Vuçiç: E humbëm rastin për kompromis me Prishtinën, do pendohemi

Ornela

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi mbrëmjen e një dite më parë se Serbia e ka humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do të paguajë çmimin në të ardhmen.

Duke folur për çështjen e demarkacionit, ai tha se e kuptoi që “serbët kurrë nuk do ta pranonin diçka që në fakt ishte shansi i tyre dhe për këtë, do të pendoheshin”.

“E kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçic për TV Happy, shkruajnë mediat kosovare.

Kreu i shtetit serb shtoi se për këtë çështje do të bëhet edhe më të keq në të ardhmen, por mendon se ai vetë është i zhveshur nga përgjegjësitë.

“Unë do ta mbroj popullin serb, por mbani mend fjalët e mia në 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, tha ai.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Uaaa Fteri. Cne ti me keto qendrime qe bien ndesh me mesinet e kumanarit .Kumanari tha se do behemi vellezer me Aleksandrin dhe kosovaret do na vijne pas . Mos Fteri mos.

  • Rastin e sateme o tradhetare ?? Sa te jete gjall Albin Kurti te gjithe tradhetaret e dini vendin ku do lani mekatet ne burgjet do kalbeni ..Kush shet vatanin denohet..

    • Spartak mos i quaj te gjithe tradhetare. Te pakten Aleksin jo. Ai spo ben tradheti. Ai po ben punen e tij si kryeminister i Serbise. Ai nuk po genjen kur thote se e humbem rastin. Ai e di se pas 10-15 vjetesh sdo te kete me serbe ne Kosove dhe ska cte kerkoje me. Ai e ka nga halli por Rama Hashimi apo Rexhep ca halli kane? Pra mos e ofendo Aleksandri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *