Një 20-vjeçare është vënë në hetim pasi u kap në aeroportin e Rinasit me mbi 12 mijë euro me vete.
Burime për Report Tv thanë se 20-vjeçarja me inicialet I.K ka deklaruar përpara uniformave blu se nuk ka qenë në dijeni që duhet t’i deklaronte paratë e ndërsa është shprehur se i duheshin pasi do “ikte për shopping”.
Ajo shoqërohej së bashku nga një shoqe. Edhe kjo e fundit kishte me vetë rreth 9 mijë euro, por referuar ligjit shqiptar, nën 10 mijë euro nuk është e nevojshme për t’i deklaruar.
Njoftimi i plotë i policisë
Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.
Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.
l.h/ dita

kapje e madhe!!
kuptohet se e ka kaluar vlerën e caktuar me ligj por mos harroni se 9999 mund ti kalosh pa deklaruar!
pra si e thoni dhe ju!!kjo mund të ketë qënë një terrallake që nuk ka mbajtur vlerën e duhur!!
po të jenë të dyja ato mund të kalonin 20’000 pra diferenca 2’000€.
procedim penal!? më duket idiotësi shqiptare!!
kudo që të jesh të fusin një gjobë dhe pikë mbaroi!!
Kurse ato qe kaluan 3.5 million euro me toyoten dolen te pa fajshem. Qeverua dhe policia po godet korrupsionin. Suksese OFL.
Hapni mire syte o milet se kete eshte pak ta quash gjueti shtrigash. Sekuestroja vlen vetem per kohen qe personi i akuzuar per “mosdeklarim te vlerave monetare në kufi” gjendet nen proces hetimor. Pas daljes ne gjyq dhe marrjes apo jo te ndonje ndeshkimi, vajzes i duhen rikthyer nje per nje te gjitha parate. Ne rast te kundert, eshte detyra e hetuesise (dhe jo e vajzes) te faktoje burimin e parave. Une do i rekomandoja vajzave te qepnin me zinxhir gojen (sidomos para avokateve te djallit).
Kerkoni burimin e atyre parave ku i gjeten ato vajza aq te reja ne moshe shuma kaq te medhaja.Si me qene femije miliarderesh.
Nese parate i kane fituar me “djersen e ballit”, atehere i bie qe burimi i parave te kete qene i kulluar, apo jo? Imagjino pak sikur vajzat e reja te kene punuar ronçëm turni i trete. Ne kete rast s’mund t’ua mbash aq kollaj parate e sekuestruara, se perndryshe ky veprim do quhej vjedhje shteterore, pak a shume e ngjashme me masakren e 21 janarit.
Nga ana tjeter nuk perjashtohet mundesia e ndonje inskenimi, per te ngjallur sado pak frike ke ata qe guxojne te nxjerrin valute me shumice jashte vendit.
Pas termeteve te fundit ka mundesi qe arka e cpuar e ketij palo shteti rilindjoot po jete bere kernalle. Jo me kot lymi ka marre rruget te botes per te kerkuar lemoshe
Duhet kujdes se nuk jane te gjithe kriminele ka plot qe nuk e dine rregullat dhe jane hallexhinj i kane fituar me djerse