Letër e nënshkruar
Fadil Vucaj
Une quhem Fadil Vucaj. Ne Shqiperi jane bere 2 projekte te tilla te shkaterimit te armeve kimike; njeri ne vitin 2001 tjetri ne vitin 2007. Une kam punuar drejtperdrejtë ne keto projekte. Kam sqaruar çdo gje. Në projektin e vitit 2007, para fillimit te procesit u bene analizat mjedisore ne ajer, uje dhe toke; gjithashtu keto analiza u bene edhe pas perfundimi te procesit ne te njejtin vend me te njejtat procedura; rezultati ishte 0 ndikim ne mjedis dhe shendet. Analizat u bene ne laboratore nderkombetar te licensuara per veprimtari te tilla.
Nga Siria do vinin 2 grupe agjentesh kimikë; I pari ishin ata te veprimit ne lekure. Në 2007 ne shkaterruam agjent kimikë te tille; ndersa grupi tjeter ishim prekursorë; ose me thjesht komponime binare, te cilat vec e vec jane te pa rrezishme; qe trajtohen; transportohen; magazinohen dhe ruhen lehtesisht. Keto komponime jane shume te rrezikshme; madje edhe me te rrezikshme se sa jane thene; vetem atehere kur bashkohen bashke. Keto jane probleme qe kerkojme nje kohe te gjate per t’i trajtuar. Teknikisht mund të them shkurt; në keto procese perdoren teknologji me impakte ne mjedis 0;
Une mendoj se cdo gje eshte ditur dhe ka qene e qarte; ajo qe nuk dihet tani por do te dale me vone dora e zeze qe drejtoj protestat ne ate menyre. Ketu bashkohem me juve; sikur ta dinim. Jam i gatshem te debatoj gjate per keto problemi; natyrisht teknike.

Jam nje ushtarak i vjeter dhe jam shume dakord me mendimin tuaj,por dora shume e zeze nuk e la shqiperine perseri te merte nje hov te shpejte dhe te sigurte ne te gjitha drejtomet dhe sektoret jetesore.
Ta shohim koha do ti vertetoje te gjitha.
Ku ishit ju bab para se te merrej vendimi? Perse nuk e dhate mendimin tuaj? Tani pas nuk sjell asgje dobi.
Sa per ato demontimet e vjetra … Zoterinj ketej nga banoj une zanatciu eshte i detyruar pasi mbaron punen ta lere vendin e punes ta lepish me gjuhe, pa asnje mbetje. Sic po degjojme tani Shqiperia eshte e mbushur me mbetjet qe i kemi mbledhur stoke pas demontimeve. Tani po e marr vesh se sa te suksesshme kane qene ato demontimet…..