Grushti i shtetit dhe tre alibi / Meta sipas dikujt që e ka patur afër

Ornela

Një nga ish-njerëzit e afërt të Metës, ish-deputeti i LSI, sot deputet i PS, Spartak Braho flet për veprimet e fundit të Presidentit dhe atë që ai e quan grusht shteti.

“Është qesharake të mendohet pse do bëjë grusht shteti mazhoranca. Për të marrë pushtetin? Kur ajo e ka” – thotë Braho. Më poshtë opinioni i tij botuar sot në Dita:

 

Brenda një jave opinioni ka dëgjuar nga goja e kreut të shtetit  tri deklarata sa të forta, siç quhen rëndom, aq dhe të çuditshme, shpërthyese por jo gjakftohta dhe të suazës së gjuhës presidenciale si faktor i unitetit. Madje ato duken krejt alibi, sikur duam të justifikojnë ca veprime të veshura po me alibi argumentesh.

Alibia e parë: Edi Rama dhe maxhoranca qeverisëse po bën grusht shteti ! Dakord. Por Si dhe Pse?

Gjakrat u nxehën së tepërmi nga dalja e dy akteve ligjore të miratuara, që lidhen me Aktin Normativ të kontrollit të pasurive dhe ligjit për Betimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve jo vetëm para kreut të shtetit.

Sipas këtij të fundit, ato janë “kapaku” që i vihet grushtit të shtetit që po kryen Edi Rama me maxhorancën e tij të mbi 100 numrave në Kuvend.

Të themi dy fjalë për Aktin Normativ:

-Gjykoj se në këto 8 vjet të Qeverisjes së Edi Ramës, ai është nga aktet ligjore më të goditura, mëefektivi,  i domosdoshëm për luftën kundër kriminalitetit, ndonëse paksa i vonuar.

“Akti normativ” ka në thelbin e tij goditjen direkt të paurisë e krimit të organizuar, bazuar tek parimi dhe strategjia e luftës kundër këtij krimi, “ndiqe krimin atje ku është paraja e piste”, i cili padyshim në tërë këto vite edhe për shkak të paaftësisë së goditjes së tij policore e strukturave të tjera të shtetit është rritur, është forcuar, është sofistikuar,  është bërë më agresiv dhe i rrezikshëm duke përfshirë edhe segmente te rëndësishme te politikes, pushtetit edhe drejtësisë.

Ky Akt me fuqinë e ligjit do të shtrijë veprimtarinë e tij në kontrollin e pasurive të vëna në rrugë jo të ligjshme, nga burime të dyshimta, veç policisë edhe nga strukturat e tjera të shtetit, e organet e drejtësisë, të cilat jo vetëm do të konstatojnë se ka persona që kanë futur duart jo deri në bërryla por deri sipër në krahë të cilët do të hetohen e gjykohen për veprimet antiligjore.

Duke i thirrur kujtesës, unë do të theksoja se nuk jemi të parët ne shqiptarët që aplikojmë masa të jashtëzakonshme të luftës kundër  kriminalitetit dhe mafies që ka në themel krimin e organizuar. Ishte Italia në vitet 80-90 që goditi mafian dhe krimin e organizuar po me të tilla masa të jashtëzakonshme. Ishin Shtetet e bashkuara të Amerikës që pas ngjarjeve të 11 Shtatorit  2011 miratuan ligjin “Patriot” si emergjence dhe që u përdor në luftën kundër terrorizmit.

Edhe në Shqipëri, në kushtet e kësaj emergjence të luftës kundër kriminalitetit, kundër krimit të organizuar maxhoranca socialiste ka zgjedhur këtë  mjet ligjor, i cili është emergjent për t’u zbatuar dhe ka efekte të përkohshme ashtu siç parashikon kushtetuta.

Nuk e kuptoj deklaratën dhe alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se Edi Rama po bën grusht shteti. Është absurde, si mund mendohet se të beje grusht shteti kryeministri Edi Rama kundër vetes se tij. Si rregull grushtet e shtetit i organizojnë strukturat e tjera joqeverisëse, opozitare apo që synojnë pushtetin me anë të mjeteve të dhunës.  Është qesharake të mendohet pse do bëjë grusht shteti mazhoranca. Për të marrë pushtetin? Kur ajo e ka.

Alibia e dytë: Dekreti i 2 Marsit për shpërndarjen e parlamentit

Kjo është thirrja e dytë e kreut të shtetit. Alibia është se ky parlament “po kryen grusht shteti po kap gjykatën kushtetuese po saboton Reformën në Drejtësi”. Dakord! Por si dhe Pse ?

Me çfarë argumentesh dhe mjetesh ligjore do të shpërndajë presidenti me dekret parlamentin. Për shpërndarjen e parlamentit ai nuk ka asnjë kompetencë kushtetuese dhe ligjore. Kujt dispozite ligjore të Kushtetutës do t’i referohet ? Kushtetuta i ka të përcaktuara rastet kur shpërndahet parlamenti. Vetëm Napoleon Bonaparti, Ahmet Zogu a ndonjë “udhëheqës” tjetër në Afrikë kanë aplikuar këto marifete. Zogu u vetëshpall mbret, por dhe ai e veshi me një justifikim ligjor se paraprakisht dhe formalisht mori një “miratim” nga Asambleja Kushtetuese e asaj kohe. Por ato kohë kanë ikur. Jetojmë në kohë dhe zhvillime të tjera dhe anakronizmi i këtyre veprimeve “të forta” eksligjore është i papranueshëm për shoqërinë e sotme moderne e demokratike.

Alibia e tretë. Në 2 Mars 2020 kreu i shtetit deklaroi se “do lidhi besën me popullin dhe me popullin në bulevard do shpërndajë parlamentin dhe rrëzoi qeverinë Rama. Po si? Me dhunë? Me presion, me revolucion? Nuk thuhet dhe nuk përmenden mjetet nga kreu i shtetit si do ta realizojë shpërndarjen.

Këto deklarata na kujtojnë vitet 97-98 -99 të aksioneve dhe grushteve të shtetit që synoi dhe kreu  Sali Berisha për të marrë pushtetin.

Në ato vite, na kujtohet si ata që pushtuan dhe dogjën Kryeministrinë, Kuvendin, Televizionin Shqiptar etj., pas disa orësh ikën dhe u shpërndanë si minjtë nga tërmeti, kur krisi telefoni i Mariza Linos dhe ca telefonata të tjera që jo vetëm Sali Berisha i di.

Pa u zgjatur me këtë temë do të thosha se 2 Marsi i 2020 që për fatin e keq të neopuçistëve  bonopartistë i bie të jete ende i shpallur me ligj  si ditë e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të emergjencës, që parashikon ndalimin e tubimeve protestave e grevave të pajustifikuara. Në 2 Mars populli nuk do të dalë për të përmbysur me dhunë organet e zgjedhura prej tij Kuvendin, Qeverinë etj. Populli e di se këto organe të qeverisjes dhe shtetit “përmbysen” vetëm me rrugë demokratike të zgjedhjeve.

Qeveria ka vend të kritikohet, të shahet, të anatemohet, të bëhen vërejtje, por jo të rrezohet me dhunë. Durim deri në Qershorin e 2021 të nderuar zotërinj opozitarë.

Vetëm femijët bërtasin në pyll për të mos u trembur. Kurse përfundimi i këtyre alibive është se ajo që më tregonte një miku im: Ju kujtohen shkrepëset e Shkodrës ? Çdo shkrepëse kur fërkohej lëshonte shkëndija, por nuk ndizej dot dhe fikej…

 

*****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Share This Article
18 Comments
  • Meta eshtë injorant llogjik dhe i dëshpëruar në kulmin e çrregullimit mendor.
    Tregojini INJORANTIT se grushti i shtetit bëhet për të marrë pushtetin.
    Rama është në pushtet nga 6 vjet.Përse i duhet grushti i shtetit ?
    Keni dëgjuar ndonjëherë ti bësh grusht shteti vetes ?
    Rama ka një përgjegjësi të madhe që vuri në krye të shtetit një
    fshatar retrograd me instikte të rrënjosura dhe theksuara prapambetje
    si kulturore ashtu edhe civile.
    Këto janë pasojat kur shoqërohesh me nokën dhe fshatare provincialë.

