Donacionet, kryeministri i “shqiptarëve përtacë” dhe pak matematikë

redaktor

Nga Edona Llukaçaj

 

Donacionet dhe suporti i çfarëdo lloji që shumë vende ofruan për Shqipërinë ishin ngazëllyese dhe mjaft të mirëpritura për vendin tonë.

Ideja se bota ndau me ne dhimbjen e tërmetit dhe se ndoshta nuk na ka dhe aq inat, sikur na i ngrohu zemrat.

Pashmangshmërisht, shumë e kanë dyshimin se edhe kjo mundësi për një rigritje të mirëfilltë, duke marrë spunto nga rindërtimi pas fatkeqësisë mund të ketë fatin e shumë projekteve paraardhëse, qoftë ekonomike, qoftë të të tjera fushave, të cilat kanë qenë viktimë e korrupsionit a minimalisht zvarritjes në vitet e çmendura të tranzicionit.

Ky dyshim, me sa duket, ka mbizotëruar të paktën edhe në qasjen e partnerit ndërkombëtar më të rëndësishëm të Shqipërisë, SHBA, të cilat ndihmën  e premtuar e fokusuan te “shkolla e transparencës”, një suport i vyer dhe kuptimplotë.

Teksa Shqipëria përgatitet për rindërtim, një prej pikave që u cek mjaftueshëm ishte pikërisht se si menaxhimi supozuar i ndershëm i këtyre fondeve do të kishte një ndikim pozitiv në të gjithë ekonominë tonë, një rimëkëmbje me vende pune të shtuara e kështu me rradhë.

Madje, në mungesë të elementit vendas a për të tjera arsye u diskutua edhe importimi i fuqisë punëtore deri nga Afrika.

Si për të përgatitur terrenin për një dyndje të punëtorëve ndërkombëtarë, kryeministri i vendit nënvizoi publikisht “përtacërinë” tonë. Në një prej debateve jo të rralla para kamerave me qytetarët e rastit iu hakërrye një të riu në një kafene se, me sa dukej, kërkonte punë në profesionin për të cilin ishte diplomuar, e nuk pëlqente çfarë ofronte tregu i tkurrur vendas. Një minidebat që përfundoi sërish me batutën klishe të javëve të fundit “po se je jurist ti/ ke mbaruar juridikun”.

Kryeministri ka të drejtë.  Puna është nder. Kushdo që fiton jetesën me punën e vet, me përpjekje, përtej faktit nëse bën një zgjedhje të vërtetë apo një zgjedhje të detyruar, është një pjesëtar i denjë i shoqërisë dhe meriton respekt. Për më tepër, këta shqiptarë, aq më shumë të rinjtë plot energji, që nuk denjojnë të bëjnë punë të etiketuara si të dorës së dytë në Shqipëri, duket të jenë të gatshëm, të bëjnë punë krejtësisht të rëndomta dhe pa lidhje me profesionin e tyre të dëshmuar me diplomë, sapo kalojnë kufirin.

Por fjalët sensibilizuese për të rinjtë e kafeneve, që do të ishin të pranueshme nga çdo qytetar shqiptar, të thëna nga kreu i qeverisë nuk kanë as kuptim e, fatkeqësisht, as peshë. Përtej mënyrës së komunikimit, që nuk është diçka e re, megjithëse na i vret veshët dhe i hap rrugën lojrave të fjalëve dhe propozimeve bombastike të politikës së rehabilituar nga vetë ai, përgjegjësia për nënvlerësimin e diplomës shqiptare dhe të diplomuarve që masin rrugët i përket, sot më shumë se kurrë, atij.

Me pak matematikë filloreje, kryeministri ka në këtë detyrë aq kohë sa parashikohet për një student të përfundojë dy “bachelor” ose të paktën një bashkë me masterin shkencor (+2), se po të ishte ndonjë fenomen i kabinetit kushedi sa e kishte bërë pirgun e diplomave.

E kjo kohë është më se e mjaftueshme për të përmirësuar politikat e arsimimit në çdo aspekt.

