Edi Ramës dje dhe sot i kanë shkruar deklarata të pafundme dashurie. “Ai fitoi, është fitore personale, donacionet ishin meritë e tij”, etj.
Velinat mediatike kanë shndërruar mundësinë e një diskutimi financiar në një moment lajmesh rozë.
A thua se Rama është ai që ka blerë makinën e tipit të fundit dhe në radhë janë vënë bythëkërcyerat që e shohin. Pak a shumë kështu po duket kjo paradë lëvdatash.
Vetë Kryeministri atë që bëri fatkeqësia e natyrës po kërkon ta administrojë si aftësi të vetën.
Nuk duroi, por e shpalli atë që ndodhi fitore të vetën. Cilën fitore? Si vallë na qenka fitore e Edi Ramës donacioni dhe huatë për rindërtimin pas tërmetit?
Kjo qeveri ka një bilanc dhe ky bilanc nuk flet në favor të entuziazmit.
Qeveria në emër të projekteve të veta dhe zhvillimit nuk ka arritur të thithë këto vite asnjë investim serioz. Në shtatë vjet kemi parë vetëm kredi të kushtëzuara të FMN-së. As bankat, as sektori privat nuk shprehën interes serioz për projektet publike, – shkruan ResPublica.
Vetë shqiptarët nuk i dhuruan para qeverisë për tërmetin, por më shumë fondacioneve private.
Dhe më e rëndësishmja, ne kemi një përvojë të qartë sesi paratë merren për një qëllim dhe shpenzohen për të tjera.
Shikoni p.sh çfarë ndodh me taksën e qarkullimit.
Edhe paratë merren për rindërtimin, por nesër…
Konferenca e Donatorëve çliroi një shumë përtej pritmërive, por pjesa më e madhe janë kredi.
Dhe kreditë janë borxh i shtuar për Shqipërinë, që paraqiti një faturë të cilën nuk nuk e dimë si u hartua. Shqipërisë i dhanë një borxh dhe i falën një pjesë parash për rindërtimin, duke theksuar kontrollin e shpenzimeve të tyre.
Të thuash këtë nuk do të thotë se mallkon paratë që kanë ardhur në emër të Shqipërisë.
Por meqë edhe kjo ngjarje po ndahet në dy palë, ca që kanë patur sukses dhe të tjerët, atëherë le ta gëzojnë këtë moment të shkurtër. Dalldia vjen dhe ikën shpejt.
Do mbetet për t’u parë sesi do të shkojë ky proces, si do administrohen këto para. Ajo që dimë me siguri është se kur vjen puna te paratë kjo qeveri ka dëshmuar se nuk ka asnjë seriozitet dhe asnjë punë pa njollë dyshimi sipër.
d.a. / dita

Shpërdorimi i parasë publike eshte tipike per kete qeverisje
Mjaftojne koncesionet qe ta kuptosh hajduterine ose profanizmin e Rames, ne te dyja rastet deshtim
Ndaj duhet patur kujdes
Shpresoje ti monitoroje vete Euopa dhe ata te tjeret qe i dhane.
Se te jete per ne, aha…
Se keta e bejne si me parate qe thane se ia hoqen Thuman Kasharit te Ulajt dhe ua dhane studenteve
Por te studentet nuk shkuan kurre
Sa me pak propagande, sa me pak histeri jam dakord me shenimin
“Shpresoje ti monitoroje vete Euopa dhe ata te tjeret qe i dhane.”
shyqyr që jua kujtove,se nuk e kanë ditur e jo më ta kishin bërë ndonjëherë!!
tashti shpëtuam!!
parajs me tule do ta bëjnë shqipërinë!!
“Vetë Kryeministri nuk duroi, por e shpalli atë që ndodhi fitore të vetën.”???
fitore e ramës,dobiçit të burgajetit është thënja e tij natën e tërmetit”kasa e shtetit është BOOOOOSH”!!
kjo po që është arritje e tij!!
gjithashtu ARRTJE E TIJ është 760 milionë borxh i shtuar shqipërisë!!
ARRITJE E TIJ do të jetë ajo që do të vjedhë me këmbë e me duar!!
vetëm prisni e do të shikoni sa ka për të vjedhur!sa familje kanë për të mbetur jashtë si qent!!