  • Rama i ka bere Grusht Shteti ketij shteti qe diten kur mori pushtetin.
    Ne Politike solli precedentin me te pa pare ndonjehere – Deputete me precedente penale!
    Neper Bashki solli kryebashkiake alla Kajmak po me precedente penale!
    Ne Ekonomi solli koncesionet mafioze dhe PPP me te cilat ekonomine ja dorezoi Mafias!
    Shqiperia u damkos si vendi kampion i eksportit te droges!
    Ne Media solli nje ligj qesharak Anti-shpifje ku shpifjen e deklaron si te tille jo Gjykata por…(r)AMA!
    Ne Gjygjesor shpiku modelin me abstrakt te betimit te Gjygjtareve neper Notere!

    Ja pra Grushti i Shtetit i kryer nga Edi Rama! Presidenti kushdo qofte e sido te quhet duhet te behet garant i Kushtetutes se ajo eshte detyra e tij!
    Dhe ajo Kushtetute eshte shkelur nga Edi Rama ne zemren e saj, aty ku thote qarte se Parlamenti duhet te kete detyrimisht 140 deputete, dhe jo 122 sa ka prej 1 viti ky karikature Parlament ne shkelje te plote te Kushtetutes!

  • Nje Popull qe vazhdon te degjoje dhe mbaje ere pordheve te nje fosileje si Baba Taku eshte nje popull i mbaruar.

    • Ti, Socialisti i me Ndershem, merri ere prodheve dhe gojes se presidentit, mbasi mund te jene te shijshme per ty. Lere popullin t’i marre ere atij qe do dhe mos fol keq per te, o i perdale dhe aq me teper ne emer te tij. Mesohuni te beheni njerez dhe respektoni mendimin e gjithekujt, sic po e respektoj edhe une ate tendin, qe t’i marresh ere pordheve te Likes.

  • Cfare i ka bere ky popull Perendise,qe te kete nje ndyresire te absurdit ekstrem njerzor,ulur ne fronin e presidentit.
    Dhe me tej,cfare e ka kete kusur ky vend,qe e ashtuquajtura media,cdo dite,ja u vervit kete uturak te stermadh muti te ndyre,surratit te shqiptareve.
    Dhe si gjithmone faturen e gandizmit te neveritshem te Rames,ne kete rast e paguan,ky popull apo kjo turme me mire,qe vazhdon te mos reagoje,por ne te kundert,ngrihet ndyraqi meta.
    Dhe ne krah te rames,me hiq e mos e keput,jane dhe shoket katundare komunist te parlamentit,qe sot marrin nje vendim per ta qeruar vemjen te nesermen e anullojne.
    Dhe vazhdon pa fund levizja kaotike browiane e trupave dhe shpirtrave e robeve ne kete vend pa strumbullar dhe shtet,si ne asnje vend tjeter.
    I vetmi ngushellim eshte Kosova,pak me tej,qe eshte dhe nje lemeri me e madhe se ne dhe vazhdojme te ndihemi mire dhe ngrohte,zhytur,deri ne gryke,ne muterine qe vazhdon te rrjedhe lume nga kullat e errta.
    E sigurte eshte ,qe dhe qytetaria ishullore dhe ajo ka pesuar nje mutacion,duke u larguar gjithmone dhe me shume nga njerzorja dhe kjo per te ruajtur vec frymemarrjen trupore.
    Ata qe kane ruajtur emrin,ndihen vec si sende muzeale.

