Argjendaria pranë drejtorisë së policisë së Elbasanit është bërë pre e një grabitje mesditën e sotme, 15 shkurt.
Një person me maskë ka hyrë në argjendarinë në pronësi të shtetases Antoneta Balla dhe “dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish” informon policia e Elbasanit.
Grabitja u shënua në lagjen “Aqif Pasha” të Elbasanit dhe autori është larguar duke lënë pistoletën atje.
Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe e ka shpallur në kërkim.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.
Nuk bëhet e ditur vlera e bizhuterive të grabitura.
l.h/ dita

Eshte 30 m nga Porta kryesore e Drejtorise policise dhe vetem 10m nga porta e policeve.Eshte si te vidhet Teatri Kombetar perballe Ministrise se Brendshme dhe policet te arrijne aty nje ore me vonese.
Policet qe e pijne kafen ne kat te dyte te Lokalit qe me Argjendarine e ndan vetem rruga,kane dashur te shohin nje grabitje On Line,mund ta kene filmuar me celular spektaklin.
E merrni vesh ku jemi?
Prandaj zoterinj argjendare,florinjtare,arketare,bankjere,Kambista,shitesa,bleresa,blini rovole,kallashe,se dy duar per nje koke jane.
Ai hajduti po te kishte hipur ne lokal,do kishte zene rob gjysmen e komisariatit.