vend në mënyrë kuptimplote vargjet: /… Dridhet qyteti e xhamia / Por jo trimat nga Shqipëria /…
Për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar (LANÇ-in) në tërësi dhe për operacione të veçanta të saj është folur e shkruar mjaftueshëm. Por në të ardhmen, me gjithë heshtjen tridhetëvjeçare të administratës shtetërore dhe disa shkrimeve helmuese të disa penave të përlyera, me siguri që do të shkruhet shumë më tepër dhe më me respekt se deri tashmë. Vendimet politike, urdhërat luftarakë dhe veçanërisht veprimet luftarake në terren si gjatë LANÇ-it në territorin shqiptar deri më 29 nëntor 1944, por sidomos pjesëmarrja e forcave partizane në kuadrin e Koalicionit Antifashist Botëror jashtë kufijve shtetërorë shqiptar, do të jetë një shtysë më shumë për t’i pasqyruar më gjerësisht dhe për t’i bërë më shumë jehonë kësaj epopeje të lavdishme, e cila tek e fundit nënëshkroi me gjak garantimin e të ardhmes të vendit dhe popullit shqiptar si komb dhe si shtet sovran, njëherësh duke e radhitur meritueshëm në popujt liridashës. Për këtë arësye dhe në këtë kuptim, sakrificat e panumërta të luftëtarëve/eve të Ushtrisë Partizane për të ndjekur me luftime armikun e përbashkët të njerëzimit jashtë kufijve shtetërorë, me qëllim që ta mbërthente atë në luftime të vazhdueshme për të mos lejuar largimin e tij pa u dëmtuar dhe të pa konsumuar, për të ulur aftësinë luftarake të tij në ndeshjet e pritshme me forcat tona aleate, përbëjnë një ndihmë të çmueshme për aletatët tanë e cila nuk mund të mohohet por as edhe të nëpërkëmbet apo baltoset. Lufta e popullit shqiptar ka patur si moto çlirimin e vendit dhe të popullit të tij por edhe pjesëmarrjen aktive në luftime si pjesë e Koalicionit Antifashist Botëror ku ai ta gjykonte të domosdoshme.
***
Shqipëria në luftimet jashtë kufijve shtetërorë mori pjesë me dy divizione. Kështu Divizioni i Pestë veproi në Kosovë e Sanxhak ndërsa Divizioni i Gjashtë në Mal të Zi e në Bosnjë. Veprimet e shumta të kordinuara, të organizuara, të planizuara, të komanduara dhe të drejtuara me kompentencë profesionale nga komandat dhe shtabet, si dhe veprimet vullnetplota, këmbëngulëse dhe heroike të luftëtarëve/eve, janë dëshmia më e pakundërshtueshme që populli shqiptar dhe ushtria e tij partizane përmbushën me dinjitet dhe partneritet të plotë me aleatët e Koalicionit. Ushtria Partizane gozhdoi forca armike në luftime të pandërprera në territorin shqiptar dhe jashtë tij përkatësisht 70.000 deri më 29 nëntor 1944 dhe rreth 50.000 gjatë muajve dhjetor 1944 – shkurt 1945.
Natyrisht që kalimi në territore të huaja dhe luftimet e zhvilluara atje nuk mund të mos bëheshin me marrëveshje të dyanshme dhe me miratin “të të Zotit” të shtëpisë, siç thotë një fjalë e urtë popullore. Këshu edhe veprimet luftarake në Bosnjë nga Divizioni VI i U.N.Ç.Sh. në muajt janar-mars 1945 zënë një vend të veçantë në kontributin që dha populli shqiptar jo vetëm në periudhën e LANÇ-it në Shqipëri por edhe jashtë kufijve shtetërorë si pjesëtar i vogël por besnik dhe me kontribute të çmueshme gjatë 5 vjetëve. Këtë të vërtetë udhëheqja e lartë e Shtetit të Ri Shqiptar e pat deklaruar që kur zhvilloheshin luftimet në Mal të Zi, Kosovë, Sanxhak e Bosnjë më 15 janar 1945, ku përpos të tjerash theksohej: “ … me luftën tonë në ndihmë të Aleancës jashtë kufijve shtetërorë, ne garantojmë të ardhmen tonë si komb… ”. (Shif letrën dt. 15 janar 1945). Me këto motive shkuam në luftimet e Vishegradit të Bosnjës dhe zonës për-rreth edhe ne ish-partizanët e Divizionit VI, luftime për të cilat është shkruar mjaft herë në formë kronikash, kujtime e artikuj shtypi, por asnjëherë nuk është trajtuar si operacioni ushtarak i veçantë, i vetmi dhe i fundit i LANÇ-it jashtë kufijve me një përmbajtje shumëdimensioale sa i takon vlerave politiko-ushtarake. Për nga hapësira ku u zhvillua, kohështrirja (20 janar-14 shkurt 1945), mënyra e organizimit dhe e drejtimit me një urdhër luftarak të quajtur “Urdhër-Veprimi” të formës më klasike ushtarake; dhe nga forcat pjesëmarrëse, ai në fakt përfaqëson një operacion të mirëfilltë ushtarak të shkallës së lartë. Në këtë operacion u angazhuan katër Brigada Partizane dhe secila prej tyre kishte bërë emër të mirë në luftimet e mëparshme. Brigada e VI S zinte vend dallues në forcat e Ushtrisë Partizane, më vonë ajo u nderua me titullin e lartë “Brigadë Heroinë”. Jo më pak emër kishte bërë Brigada VII S, e cila veç të tjerash, kur u nis për në Veri çau me heroizëm përmes reaksionit vendës nga Kulmaku i Skraparit në Orosh të Mirditës e në Kërzhanjë të Malit të Zi. Brigada VIII S, po për merita të spikatura ishte vlerësuar si “Brigada I e Re” duke kaluar fitimtare nga beteja në betejë, ndërkohë Brigada XXII S edhe pse e re si njësi ushtarake, kishte në përbërje partizanë të viteve 1942-1943 nga Peza të kalitur më së miri në luftime. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, këto forca partizane bënë emër po kaqë të mirë në luftimet e rradhës në këtë operacion edhe pse gabimisht (pa ditur mirë kuptimin e termave ushtarake taktike, operative dhe strategjike) është trajtuar thjesht si një betejë e rradhës. Është me interes të kujtojmë se edhe në këtë operacion nuk u luftua “alla partizançe”, apo se ishte “luftë bandash” etj. siç kanë anatemuar disa gojë të ndyra, por u kryen luftime me koncepte e detyra shumë të qarta.
***
Ja disa dokumente:
“Urdhër-Veprimi” nr. 4; dt. 03. 02. 1945 i Shtabit të Divizionit VI, dërguar Brigadave VI, VII, VIII dhe XXII në orën 09.oo, dhe për njoftim Korpusit II Jugosllav, përbën shembullin e një modeli se si veprohet në një operacion ushtarak. Po citoj disa pjesë nga urdhëri i mësipërm:
“Situata: Forcat armike ndihen të vendosura në Vishegrad në vende që të mbrojnë hekurudhën Dobruzh-Vishegrad-Magjegja-Zagreb e në rreth tyre duke i fortifikuar me armatime si mitroloza, mortaja, artileri e lehtë, etj.
Informatat e marra nga Brigadat dhe seksioni informativ konfirmojnë tërheqjen e paprerë dhe mbrojtjen që bën armiku me 5 batalione të veçanta dhe forcat në tërheqje prej rreth 8.000 veta të Divizionit 181, D.22 të granadjerëve …
Ata janë përqëndruar në të majtë të rrugës të katundeve Çeçiçe-Drinsko-Polijaniçi-Suhagora-Zanozje-Turjak-Mirilovac. Këto forca kanë për qëllim të lehtësojnë tërheqjen drejt Sarajevës dhe të ruajnë municionet (100 vagona) gjatë rrugës. Edhe pse kanë materiale me shumicë, vuajnë për ushqime dhe morali i tyre ka rënë shumë…”. (A.Q.SH, fondi D.6, kutia 35, dosja 8, fq. 202)
Qëllimi i armikut është: forcimi i pikave dominuese, sigurimi i tërheqjes së befasishme nga Vishegradi dhe evitimi i këputjes të ndonjë bishti të kolonave në tërheqje…”.
Detyra jonë: Të sulmohet armiku në mënyrë që të izolohen forcat e tij nga njëra-tjera. Të këputet xhadeja në të dy anët e Dobrun-Vishegrad si dhe Vishegrad-Megjegja. Masi të izolohen me sulme të rrufeshme tue i asgjësuar forcat e rrethuara, të çlirohet qyteti i Vishegradit” (Urdhëri i Veprimit) Koncepti i veprimit: Do marrin pjesë forcat e Brigadës VII, VIII dhe VI…
Urdhërojmë: Brigada VIII të sulmojë majtas përballë armikut në Drinsko tue drejtuar një batalion për këputjen e hekurudhës Vishegrad-Magjegja e duke mbetur atje. Me tre batalione të tjera sulmon majtas, prapa armikut, tue patur objekt kryesor çlirimin e Vishegradit. Forcat e të dy Brigadave (VII-VIII) do të veprojnë me manovër në formë dare dhe me shpejtësi rrufe të mbyllin rajonin Mirdoviçi-Urugla. Prej këndej Brigada VIII me tre batalaione sulmon Vishegradin, kurse Brigada VII likujdon forcat që mbeten të izoluara me Brigadën VI… Brigada XXII qëndron atje ku ndodhet si rezervë…
Koha e veprimit: (sulmit, N,ZH) fillon 05.oo të mëngjezit të dt. 05.02.1945”.