  • Erdhi dita e koke pararve !! Like floriri bente pazare me Bllok ne Dore 700. 000 euro nje Kaffen!
    Ishte janari I vitit 2011 kur ky maskara Ilir Meta I quajti protestuesit Koke Palar !!Tani qe I ka ardh veza ne byth I kerkon doren Koke palareve !!
    Cfare injorance dhe absurditeti I nje monstre si Ilir Meta !
    Nje pirat qe u be Pap !!
    I erdhi fundi ! Edi Rama mund te jet I 99 tave I paafte I korruptuar po asnji shqiptar nuk mund te ndihmoj like floririn te dal ne 2 mars ne Bulevard
    Me Gezim Kulufin Ver Llapen po Por me Like FloririnKurrrrrre !
    Do te ishte nje fatkeqsi ne se del njeri me Meten ne Buleward ! Nje budallaliik me brire !
    Hakat e popullit do u bien mbi koke pilitikaneve si Meta
    Pastaj me radhe Rama Basha Berisha !
    Shqiperine do ta shpetojne vetem Amerika !

  • Shendetesia e rilindur nuk kishte vend bosh ne Spital per Spartak Brahon,prandaj edhe “rilindasi”Edvin Escobar D’Rama e dergoi jashtë shtetit.Dhe ja ku erdhi dita qe Braho ti ktheje nderin.Ndera shperblehet me nder.

  • Do te ishte e mira e te mirave qe me 2-Marse te lidhish besen me popullin duke u then hapure.
    1. Une jam Presidenti i cili jam i veshur me flori. E mora nga Skrapari dhe e dergova ne Krrabe ne tunele atje.Mora sa more dhe tjetrin ja lesh nje druvari me gomar e ai me ndihmoi edhe mua.! Keshtu qe une u jap fjelen se do ta treheqi Floririn dhe do tua jap juve,
    Kjo do te ishte nje nga pikat me te rendesishme te “beslidhejs ” suaj me popullin.
    2. Do te ishte mire ti thuash populli. Vilat e miajh ne ter shqiperin do ta mbaj vetm nje ndersa te tjerat do t`ja jap poipullit. Kjo do te ishte beslidhe nr 2,
    3. Beslidhaj e tret do ti thuash p[oullit se une shkella kushtetuten me dhjetra here. Kjo kushtetut do te me behet bumerak dhe do ti nenshtrohem c`fardolloi gjykim qe te me behet.!
    Kjop do te ishte rruga me e mire e jotja se sa te prrallisesh p[er Grushte shtet.!
    Me mire bemi keto vet se sa nuk te ka ardhur OFL-ja e ajo ka kuishte te tjera me te renda.!

    • Per t’i ditur faktet o sh. Ali prej Selenice .
      1. Floriri nga Skrapari eshte hequr ne 1994.( Meta ishte ne opozite dhe ishte deputet i thjeshte)
      2. Nese ti i gjen vile te dyte shko merre dhe ta gezosh.
      3. Sa per mbrojtjen e Kushtetutes ishte ai qe u fut ne greve urie ne Sallen e Parlamentit kur Sala dhe Rama bene ate qe bene dhe sot e vuan nje popull i tere ( edhe ti pavaresisht se nuk e kupton pasi nuk te le besnikeria per partine dhe bythelepirja e koqeve dhe bythes se Edvinit).
      Te them qe ta dish jo te marresh vesh se nuk merr vesh kurre nje sylesh.

  • Nje shkreose e djegur perballe nje shkreseje Te shkodres.
    Fol o patrioti I madh Braho kush e beri kushtetuten me balloma dhe kush e ktheu vullnetin e popullit nen thundren e Sali Ed vin Rames

    • Zoti redaktor
      rilindja e dreqit me gojen e minnistres se mardhenieve kerkoi falje per zgjedhjen e Metes se nderuar.Kujt I gym me pune falja kur SI Meta kjo organizate nderoi me poste gjithe birbot e Saliut?

