Jan Prenga, 49-vjeçari që u vra teksa mbahej peng në Kamëz i kaloi momentet e fundit pranë një gruaje.
Disa fotografi të reja tregojnë se mëngjesin e 17 janarit, viktima ishte në një lokal me një grua pak momente para se të rrëmbehej.
Imazhet kanë dalë nga kamerat e sigurisë së lagjes ku banonte e më pas është rrëmbyer në rrugën “London”, prej ku është torturuar deri në vdekje e më pas zhdukur.

Policia vijon hetimet për të gjetur trupin e tij të pajetë.
Sipas hetimeve, rrëmbimi i Jan Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden” në Shijak.
Tre personat kryesorë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje tragjike janë Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi

Të tre janë emra të njohur për drejtësinë pasi Gentian Doçi është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, Hajri është pronar i resortit luksoz “Golden” ku u mor peng Prenga, ndërsa Rexhepi është i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, i cili dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për vrasjen e 49-vjeçarit.

l.h/ dita

Si ka mundesi qe Prengen e paskat njohur nga fotografia kurse ate gruan jo !?
në të njëjtën mënyrë si kan vërtetuar vrasjen e tij,pa trup dhe pa asnjë të dhënë tjetër,pa një vrasës e pa një njeri që të dësnmojë se filani e ka vrarë,ose ka vdekur nga dhuna!!
o këta janë fantastik!!
o bëjnë vet o janë idiotër!!
ps:prengën e njohin nga këmba e djathtë në foton e fundit!!sa për dijeni!!gruas nuk arrijnë tia shohin këmbën e majtë prandaj nuk e njohin dot!!