Urdhri vazhdon me pika të tjera, por vlen të thuhet se ashtu si në rastet e tjera edhe për çlirimin e Vishegradit luftimet e Njësive të Mëdha Partizane janë zhvilluar jo siç është folur e flitet rëndom e me keqdashje “alla partizançe” por me koncepte të qarta për organizimin e veprimeve të mirëfillta taktiko-operative dhe arritjen e qëllimeve të përcaktuara të LANÇ-it. Operacioni për çlirimin e Vishegradit më 14 shkurt 1945 ishte një nga operacionet kryesore që zhvilloi Ushtria N.Ç.SH brenda e jashtë vendit, duke zënë kështu edhe vend nderi në Epokën e ndritur të L.A.N.Ç-it si pjesëtar i denjë i Koalicionit Antifashist Botëror. Ky operacion bën pjesë në ata të fituarit, por njëkohësisht edhe me “kosto”, sepse në 26 ditët e mësymjes në terren të hapur e të mbuluar nga dëbora, të imponuar të fillonin veprimet sulmuese nga poshtë-lart kundër vijave mbrojtëse të parapërgatitura me fortifikimin e nevojshëm, pati dëme njerëzore të ndjeshme dhe të dhimbshme. (këtë fakt e pohon edhe Historia Botërore e Luftrave). Për çlirimin e Vishegradit dhanë jetën 119 partizanë përkatësisht: 29 të Brigadës VI; 48 të Brigadës VII; 30 të Brigadës VIII; 12 të Brigadës XXII, duke përfshirë këtu edhe vdekjet nga epidemia e tifos në zonën ku vepruan. Divizioni VI i U.N.Ç.SH edhe në këtë operacion i përmbushi me nder e lavdi detyrat ndaj popullit e Atdheut, por gjithësesi si pjesë integrale e Koalicionit Antifashist Botëror, duke dhënë kështu ndihmesë konkrete për çlirimin e Malit të Zi e të Bosnjës Jugore. Ky është një fakt historik i padiskutueshëm, i cili ne luftëtarëve/eve por edhe popullin tonë, na bën krenarë për përmbylljen e një epopeje të çmuar të L.A.N.Ç-it, por që çuditërisht edhe aktualisht në Shqipëri ekziston një heshtje e pakuptimtë. Nuk ka asnjë simbol, asnjë lapidar, asnjë memorial, asnjë pllakë përkujtimore që të përkujtojë 119 viktimat, ku ne bashkëshokët e tyre, që marrin ende frymë, të vemë të paktën një kurorë me lule në kujtim të jetës së tyre të re të vënë në altarin e lirisë të popullit.
*Ish-partizan i Br.VIII, veteran dhe invalid i LANÇ-it.

Botoje ne Beograd dhe Moske kete perralle. Atje ku i keni marre dekoratat per te miren e Jugosllavise.
Lavdi heronjve qe dhane jeten per clirimin e vendit dhe popujve te pushtuar!
O I pa udhe
.Edhe me serbi apo greku me antishqiptar nuk do fliste ne kete menyre duke perdhosur luften e vetme ku shqiptaret u rrjeshtuan me fitimtaret dhe ruajten egzistencen e shtetit shqiptar…
.
Edhe serbi me I cartur ne Beograd e di se Jugosllavia e Titos apo Shqiperia e Enverit kishin nje komande te perbashket dhe nje doctrine te njejte Karten e Atllantikut me tete pike qe te rafshin ne cacke te krese..Pra dhe miladinat ishin ndihmes ne lufte kunder nazismit dhe aleateve te Drazhe Mihajlloveve shqiptare si gjithe bota antifashiste
.
Kam respekt per cdo antikomunist..anti stalinist..anti enverist por ne nje drejtim kryesor nuk i fal….Keto nuk duhet te shtremberojne historine,,faktet dhe kohen qe kane ndodhur ngjarjet…
.
Per shembull bie dakort qe Amerika per interesa strategjike te perplaset me Rusine ( dikur bashkimi sovjetik) dhe gjoja te luftoje komunizmin..por nga ana tjeter mos harrojme qe Stalini “ky muzhik pa shkolle” jo vetem qe mundi Hitlerin (faktori kryesor) por vuri ne rrjesht dhe Ameriken dhe Angline…ku keto dy te fundit kur ndane boten me Stalinin i lane pjesen e Luanit..
.Pra edhe nese Enveri paska shkuar me Stalinin eshte e drejte e tij qe nje popull i vogel te lidhej me shtetin me te forte te botes..
.
PSE NUK ESHTE FAJTOR ENVERI QE U LIDH ME STALININ ??