  • I lexoj komentet e artikujve interesante per arsye se te japin nje ide per nivelin e komentuesve.
    Keto komentues jane paraprakisht dhe votues dhe cuditem qe nuk arrijne te kuptojne,qe nje nga manovrat me te sukseshme te Edi Rames, ishte joshja e Ilir Metes me postin e Presidentit.
    E para,dobesoi opoziten qe pasoi zgjedhjet parlametare.
    Iliri ishte President,nuk mund te dilte aq shpejt nga roli qe mori persiper.
    LSI-ja nga nje levizje e tille ngeli ne duart e Monikes,qe rezultoi se ishte tragjikomike,na dhuroi nje spektakel ne betimin e Kryeprokurores.

    E dyta,demaskoi aftesine e Ilir Metes si politikan.
    Shprehja e tij,
    ME QETESI dhe DASHURI
    i rezultoi ne bumerang.

    Nuk kam ndonje simpati per Edi Ramen,por me intuite te jashtezakonshme,hoqi nga skena politike tre perbindesh qe i hoqen Shqiperise 30 vjet zhvillim dhe deme te pallogarimshme ne ekonomi,natyre dhe me kryesorja ne burime njerezore.

  • Pyet mikun e tije Sali Berishen se ai ja ka vene emrin Iliri i Floririt.
    Pyet FIBIN per dosjen 700 000 evro.
    Vilat jane te numeruar dhe nuk ka perndi qe i fsha se populli thot”Minarja nuk hun ne thes.”
    Vec kesaj jan edhe 34 dosje te tjera te zburuar nga organet klopetente.!te shqiperise dhe te hujat.
    Natyrish kure e ka marre vesh Aliu ky lajme ka marre dhen.!
    Sip[as zbulimeve qe kan bere te huajte Likja eshte njeriu me i pasur ne shqiperi me 5.5 Miliad Dollare.
    Pas tij vjenm Berish me 5.3 miliarde dollare.
    Kjo sipas portalit te Artan Hoxhas.!

  • Denoncim publik i nje presihori kryehajdut i Evropes

    ILIR META NE PRANGA !

    – Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi .

    – Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!

    – Shkarkim me procedure urgjente dhe arrestim ne flagrance i Presidentit turpi e kryehajdut i Shqiperise !

    – Cfare pret SPAK-u!? Destabilizimi politik i vendit eshte krimi me i rende ne cdo shtet edhe jo demokratik te Botes … Ilir Meta tashme e ta sterderdhur kupen.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta deklaroi sot me zerin e figuren e tij hapur para syve shqiptareve dhe te nderkombetareve duke bere thirrje per destabilizimin politik te Republikes se Shqiperise dhe duke 2 marsin si Diten e grushtit te shtetit dhe permbysjen me dhune e terror pa maska te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike dhe te njohur e perkrahur si asnjehere tjeter me pare nga bota demokratike, sic e tregoi dy dite perpara ashiqare edhe Konferenca Nderkombetare e Brukselit per kapercimin e paso jave te termetit te 26 nentorit 2019 .
    Ne vend te dekretonte menjehere daten 17 shkurt si dite Feste Kombetare te Solidaritetit, presihori i Shqiperise me nje fytyre qeni te terbuar e hajduti te vetdemaskuar e vetdamkosur perjete me zerin e figuren e tij shpalli fillimin e grushtit te shtetit per permbysjen e rendit kushtetues dhe destabilizimin politik te shtetit shqiptar nen pretekstin e mbrojtjes se Kushtetutes qe e ka pshurrur e dhjerosur te pakten 16 here vetem gjate teté muajve te fundit.
    Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
    Qysh sot ai u kthye de jure e de facto ne líder i opozites destruktive dhe antishqiptare dhe shpate e ndryshkur e Moskes dhe Beogradit ne Shqiperi.
    Sot Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetari, si Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre, e Moskes dhe Beogradit.
    Po ashtu kjo cmenduri e pashoqe e ketij presihajni synon edhe minimin e celjes se negociatave per pranimin e Shqiperise ne gjirin e BE-se, sic u veprua edhe gjate veres se vitit qe shkoi nga opozita me destruktive dhe e korruptuar, me antishqiptare ne Bote.
    Edhe ky eshte nje sherbim tjeter nr dobi te Moskes dhe Beogradit.
    Ky eshte nje akt i mirefillte terrori politik dhe psikologjik ndaj Kushtetutes, kunder popullit, kunder shtetit dhe kombit shqiptar, eshte nje thirrje e hapur per destabilizimin politik te rendit kushtetues dhe shtetit shqiptar.
    Cfare pret Prokurori i Pergjithshem dhe SPAK-u i Shqiperise !?
    Cfare pret Kuvendi i Shqiperise qe nuk mblidhet menjehere ne seance te jashtezakoneshme per shkarkimin e tij per kete megakrim e akt terrori shteteror !?
    SPAK-u beri thirrje publike per mbare shqiptaret te denoncojne cdo akt korrupsioni te cilitdo personi te perfshire ne kusari…
    Cfare denoncimesh pret SPAK per korrupsion kur ka jo nje por te pakten 42 videorregjistrime me ze e me figuren e vet Ilir Metes ne afera megakorrupsioni, ka vilat e Lalezit …. Tomorrin e shqyer nga babezia e tij dhe bashkeshortes se tij…..
    La nevoje per veprim ligjor pasi hetimi dhe provat jane live!
    Ne cilin shtet te Botes i lejohet nje zevendes- Kryeministri te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
    Pse nuk vepron menjehere Prokurori i Pergjithshem dhe Ministria e Brendshme per areestimin e menjehereshem ne flagrance te nje presihori qe ka cmendurine te beje thirrje e caktoje edhe date grushti te mirefillte shteti ne syte e shqiptareve dhe mbare Botes!?
    Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
    Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi pike per pike nga cdo shtetar e qytetar I Shqiperise!
    Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
    E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
    Me veprimet e tij jologjike qe ka bere:
    1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
    2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
    3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
    4- Akti antikushtetues per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, dhe dekretimin e tyre per ne tetor….
    Me aktin e sotem antikushtetues e terrorist Ilir Muta e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be pale me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij e krejt “Banda e Gangstereve” te SaLikekracise sot ne opozite.
    Ky akt antikushtetues i shton efhe akuzen e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
    Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten dhe i tha hapur dyerve te burgut; Hapuni! .
    Ai eshte nje akt jo vetem terrorist, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute dhe Kodi Penal I Shqiperise per arrestimin e tij menjehere paralel me shkarkimin ne flagrance si President I Shqiperise, post qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca e sotme.
    Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente sot kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
    Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj dhe ne te njejten kohe organet ligjzbatuese te zbatojne ligjin dhe te arrestojne po ne flagrance kete presihor kryekrimineli!
    Ilir Meta ne pranga !
    Sot… Neser eshte teper vone !

