PS e PD nuk bien dakord për “Moratorium të Kolegjit Zgjedhor” as qeverinë teknike

Leda Hysa

Vijojnë divergjencat mes maxhorancës dhe opozitës sa i takon reformës zgjedhore.

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri përjashton çdo mundësi për qeveri tranzitore.

”Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore është çështje e ezauruar nuk ka lidhje me reformën zgjedhore.” u shpreh Gjiknuri pas takimit me opoziten lidhur me reformen zgjedhore.

Gjiknuri u shpreh edhe kundër propozimit të opozitës edhe për përjashtimin e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor nga vetingu. Opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vettingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor.

Damian Gjiknuri: Nuk është normale që Vetingu të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit zgjedhor. Mendoj se gjyqtarët që kanë kaluar Vetingut të jenë pjesë e përzgjedhjes së kolegjit zgjedhor. Nëse një pjesë e kaluar Vettingun pse të mos jenë ata shporta nga mund të përzgjidhet Kolegji. Këto janë çështje që po i diskutojmë. Nuk duam që propozimet e PD të vënë në pikëpyetje atë që është arritur nga reforma në drejtësi, apo ta anashkalojnë atë, nuk ndalon zbatimi i kushtetutës për shkak të ligjit zgjedhor. Nuk mund të pezullohet Vetingu, për shkak të një despozite në kodin zgjedhor.

Nga ana tjetër Oerd Bylykbashi e sheh si një mënyrë për të mbrojtur gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor nga presioni politik.

Oerd Bylykbashi:”Të gjithë ata që nuk i janë nënshtruar ende procesit të vetingut dhe të gjitha ta që e kanë mbaruar dhe nuk janë të zënë në kurth të jenë gjyqtarët e përzgjedhur me short dhe më pas në një periudhë të caktuar ata të mbrohen nga presioni politik dhe në fund ti nënshtrohen të gjitha rregullave të vetingut në mënyrë që të jenë të pastër përpara shqiptarëve.”

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *