Prej orës 13:30 po zhvillohet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku.
Prokuroria e akuzon për falsifikim dhe vendime të paligjshme në kushtet kur i kishte përfunduar mandati.
Kajmaku është ende në kërkim prej 2 muajsh.
I pranishëm në seancë është avokati i Kajmakut Isuf Shehu.
Kjo është seancë paraprake para se çështja të gjykohet në themel, ku verifikohen pretendimet për veprime të paligjshme të prokurorisë. Pas verifikimeve dosja mund të dërgohet në gjyq ose të kthehet për hetime të tjera.
Pak ditë më parë ishte gjykata administrative e cila pezulloi edhe kompetencat e nënkryetarit të Vorës, Genti Picari i cili u vendos në këtë detyrë nga Kajmaku.
Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua për fshehje të të shkruarës kriminale në Greqi atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara.
Ai erdhi në krye të bashkisë Vorës nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit aty ku garoi i vetëm për postin e kryebashkiakut.
l.h/ dita

Kajmaku i Ramutit. Bashke me kriminelet per vjedhje te reja