Shihni çfarë llogjike!
I gjithë përroi mediatik i Bosit, po mbush faqet elektronike me titullin: Rama fitoi mandatin e tretë.
Dmth po të mos ishte ky takimi me Kreditorët (se donatorë nuk ishin) Rama nuk do e fitonte mandatin. Tani që i faturon një borxh të ri popullit të vet, plus kostot e propagandës,e paska siguruar mandatin e tretë!!!
Llogjika top! Hajde hajdeeee…!
Mendimtarët po na thonë se sa më shumë të fusësh popullin në borxh aq më shumë ky i fundit të ka borxh.
Ky është kulmi i talljes!
Po të paktën falenderojeni çdo shqiptar se është donatori më i madh që do duhet të paguajë këtë borxh! Dhe shqiptari për shqiptarin paguan pa asnjë dyshim, pa qenë nevoja ti biesh nga Brukseli.
Falenderojeni kët popull para se ta rripni edhe për llogari të atyre që do lindin borxhli.
Falenderojeni dhe ftojeni të zgjedhë lirisht dhe aty ta shohim se kush e merr mandatin e për sa kohë! Në ia dhashtë atë mandat ta gëzojë Bosi, por deri atëherë bëni zahmet e dijani për nder se po paguan dhe shtrenjtë madje. Paguan çdo fjalë të propogandistëve të përroit!
Ç’farë Turpi! Ç’farë neverie..!
o yllo
je në shqipëri or ti”Llogjika top! Hajde hajdeeee…!”!
llogjikë shqiptari!!
ky ka për ti vjedhur të gjitha dhe prapër “populli fitoi”!!
në shqipëri nuk vlen puna,por guna!!
turp neveri sot në shqipëri është të mos vjedhësh,të mos shesësh drogë,të jesh i ndershëm!!
të tjerat janë cooooooooooool!!
prandaj mos e vra mëndjen!!
populli varfërohet politika pasurohet!!
ditë më të mira do të vijnë për hajdutët!!
zgjidh e merr yllo!!
ke tre variante!
-bëhu me të majtët
-bëhu me të djathtët
-bëhu me të dy
ka dhe variantin e katërt por e ke gjithnjë ke veni!!
-bëhu i ndershëm
të leverdisin tre të parët,më shumë i treti,nuk mbetet pa gjë!!
i katërti!?
ka shumë pak dhe shumica po ikin nga sytë këmbët!!
FALEMINDERIT, EVROPE! Te kemi share,ma llkuar e dreqnuar per padrejtesite e Londres, ne vitin 1913. Por,shekull in e Njezete,te tr azuar nga dy luft era boterore, jemi hallakatur midis pakenaqesive,me rrive,luftrave gjak atare por eshte gj etur,prej burrava te mencur,qetsia dhe bashkpunimi i sotem. Ne,popu lli shqiptare, ca per gabimet tuaja e ca per fajet tona,i paguam te per rende pasojat . Por shekulli 21, NE,na erdhi e gje ti fatlum,ne saj te ndihmes tuaj. Fal eminderit Evrope! Por,solidariteti yte ne Konferenc en e Donatoreve i dates 17 Shkurt 2020,ne Bruksel, per ndihmen nga demet e termetit te 26 Nentorit 2019,pervec krye ministrit tone qe PO, la pa fryme gj ithe popullin shqi ptare.Edhe nje he re,na treguat se NE jemi pjesa juaj dhe JU jeni shtep ia tone. Edhe nje here, FALEMINDE RIT,EVROPE! MihalXhamo
Falenderojmë Botën për dhuratat dhe borxhet!
Si gjithmonë, dhuratat dihet ku shkojnë, kurse borxhet do t’i lajë populli!
oga
nuk e di a e mban mënd atë punën e karitasit në fillim të viteve’90?!
në një intervistë për përvjetorin e parë të ardhjes së karitasit në shqipëri pyetën një shqipo të thjeshtë mes të tjerëve!!
ndër pyetjet njëra ishte më interesantja:
keni përfituar ju si shqiptar nga karitasi!?
po-tha shqipua-ata të politikës kanë marrë tasin,ne na ka mbetur kusuri!!
borxhet do ti paguaj populli, kjo nuk ka asnjë dyshim,por dhe ndihmat do ti vjedhë politika si ka vjedhur dhe do të vjedhë dhe borxhet!!
e vetmja gjë që nuk do të paguajmë janë ndihmat,por dhe nuk kemi për të përfituar nga ato!!
Nuk para e vlerësoj zotin Palmer, por nuk i heq asnjë presje propozimit të Tij për “Akademi të Transparencës”.
I couldn’t agree more!
Fiks ajo që i mungon qeverisjes TRANSPARENCA.
Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.
Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë.
Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq.
Pra asnjë kacidhe ndihmë për qeverinë siç pretendon propaganda.
Nje gje duhet pranuar: konferenca e donatoreve ishte sukses ne cdo kendveshtrim dhe nje gje shume e mire per Shqiperine. Ne mos tjeter gje, shqiptaret do marrin falas rreth 200-300 milione euro—shume e jashtezakonshme per ne. Te tjerat jane propagande
Eeh …po fundja, c’jane 200-300 milion EUR? 17 KM rruge me koncesion …asgje fare
300 million euro ishte minimumi Kerkuar ne ndihma per te garantura deri diku stabilizimin e situates post termet. Dhe ky objektiv Eshte reliazuar! Pjesa tjeter qe Eshte “loans” duke qene se ka interesa te zbutura mund te jete perseri mire ne se mireperdoren per vendin dhe ekonomine ne sherbime dhe infrastrukture publike! Por kjo kerkon si parakusht nje qeverisje te ndershme, perkushtuar ndaj interesit publik dhe dashurise per vendin. E kudnerta vec do te thelloje gropen e borxhit dhe mund te sherbeje si fasade per korrupsion!
Merita me e madhe I takon termetit qe ra dhe rrezoi dynjane. Sa per kokepolitiksat e Tiranes, ardhte nga nje termet ne cdo 6 muaj qe te ngelen duke inspektuar.
buxheti vjetor i Shqiperise eshte rreth 4 miliarde dollare! Pra kjo vlere eshte dicka me shume se 1/4 e buxhetit vjetor te shtetit! Ky nuk eshte Plan Marshall per Rindertimin e Shqiperise, por kontribut per rehabilitimin e plote te demeve te shkaktuara nga termeti! Kaq! Te tjerat jane bojatisje propagande qveritare euforike. Njerezit e demtuar duhet te kene shtepi ku te fusin koken. Dhe ky eshte interesi i cdo shqiptari normal.
po mor lal po!!
se ne na ka lënë mungesa e “marshallit” në këtë gjëndje!!
ne na kanë lënë në këtë gjëndje mungesa totale e truve!!
ne vjedhim dhe na vjedhin,dhe nuk shkëputemi nga zakoni!!
tek ne jo marshall të sjellësh por dhe gjeneralisëm,nuk i ngop politikanët!!
shpresoj qe te blejne te pakten ndonje qen per emergjenca tani.
Hahahahaha
Të paktën për të justifikuar milionin që vjedhin.
O Shqiperi e marre dhe e degraduar..
Po i trajtojme kriminelet si heronj.
Ku jane pergjegjesit e tragjedise ku humben jeten 53 njerez. Ku mijera po gdhihen jashte se qeveria nuk denjoi te ndalte hovin e koncesioneve, por i la ne meshire te borxhit publik.
Nuk e shikoni krimin tjeter?
Ne vend te ndalte koncesionet, shtuan borxhin publik.’
Kjo thirrje “mos i vidhni” eshte njelloj si te thuhet,
Aman ore, ju lutemi, mos i vidhni.
Vetem tju lutemi te mos na vjedhin kaq shume, se shume na kane vjedhur.
Sic e thote dhe Ramuti, shume kemi bere (vjedhur) dhe me shume akoma kemi per te vjedhur.
Pandeshkueshmeria e pergjegjesve dhe krimineleve po con ne shnderrimin e tyre ne heronj.
Kjo eshte e turpshme per shqiptaret si popull.
Pergjegjesi kryesore i kesaj tragjedie i pari eshte Sali Berisha i cili u ka then ejani dhe ndertoni ku te doni pa fike.
I dyti eshte Ilire Meta ku Majko anp;lloi ndertimet kuturu, me ardhjen e Metes ato i rihabelituan dhe ndetuan e shkatrruan ku munden.
Perse kerkoni pergjegjesit ata jan te dy ketu qe sgerdhihen per dite me takeqesiot qe ata vet i shkaktuan.!
Ouuu jane ende?
Po sikur votuam para 7 vitesh Edi Ramen qe ti conte te 7 penxheret
Mos i vidhni thoni, (kujt, Ahmetajt)? Po nuk e dini qe huqi vdes me shpirtin?
Ne radhe te pare jam krenar qe shqiptaret. dhe Kryeministri i tyre Edi Rama u vleresua dhe ju dha nje ndihme kaq e madhe.sigurisht tani duhet nje pune e perkushtuar.i bindur se Rama me ndihmen e ZOTIT do te dije ti ktheje ne realitet per te miren e Shqiperise.
C`behet keshtu xhanem ?! Edhe kur jepet ndonje lajm i mire , media dhe taborri i banditeve qe nuk duan ligj e nuk duan shtet , terbohen edhe me keq ! Prandaj thuhet gjithenje e me shpesh , qe ” ky vend nuk behet ” . E si mund te behet vendi , kur mbyllen te dy syte , per te mos pare makabritetet e primitivit mesjetar Sali Berishes , apo nje tipi tjeter maloku , Ilir Floririt dhe i jane versulur Edi Rames , ta hane te gjalle ?! Te gjithe e shohim perdite dhe shqetesohemi per dukurite negative te qeverisjes dhe duhet me do e mos te ngreme fort zerin kunder tyre , por kjo nuk do te thote qe , te rikthejme ne pushtet , ata me kriminelet e banditet qe e cuan vendin ne kuoten zero , Ashtu si e katandisen gjendjen ata , qe te gjitha institucionet e ” pa varura ” te shtetit u kthyen ne anekse partiake , vetem per t`iu sherbyer atyre dhe per t`iu mbuluar malin me krime , nuk eshte e lehte te cmontohet brenda dites e gjithe ajo katrahure ! Ata ulerijne me egersdi se , Edi Rama po kap shtetin dhe nuk thone realitetin qe po ndodh , qe Edi Rama , nen monitorimin e rrepte nerkombetar , me reformat qe po ndermerren , po iu heq nga duart atyre shtetin e kapur per fyti . Dokument me origjinal dhe autentik se c`perben videoja qe nxori Dritan Prifti , per gjendjen e vajtueshme te shtetit , prove me bindese , nuk ka e veshtire te gjendet . A nuk i shikoni perdite , veprimet alarmuese ( per te vene duart ne koke ), te gjykatesve e prokuroreve qe lirojne si pa te keq , te denuarit me burgime te perjeteshme ?! Keto te bindin plotessht se drejtesia dhe shteti eshte i kapur teresisht per fyti nga krimi i organizuar , deri ne krye te piramides , ne postin me te larte te kryetarit te shtetit qe , me guximin e nje te marri , eshte teresisht i nje anshem ?! Atehere , si i duhet kerkuar k/ministrit te beje mrekullira branda ketij sistemi te infektuar aq rende , sa qe nuk po i ben dot derman akoma , komuniteti nderkombetar , me SHBA-ne e BE-ne , edhe pse na detyruan sa t`i bejme pjese te kushtetutes sone ?! “Zgjidhja” me e felliqur , me antikombetare e me e pa pranueshme eshte qe , te rikthejme ne pushtet lideret e zhytur ne krime deri ne fyt , per te shkaterruar edhe kaq sa eshte bere me kete mazhorance ! Dhe , cfar eshte me e keqja , se edhe gazeta me lexuar shqiptare dhe qe ka mbajtur nje ekuliber te admirueshem per vite te tera , tashme eshte kthyer e gjitha ne armike te betuar te instalimit te shtetit ligjor dhe ne heshtje te qellimeshme e keqdashese , na shtyn t`iu hidhemi ne qafe krimineleve Saliut , Ilirit e gjithe taborrit te tyre barbar !I lutem teper moderatorit , te mos me censuroje per keto te verteta qe po them , ne se u ka mbetur gje nga tradita juaj e viteve me pare .
O ti i Kajmakut, cfare te te lexojme ty?
Ka me autentik se Kajmak krimineli si kryetar i zgjedhur bashkie i Ramutit?
SHikoje Kajmak kriminelin. Shikoje Kajmak hajdutin.
Perkrah Ramutit i valeviten flamujt e Rilindjes.
Ka me autentike se kjo?
Ku ishte ai mendimi tënd more?
Shkruar boll, mendim?!
Hiç.
Tek ne si në bankë të Zvicrës. Kemi eksperiencë 30 vjeçare për këtë punë, ç’janë këto muhabete nashi??!!
“I nderuar autor” ! Me keto qe po lexoj, po me krren mall te sistemit qe lam pas! Ai sistem kishte moton: Te luftojm, te punojm, e te jetojm si ne rrethim! Ose! Borxhet dhe koncensionet nga vendet kapialiste e revizioniste jan vargonj per vendin!? Sipas kesaj teoris tende, ti kerkon solidaritet nga internacionalizmi proletar!?
Sipas asaj rradakes tende, bota e cila u solidarizua per te ndihmuar, ose duhet t’na i falte te tera ato qe na dhane, ose ne te kundert, t’mos na i jepte fare.Ky eshte nje borxh, thua ti, e pastaj? Eshte cudi te marresh borxh? Se paku ashtu sic edhe ju na i servirni here, pas here ne gazete, thoni qe edhe vete SHBA ka marre borxh. E perse Shqiperia ne nje rast si ky nuk duhet te marre borxh? Po kur do ti shlyej? Ne kohen e Titos Jugosllavia i kishte borxh perendimit 20 miliard dollar borxh. Donatoret qe kur ja dhan kete borxh, ishin te ndergjegjshem qe Titua nuk kishte per ta shlyer kurre ate. Dhe vertet ashtu ndodhi, Titua vdiq, Jugosllavia u shkerrmoq dhe ai borxh u konsiderua nga donatoret si nje “kredi e keqe” dhe sot askush nuk e permend ate.
Nga e gjithe kjo, e rendesishme eshte qe te gjitha keto donacione te shkojne atje ku duhet dhe njerezit qe kane humbur banesat se shpejti te kene strehen e tyre.
Kajmaket te shkojne ne gop te se emave , ndaj po behet kjo reforme e thelle ne drejtesi , per te pastruar politiken nga kriminelet . Kajmake do te kete vazhdimisht , nga cdo pale e krah qofte , por kjo nuk te jep te drejte te mbyllesh syte perpara malit me krime qe u rendon mbi supe Saliut , Ilirit e juve qe beni avokatet e tyre . Prandaj populli perserit cdo dite fjalet “Nuk behet ky vend ! ” . Jini kategoria juaj qe po e shkaterroni me themel kete vend . Njerez si ti , rrini gjithe diten e naten para monitorit ,(do e mos qe dikush iu paguan , vetem per te lehur) , per te coroditur njerezit dhe , megjithate , vetem se jini shqipfoles , kerkoni te quheni edhe shqiptare … ! !
Shiko se ka shkuar ne ndonje gop qe sta merr mendja Kajmaku. Kajmake ka sa te duash, por asnje Kajmak nuk behet shok me Kerministrin.
Se i bie qe Kerministri te jete kajmak, dhe me kajmaker i mbushi gjithe Bashkite. I sajti eshte ky qe po del me histori kriminale? harroi dhe ai ta shkruante ne formular.
Si harrohet pikerisht pyetra me e rendesishme?
d.a. / dita
Artikull moralizues.
E mor Jimi qe te paska marre malli per ate regjim.Me sa duket duhet te kesh pasur perveç teseres se partise edhe ndonje post ne pushtet sepse si ne rrethim jetoi populli qe nuk e mer malli kurre sepse se mbushi njehere barkun me buke se per gje tjeter as qe mendohej.,ndersa sa per ate qe kerkoi ti lexohej me ndimi duke ofenduar malsoret besoj se duhet te jete me malok se ne qe jetojme ne malesi.
Mos vidhni?U bera sot 71 vjet dhe kete humor nuk do ta haroj.Eshte dhurata me e mire pre mua.