“Mos u merrni me folklorin, mafiozët e vërtetë sot janë të padukshëm”

Ornela

Eurodeputetja Sabrina Pignedoli, politikane e Lëvizjes 5 Yjet në Itali thotë se bossët e krimit kanë ngadalësuar zgjerimin e BE-së në Europën Lindore dhe Ballkan, ku kanë investuar sipas saj shuma të mëdha parash.

Eurodeputetja italiane beson se mafia italiane ka lidhje të fuqishme me bandat shqiptare të drogës dhe sipas saj, Tirana dhe Shkupi nuk mund të bëhen pjesë e BE-së pa u forcuar ligji antimafia në BE.

“Tani është koha e duhur për të forcuar legjislacionin antimafia në Europë. Ne duhet të kemi një ligj të fuqishëm për luftuar mafian dhe atëherë të hapim derën për anëtarë të rinj si Shqipëria, pa probleme”, deklaroi ajo në një intervistë për tabloidin britanik “Express UK”.

Sipas saj, Bashkimi Europian ka lejuar që familjet mafioze të fuqizohen edhe më shumë, duke përfituar nga tregu i përbashkët i unionit dhe subvencionet e Brukselit.

Gjatë periudhave të krizës ekonomike, familjet mafioze italiane si Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta, kanë mbajtur një profil të ulët në vendin e tyre, ndërkohë që po investojnë miliarda euro në firmat në të gjithë kontinentin.

Sipas saj, këto familje po përdorin biznesin e ligjshëm për të pastruar paratë e trafikut të drogës.

Sipas zonjës Pignedoli, vrasjet dhe krimet e dhunshme janë zëvendësuar me ryshfete, ndërkohë që kriminelët përpiqen të qëndrojnë në errësirë.

“Është shumë e vështirë për shtetet e tjera anëtare të kuptojnë se çfarë është në të vërtetë mafia. Gazetat përshkruajnë elementet folkloristike, por kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e mafies”, tha ajo duke folur për mediat britanike.

“Pjesa e dhunshme është pjesa e dukshme, por pjesa më e rëndësishme e mafias është faktori ekonomik”, theksoi ajo.

“Mafia Italiane është një strukturë shumë e fortë dhe shumë profesionale. Për ta, është gjithnjë e më e lehtë të paguajnë ose të korruptojnë dikë sesa ta vrasin”.

Pignedoli i ka kërkuar Europës të miratojë një qasje të re për të trajtuar praninë e mafies në Europë.

Në Itali, janë futur ligje specifike për të trajtuar aktivitetet e paligjshme të mafias, pasi sindikatat e krimit kanë përfituar për dekada të tëra nga rregullat e dobëta.

Legjislacioni mundëson jo vetëm gjurmimin e aktiviteteve të familjeve kriminale, por edhe konfiskimin e pasurive e tyre. Kjo u ka mundësuar autoriteteve italiane të arrestojnë bashkëpunëtorët e bandave të krimit të organizuar edhe nëse ata nuk e kanë shkelur vetë ligjin.

Ky legjislacion ka bërë që mafia të kërkojë mundësi të reja “biznesi”. Fakti që nuk ka pengesa në Europë e bën më të lehtë që mafia të qarkullojë drogë dhe para”, thotë politikania italiane për “Express.Uk”.

“Problemi i vërtetë është kur bëhet fjalë për pastrim parash, ata përdorin mjete ligjore, ata blejnë restorante dhe qendra tregtare, duke u bërë të padukshëm.

Sipas Lëvizjes Pesë Yjet grupet mafioze po inestojnë në ekonomitë e dobëta ta vendeve të Europës Juglindore dhe Ballkanit”.

Zonja Pignedoli tha që prania e mafies në këto vende është e qartë, por qeveritë.dhe vetë Brukseli bëjnë “një sy qorr” për shkak të rritjes në ekonomi që sjell paraja e drogës si dhe lidhjeve të fuqishme politike të bosëve të drogës.

O.J/DITA

Share This Article
6 Comments
    • He me te lumte, ja tregove vendin. Thuaji pak qe ne bar do hame, vetem liderin global nuk e tradhetojme. Me qe di italisht, jo per gje.

      • Pabuksit qe peerdor ji mentalitet dhe gjuhe primitive ,

        Komentet nuk kane perqellim ate qe medon kafka jote mbush me kafshte ,
        o Dordolec Mesjetare ,
        por si shesh eshte e zakont ne Boten e qytetaruar

        akuzave dhe FAKE POLITIKE i pergjigjemi me ironi
        e sarkazem ,per ti ferkuar pak cervelon .


        por s’ka problem ,un nuk kerkoj qe nji goje qe ka mesuar me honger Sufllaqi si ty ,
        te njohi kte Kulture ne komunikim .

        Dhe sa i takon atij emri E.Fuga ,
        s’ja kam iden se cdo te thuash ,sepse mua s’me thot asgje nji emer i tille .
        Hajt shnet pra dhe mos e shkul nga kaptina “bariiiiin -barriiiin – kulla e barit hahahaha sa bote trapash te pashprese qe jane .

        hai capito nastrodini mbi gamor ?

  • “Lëvizja Pesë Yjet e Matteo Salvinit”
    a jeni të sigurtë o debila se është e salvinit??
    mos vallë ishte në aleancë me vetveten salvini kur ishte në qeveri??

    • bravo anticenshurre ,

      po ne spo merremi fare me partit italiane por me lajmin
      or tej .
      Salvinin e njohim tashme qe leshte qeni terbuar qe pordhi pas Bossi

      • LG o sum bërë mbaj pseudonimin tën dhe sidomos fjalën që të më injorosh!!mos u bëj dhi e zgjebosur!!
        se pshurr veten moj shpirt!!
        këta debila të gazekarisë,janë po aq injornatë sa dhe ti!!
        janë injorantë sepse i mbyti kafeja dhe tymi i lazaratit!!
        ti me të vërtetë e di se kush është salvini dh ekujt partie i përket,por mos harro se këta debila bëjnë të njëjtat gafa dhe me shtete të tjera,që zotrote nuk i njeh sa italinë!!
        LG,MutHa a kush je,nuk mbulohet mëndja jote me shurrë!!
        besoj se e di këtë shprehje të urtë??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *