Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 1 kg kokainë. Sipas mediave greke 35-vjeçari shqiptar u arrestua Nea Smyrni pranë Athinës, pas kontrollit në makinën që drejtohej nga ai.
Shqiptari akuzohet për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Përveç kokainës, u konfiskua automjeti i tij di dhe tri telefona celularë.
Personi i arrestuar është dërguar në Prokurorinë e Athinës.
l.h/ dita