  • LIGJ E DREJTESI … QE TE BEHET SHQIPERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E ke qare, sic e qan cdo analize penda jote e forte dhe mendja jote e ndritur e per here rinore Spartak djali!
    Spartak e ke emrin… Spartak je!
    Sidomos ate pjese midis rrjeshtave qe e kuptojne ata qe dine te lexojne, por qe nuk kane resorte ne Gjirin e Lalezit, as ne Farke, as ne Kune, as ne Orikum, as ne Dhermi e Jale, as ne Valbone e Madison Square e … miliona on a off Shore as kumbaret e CEZ e DÍA-s as Il Capo Dei Capi te Coza Nostres e El Chapos, Ngradetes e Escobarit ….as qe vijne e lajne milionat e pista e vjedhura shqiptareve ne katakombet e Nju Jorkut Apo Londres, ne parajsat fiskal tee Mafias Rus- Serbe … e deri tek Muri I Madh Kinez!
    Nuk e kuptojne e nuk duan ta kuptojne mjeranat se syshqiponjat Amerikane, por edhe te aleateve te tjere strategjike te shqiptareve si Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Austria…. dine e kane prova me ze e me figuren e cilitdo politikan jo vetem shqiptar, por edhe te lukunia e familjare te tyre me shume se ata vete.
    Dine cka dine ata vet, por dine edhe cka thone e dine te tjeret per ta.
    Ndaj jane terbuar e me cmendurine e tyre po i shtojne perdite e me shume prova e deshmi te pakundershtueshme maleve te krimeve te tyre megakrime e maja te tjera edhe me te larta.
    E sa me shume ngjiten aq me e fuqishme, aq me e rrezikshkshme aq me vdekjeprurese eshte e me siguri do te jete gremisja e tyre ne honet e rrepirat shkembore te krimeve te tyre!
    Kjo eshte aresyeja qe jo vetem Ilir Meta me te tijet, por efhe Sali Berisha me llaven e vet te “ujqerit te bardhe” ala Lulezim Bashic P…. jeshka, Mul Stanishici e co. jane cartun nga truri, jane terbuar e skermiten si qen te cartun dhe lehin dite e nate duke u paraqitur si “ Clirimtare” si “ “shpetimtare”, si ”gardiane” te Kushtetutes qe e kane pshurrur, dhjerosur, nakatosur tash e 30 vjet si mos me keq, duke i quajtur faqet e blloqeve te tyre te hajnise me cizme e kusarise, te vrasjeve edhe krimeve deri kunder njerezimit si Kushtetuten e Shqiperise, qe rrenuan dhe zhbene shtetin shqiptar mbi 15 here ne me pak se 15 vjet te SaLikekracise !
    Sarajet e Lalezit e Kullat e Farkes e Vicidolit nuk jane e nuk do te behen kurre Kullat e Mic Sokolit e Kalate e Krujes e Beratit, Gjirokastres e Kodres se Kuqe….
    Ato jane kulla e saraje mbi themel e gjaku e djerse te dlire plackitur shqiptareve ndersa te dytat u vaditen me gjakun e dlire iliro- shqiptar per lirine e pavaresine e Shqiperise!
    Si te tilla ato i duhen kthyer pronarit te ligjshem te tyre popullit e shtetit shqiptar me LIgj e me Drejtesi, qe i ka terbuar pronaret e paligjshem te tyre te cilet e kane vendin ne “ Resortin e Recit” per zezonat qe u kane bere popullit e shtetit shqiptar.
    Sot… Neser eshte kurre !
    SPAK-u i ka dosjet e deshmite pamore me ze e me figure gati!
    Nuk ka pse pret denoncime nga publiku as per ato e as per ata. Duhet te veprime menjehere me shpejt eso e Boengut amerikan dhe Banzit gjerman e jo me capin trama- zhdraka te Gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit .
    Autostrada e Kusarise se Kombit mbi miliardeshe euro, CEZ, DÍA, ARMO, Gerdeci, 21 Janari, Katrahura 97, Grushti i Shtetit i 14 shtatorit 1998…masakra tropojane … jane te fresketa ne memorien e nje populli te tere, ne kamerat e dhjetera televizioneve e faqet e gazetave, ne syte e perlotur te nenave e baballarreve, vellezerve e motrave, nuseve e femijeve te palindur akoma apo lene jetime kur kishin me se shume nevoje per baballaret e tyre…
    Ligj e Drejtesi!
    Kurre Shqiperia nuk do te behet Shtet juridik, kurre Shqiperia nuk do ngreje krye, kurre Shqiperia nuk do jete demokratike pa u vendosur ligji e drejtesia e barabarte dhe e plote per cilindo qe ka kryer krime e vrasje te pa ndeshkuara me ligj!
    Askush nuk eshte mbi Ligjin !
    Ligj e Drejtesi !
    Jo hakmarrje !
    Vetem Ligj e Drejtesi!
    Vetem ato e shuajne edhe hakmarrjen edhe padrejtesine e cfaredo lloji qofshin !
    Vetem atehere Shqiperia do te behet Demokratike, do te dale ne drite!
    Ligj e Drejtesi qe te behet Shqiperi shqiponjash e jo ligatine, kenete, mocal krokodilesh e kucedrash me nente krere!
    Ligj e Drejtesi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *