Albin Kurti e konsideron një bashkëbisedim të hapur e mjaft të dobishëm atë që u zhvillua në panelin e organizuar në margjinat e konferencës së sigurisë në Mynih.
Në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle, kryeministri i Kosovës sqaroi se kur mendon ai që mund të hiqet taksa e shumëdiskutuar prej 100% mbi produktet serbe, e cila po frenon dhe procesin e dialogut mes dy vendeve.
“Sa me perket mua, qëndrimet e mia janë të njohura, nuk jam në parim kundër dialogut, dua dialog të përgatitur mbi parime, jam konstruktiv me një dialog i cili na çon në marrëveshje, mjaftueshëm i qëndrueshëm që të mos sabotohet as ga brenda, as nga jashtë”, shprehet Kurti.
Por a do të rinisë së shpejti dialogu?
“Tani ne e kemi legjitimitetin të freskët, kjo nuk mund te thuhet edhe për qeverinë në Serbi; në prill do t`I kenë zgjedhjet..mbase kur t`I përfundojnë ata zgjedhjet dhe ne t`i shqyrtojmë marrëveshjet e deritanishme, ta diskutojmë më Brukselin, me Berlinin, me Parisin, me Washingtonin për një kornizë që na e bën dialogun konstruktiv e marrëveshjen e drejtë”, thotë ai më tej.
Sa më shpejt të arrihet marrëveshja aq më mirë do të jetë, tha Kurti, por ai i mëshoi rëndësisë që duhet të ketë përmbajtja e saj. Kryeministri kosovar e cilësoi një parim normal të marrëdhënieve bilateriale reciprocitetin, që është kundërshtuar nga i dërguari i posacëm i presidentit Trump, Richard Grenell.
“Ne do ta heqim tarifën 100%, kemi treguar vullnet për këtë gjë, por do ta vendosim parimin e reciprocitetit, qytetarët e Kosovës na kanë votuar për këtë gjë në 6 tetor”, shprehet Kurti.
l.h/ dita

TO BEE OR NOT TO BEE – KJO ESHTE CESHTJA !?
– Lufta me e veshtire…. lufta e Paqes, lufta me vetveten !
– Nje politike e re po lind germadhash lufte e korrupsioni !
– Syte e zemrat e shqiptareve jane tek ti e me ty Albin !
– To bee or not to bee… Kjo eshte ceshtja !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Asnje qeveri ne hije, aq me teper me nje kryeminister te vetdorehequr nuk ka te drejte, nuk ka kompetenca, mbi te gjithe nuk ka TAGER LIGJOR te marre vendime apo te nenshkruaj marreveshje me rendesi kombetare e aq me teper nderkombetare me asked.
Aq me pak marreveshje e kontrata ala Pal Vata… me falni ala Pak Leka e co.
Pervec kesaj, marreveshje dhe kontrata te tilla me rendesi strategjike dhe vlera te medha duhet domosdo te shqyrtohen, diskutohen dhe miratohen nga organi me i larte legjislativ, sic eshte ne rastin konkret, Kuvendi i Kosoves.
Mbas krasitjes se qeverise se tejfryre te Ramushit, mbas pergjysmimit te pagave te ministrave dhe qeveritareve te Kosoves ne politiken e brendeshme te Kosoves, qendrimi Albin Kurtit ne Mynih per marreveshjen dhe kontratat per insrastrukturen jane nje veprim i drejte, ligjor, nje hap dinjitoz ne politiken e jashteme te Kosoves.
Nje fillim i mbare per kryeministrin e Kosoves dhe qeverine e re te saj ne dobi e ne sherbim te popullit e shtetit.
Ka ardhe koha qe politika e saj dhe e Shqiperise te behen ne Prishtine e ne Tirane dhe jo oaskund tjeter.
Ne fund te fundit Albin Kurti, Edi Rama jane votur nga populli dhe ata kane detyrim paresor ti sherbejne popullit dhe shteteve te tyre, duke degjuar dhe respekruar edhe keshillat e dobishme dhe sugjerimet e miqeve dhe aleateve tane strategjike, por se pari dhe mbi te gjitha ligjet dhe kushtetutat e shteteve te veta dhe interesat jetike te popullit te vet.
Persa i perket politikes boterore ndaj Beogradit dhe zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes se Kosoves, asnje politikan shqiptar ose jo, askush si Albin Kurti nuk ka percaktuar zgjidhjen perfundimtare te saj me vetem nje fjali :
“Bota e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova” pra nga paranojat raciste, nga djajte e mitet e rreme te krijuar nga kisha ortodokse serbo-ruse per “ Jeruzalemin serb”, per ”djepin e qyteterimit( lexo Holokaustin qindravjecar albanofob ), per “ token e premtuar( lexoni “Token e Djegur“ ) sepse ato paraqesin vetëm ngarkesë nacional- shoviniste, dhe besim ne rrenat e vetvetes …. nga ana e Serbise.
Cdo koment eshte i tepert!
Pa kaluar as dy jave nga jetesimi i qeverise se re te Kosoves, ajo dhe kryeministri i ri i saj Albin Kurti, me intelektuali, me atdhetari i sprovuar i saj qe ne rinine e hershme sy ne sy e balle perballe me bajonetat e autoblindat, me cetniket e paramilitaret e saj, me token e djegur e terrorin shteteror te saj 150 vjecar ndaj popullit te Kosoves se nje politike e re, me shpirt te ri po lind mbi germadhat e genocidit serb dhe mbi keneten e korrupsionit dhe nepotizmit te komandareve shqiptare qe i shpartalloi kusaria, sarajet e dugajat, miliona per vete e deri fiset e klanet e veta mafioze ala “ Banda Gangsteresh”..
Ky fillim i mbare eshte vetem hapi i pare per te fituar “ Luften e Paqes”, te humbur deri tani nga ata vete pas fitores se Luftes se Luftes se fituar fale Aleatit dhe mikut me te madh strategjik dhe te sprovuar te popullit e kombit shqiptar ne teresi – Shteteve te Bekueme te Amerikes, SHBA, dhe NATO-se se komanduar prej tyre .
Keep going Mr. Albin Kurti !
Fillimi i mbare eshte gjysma e punes, thote sovrani yne.
Nuk ka lufte me te veshtire, nuk ka lufte me te eger, nuk ka lufte me te ashper… por edhe me lavdishme se lufta brenda llojit e sidomos lufta me vetveten.
E sic thote Himni yne Kombetar:
… Nga lufta vec ai largohet
Qe eshte i lindur tradhetor
Kush eshte burre e nuk frigohet
Por vdes , por vdes si nje deshmor!
Keep going Kosova’s Son !
Syte e zemrat e shqiptareve jane tek ti e me ty !
Askush me shume se amerikanet nuk i perbuzin, nuk i urrejne servilet.
Asnje popull tjeter si amerikanet nuk perdor percaktorin ” Asskisers” “ Bythelepires per servilet qe vrapojne me te katra per nje foto, per nje shterngim duarsh, per nje bythelepirje te neveriteshme deri ne gerdi.
Albin Kurti nuk eshte nga ai stan!
Dinjiteti i shtetit, dinjiteti shteteror kerkon lidere dinjitoze.
Ndaj jo rastesisht lideret dinjitoze vleresohen dhe quhen ne shume gjuhe te Botes “ Dignitarios” “ Dignitary” shkurt Dinjitare edhe ne kinezce.
Askush si shqiptaret si ne Shqiperi edhe ne Kosove nuk kane me shume nevoje per lidere te tille!
E te tille te ben puna, veprimtaria me popullin e per popullin e ne dobi e sherbim te tij si sherbetori publik Nr. 1, Nr. 2, 3…. i tij dhe i shtetit e kombit tend. Kurrsesi jo fotot, jo lobimet deri edhe me pare ruse, serbe e greke… per tu shitur vellezerve e motrave, bashkeqytetareve e bashkekombasve te tu sapunin per djathe, kusarine per ndershmeri, atdheshitjen per atdhetari, shtetrrenimin per shtetndertim e shtetzhvillim!
Never ever !
Kurre asnjehere!
Nuk mund te kete shtet e komb serioz e dinjitoz pa lidere serioze e dinjitoze, pa dinjitare te vertete, pra pa burra te vertete shteti!
E per shtete te vogla, te reja, te sakatuara tash e mbi 150 vjet, kjo nuk eshte thjeshte nje nevoje as kerkese e rendomte.
Eshte nje urgjence, eshte domosdoshmeri sine qua non, e domosdoshme shteterore e kombetare!
Eshte to bee or not to bee, te jesh apo te mos jesh. Kjo eshte ceshtja!
Eshte nje detyrim jetik per cdo lider shqiptar!