Kreu i PD, Lulzim Basha lidhur me procesin gjyqësor ndaj Klevis Balliut dhe disa protestuesve të Unazës së Re ka thënë se nuk ka gjykatës apo prokuror të korruptuar që frikëson opozitën.
Ai akuzon Prokurorinë si të bërë palë me vjedhjen, pasi në vend që të hetojnë dhe ndëshkojnë hajdutët e 40 milionë eurove në aferën e Unazës së Re, përndjek qytetarët.
Po ashtu këto akte thotë Basha dëshmojnë sesa jetike ëshë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe lidhjeve të saj me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij.
Ish- deputeti i PD, Klevis Balliu dhe banorët e Unazës së Re Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj janë marrë të pandehur nga Prokuroria për shkak të një përplasje me policët gjatë një proteste. Ditën e sotme u shty seanca gjyqësore për shkak se nuk ishte njoftuar Elton Skënderaj ndërkohë që Balliu hodhi akuza ndaj Edi Ramës.
POSTIMI
Prokuroria e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen, nuk heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, por përndjek dhe merr të pandehur qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë dhe babëzisë së qeveritarëve të korruptuar.
Marrja si të pandehur nga prokuroria e përfaqësuesit të opozitës Klevis Balliu dhe të qytetarëve Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, është akt politik, për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë arbitraritetin dhe hajdutërinë e Edi Ramës.
Në emër të Partisë Demokratike dua të bëj të qartë se 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka prokurori politike që mund të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj arbitraritetit të Qeverisë. Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën të jetë përkrahë qytetarëve dhe të denoncojë aferat kriminale e korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Akte të tilla na dëshmojnë edhe njëherë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur!
l.h/ dita

Po te jete ndonje prokuror nga ata plepat e Saliut vertete qe ligji vepron si do luli dhe jo si eshte e verteta.Jane mesuar ndyresirat duke vjedhur e mashtruar nder vite dhe nuk i bene pershtypje asgje sepse jane fuqizuar edhe nga ekonomia.Ky kulufi i majmunit Balli cojeni bari gjekundi se i rendon tokes kot.
Sa kohe do mburresh me Klevis krricin e Faros ne opozite do jesh o Basha , lodhu kot sa ne nje cep ne nje tjeter, ai Krrici i Faros eshte fytyra me e urryer e planetit.
CUDITERISHT
krimineli Lul Basha ka te drejte sepse drejtoret zemer mire te shteteve te lulbashkauara te amerikes e mbrojne hapur fare…
ylli ne qitje i te ziut arvizi ecen perpara…
.
hallal pashaporta amerikane qe paraqite te noteri ne Hollande kur more shtepine 300 mije euro me kursimet e “studentit ” spy”
Po merr pozat e Gaddafit tani ,
se me Hiton i doli bllof
e akuzuan se abuzonte me mikrofonat
dmth i perdorte si lodra sexi me doktore ,kupton ti ej
ot tej hahaha.
O bash ,i shkreti ti sa do ta hash
ne Rec
Hej fundi i botes, Krrici i Faros krenaria e opozites, fytyra me e urryer ne Tirane