“Në 2 mars paralajmërimi i fundit”, Meta: Rilindja ka tmerr nga liria e popullit shqiptar

Ornela

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh qytetarëve, duke u bërë thirrje që t’i bashkohen atij në datën 2 mars, për t’i dhënë paralajmërimin e fundit mazhorancës.

Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se kokëfortësia e qeverisë për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë! Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie. Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, shkruan Meta.

Duke e konsideruar 2 marsin Besëlidhjen e Re, Presidenti Meta thotë se nuk do lejojë që t’i dorëzohet mafies ndërkombëtare e ardhmja e Atdheut tonë.

“Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë. Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para! Shqiptaria e shqiptarëve!”

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Shqiperia e shqiptareve, pse likja nuk e vazhdon parullen e ballisteve gjate luftes, vdekje e tradhtareve, apo ka frike se etiketohet si tradhtar, qe ne fakt eshte jo vetem tradhtar, por edhe hajdut e krminel i ketij vendi.

  • Cka eshte gjithe ky mllef,ky inat?!Po pse nervozoheni kur edhe nderkombetaret ju mbeshtesin per demet nga termet I! Ju sikur paskeni pritur kete fatkeqesi natyrore ta perdorin mjerimin e hallet e popullit,sic e kane zakon sadistet mjeran si ju, qe te hakmerreni ndaj Rammes.C’ju duhet ky mjerim politik ende?!Lerohuni nga zilia,inati dhe sadizmi delirant! Vertet po delni te pakuptimet,sidomos tash Presidenti , nese vertet ende eshte president shteti apo President I opozites!Zgjidhe Ilir Meta je me ne popullin-shtetin,apo me arudhen?!!

  • të ngrihemi të shpëtojmë bythën e metës dhe pasurinë e tij ku jemi katandisur o popull

    metës i ha butha populli shkon e q…t

  • Imagjinoni kur te zgjidhen nga Haremi i Jales jeniceret e Nafije Dybekut qe pas nje trajnimi erotiko naziskin me shkuma party nen kujdesin e Floida surratufos dhe Kejdi dhembcakalles do bejne namin diten e revolucionit baxhellian projektuar nga Nafije fallxhorja e leshitlikes ne kete harem famekeq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *