Kryebashkiaku Basha është bërë sot pjesë e aksionit të të rinjve të Green Line, të cilët kanë hartuar projektin “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. Basha tha se Bashkia e Tiranës do të kontribuojë në aksionin e datës 22 nëntor dhe shtoi se së shpejti do të nisin punimet për rehabilitimin e lumit të Tiranës.
“Dua ta përgëzoj këtë lëvizje rinore për sensibilizimin e madh që i kanë dhënë kësaj dite të rëndësishme. Bashkia e Tiranës ka prej dy vitesh bashkëpunim me vullnetarët për pastrimin e kryeqytetit. Ne ndajmë sot një lajm të gëzueshëm: eliminimin e pasojave të ndotjes së lumit të Tiranës, i cili prej 3 dekadash njihet si zonë e ndotur. Autoritetet financuese kanë miratuar nisjen e punimeve për lumin e Tiranës, duke bërë të mundur eliminimin e mijëra metra kub inerteve që kanë ndotur zonën rreth tij. Lumi i Tiranës do të kthehet siç ka qenë më parë, një arterie blu me gjelbërim në të dy krahët e tij. Nga zonë katastrofë ekologjike do të bëhet zonë zbavitjeje dhe rekreacionale. Ne do të bëhemi pjesë e nismës për pastrimin në 22 nëntor”, tha Basha.

0 luli juve ju ka humbur rruga ne oborr, nuk dini se ku jeni .a e ke pyetur saliun ,se mos neser ke per tu terhequr ,rama ka bere thirje per pjesmarja ne kete nisem . shiko pinin se mos ju ka skaduar.
Do te rregulloj biografine…..Nuk te beson me njeri…..S’besoj se e ke seriozisht pastrimin…se ti kudo qe shkon vetem ndot.