ARGUMENTI I PARE
Ne 1941 Karta e Atlantikut
ishte një marrëveshje e bërë mes
F.D Rooseveltit dhe W. Churchilt (ShBA-së dhe Britanisë),
mbi rendin e ri botëror të ardhshem, e bërë më 14 gusht të vitit 1941 në një anije në Atlantik. Kësaj marrveshje, më 24 shtator të vitit 1941 ju bashkangjit edhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.
.
Në atë kohë, gjithë kundërshtarët e lutës kundër Gjermanisë, e njihnin këtë marrveshje si Program te përbashkët…ku kucedres serbe i ngarkohet roli te organizoje luften NCL per llogari te Rooseveltit ,Churchillit…
ARGUMENTI I DYTE
Ne tetor 1945 ne “The Percentages agreement ”
Joseph Stalin &Churchil
l dhe ambasdori amerikan Averell Harriman
ndane Europen si kasape dhe shqiperine e gjore e lane ne dore te TITO RANKOVICIT DHE STALINIT
pra me nje fjale keto 3 TE MEDHENJETE BOTES na lane ne urdherat e Titos kaq mjafton.
PRA NESE NE 1944 KUR ARIU LUANI DHE TIGRI NDANE BOTEN….NUK E KISHIN NE DEFTER SHQIPERINE…
KURSE NE 1960 DEL NJE ENVER HOXHE QE BERI HISTORI KOZMIKE…QE NE STROFKEN E ARIUT RUS BERI TE PABESUESHMEN BILES NE ATE KOHE XHON KENEDI U DORZUA NE 1961 NE KUBE…
U desh nje lufte titanike e enver hoxhes te debonte serbet ne 1948 nga dera dhe ne 1991 i prune nga oxhaku lobi serbo-amerikan.
Lavdi partizaneve te LNCL,
ne vecanti.atyre te reneve
qe luftuan deri ne Vishegrad
Plako, bre, mos shkuaj ma shume, aman.
Edhe pionieret e fshatrave kooperativiste sovjetike nuk do arrinin ne kete logjike feminore. Megjithate vazhdo e mendoi keshtu se e ke ngrene kulloten.
po e filloj me kete fjalin e meposhtme ….
te kan genjyer or trim. se ske faj ata qe shkuan der atje tashme kan vdekur pjesa me e madhe dhe ata qe jan gjall vazhdojn me pafytyrsi te genjejn per inerci. kur po dilnin trupat partizane nga Kosova kosovaret u luteshin me lot ne sy partizaneve qe mos ti linin ne dor te serbit se do ti masacronin dhe ashtu u be. u lan kosovaret ne meshir te fatit vetem qe Dulla te mbante pushtetin e te vriste ke ti donte qejfi ne shqiperin e sapo cliruar me pretekstin armik i popullit.
periudha me gjakatare ka qen mbaslufta. vrau e beri terror e ju qe i ngrini lavdi Harram ju qoft ajri uji dhe buka e shqiptarve.
Kur masakrimit vëllezërit tanë të Kosovës.
Litari litari litari litari litari
Për sigurimin e shtetit sllavo-komunist
Shkrim MONUMENT-Faleminderit Naxhi Zhupa ..!
-Ishte kafia më e shijëshme,- pirë sot tej oqeanit,sa lexuar këtë shkrim*MONUMENT*,të atij dëshmimtari të gjallë ish Partizan,si i nderuari Naxhi Zhupa,që ditët ju bëfshin NJËMIJË. Shume të tilla tregime për luftën kemi lexuar një jetë,sa unë fëmijë,përjetuar,në Dangëllinë Naimjane*, po ky i mësipërmi ështe DËSHMIMTARI, më i besushëm. I faleminderit. Unë që komentoj, sot 84 vjecar, biseda të tilla,(kam jetuar një JETË),bërë me birin e GJAKUT të fisit Tim -XHOGA-Partizan 18 vjecar, Xhoxhi Comi Xhoga, pjestar që në krijim të kësaj brigate,që do të shkonte e Luftone si shkruani Ju i nderuar Naxhi. Një jetë Ai nga Partizan, ushtarak në Gardën e Republikës,sa Oficer,mbaruar pas lufte shkollën, graduar e komanduar rreparte,deri atje në Veri të atdheut tonë, në Malesine e Gjokovës e Tropojës mbare.Ndarë nga jeta..,90 vjet jetuar, si invalid i asaj Lufte,nga 1956ta në Korcë,i nderuar e respektuar.
Ditët NJËMIJË i nderuari PARTIZAN *Hero i Gjallë* Naxhi Zhupa. Vërtet shkrim MONUMENT !
Toronto19-02-2020 *Pasuesi Veteran*84 veçar;
Dhimitër M.Xhoga.(GND:)