Mbi gjashtë vite mjaftojnë për të ndërtuar, rindërtuar a modernizuar çdo institucion arsimor të çdo niveli, për të ofruar laboratore, bibloteka e mjetet e tjera bashkëkohore të nevojshme për edukimin e brezit të ri, mungesa që nuk mbulohen me bojatisje muresh a me “shoshën” e librave falas.

Mbi 2300 ditë në pushtet, që nga 13 Shtatori i vitit 2013, duhet të jenë të mjaftueshme për të rishikuar nivelin profesional e qëndrimin moral të çdo anëtari të stafeve mësimore qoftë në shkollat 9-vjecare, në ato të mesme a në universitete. Pyetësorët me pikëzime për cilësinë akademike ndoshta  janë të lehtë-manipulueshme, por kaq ditë  duhet të mjaftonin të paktën për të eleminuar në çdo rang fenomenin faqe-nxirës e stomak-prishës të notave a të tjera lëshimeve bujare të ofruara nga pedagogë “shpirtmirë” në këmbim favoresh seksuale a një shume të hollash.

Plot njëzet e tre 100 ditësha aksioni, si ato shpresë-ndjellëset e dikurshme, do të mjaftonin për të rishikuar dhe ripërcaktuar kuotat e degëve në universitete, duke nxitur, për shembull, aplikimin dhe frekuentimin e degëve me mundësi punësimi më të lartë dhe duke kufizuar ndjeshëm me numër të ulët kuotash aplikimin në degët që prodhojnë kamarierë a frekuentues kafenesh me diplomë.

Me fjalë të tjera, në kaq kohë, në vendin me industri e prodhim thuajse joekzistent, për çfarë u bë pak ose aspak, në vendin ku papunësia ose punësimi informal dhe i keqpaguar vazhdon të jetë në arsyet kryesore dhe të paadresuara të emigrimit, mund të ishte bërë diçka të paktën për arsimin.

Donacionet e grantet mund të sigurojnë rindërtimin e të gjitha shkollave dhe institucioneve të edukimit në Shqipëri, por në një vend kur kryeministri nuk ka respekt as për diplomat që japin universitetet e vendit të tij dhe, njëkohësisht, përbuz e tall pamëshirshëm ekspertët e vet të drejtësisë të dalë nga këto shkolla se guxojnë të kërkojnë punë në profesion, lind pyetja përse po i rindërtojmë.

Më mirë t’i lemë shemben e të mbulojnë “llumin” e vet.

 

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotim i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
11 Comments
  • Edona Llukaçaj keni shumë të drejtë përsa shkruani. Sidomos keni qëlluar në shenjë te organi ku e keni dërguar. Është gazeta më e etur për shkrime të tilla analitike që sulmojnë kryeministrin Edi Rama. Konferenca e Donatorëve ishte një fatkeqësi për Shqipërinë. Gjithë budallenjtë e njerëzimit, sidomos Bankat më të mëdha të Botës me naivitet i besuan Edi Ramës miliona e miliona dollarë kur ai me siguri do t’i pijë në të parën mejhane që do gjej përpara. Ku merr vesh ai nga arsimi e nga kultura! Gjynah, ju dhe gazeta Dita keni vajtuar pasurinë e Botës me kujdesin më të madh human që ekziston:

    • “O popull, sa shumë gjëra bëhen në emrin tënd, madje edhe naltmadhnia flet në emrin tënd. Nje njeri mund të mashtrojë një tjetër per një kohe, mund të mashtrojë një popull për një farë kohe, por nuk mund të mashtrojë kurrë një popull të tërë për të gjithë jetën.”
      Nga Filmi “Gjeneral Gramafoni”

  • Edona, si gazetare po ju lexoj ..po …
    Keta dy djem,si paraqiten në foto, i qortoj,
    I qortoj…edukata mirësjellëse, ju mungon.
    Opozitarë të jenë, po rrespektin njerzor ta kenë…

    Sozia;- Nënë Pashakos

  • Nga aty ku je ulur ti cdo gje eshte e mundur brenda gjashte viteve kurse nga ketu ku jam ulur ,ne nje nga vendet me te zhvilluara te botes,akoma kan probleme me arsimin.Ketu,me shkrimet e tua fshijne menderen .

  • Qe ne momentin qe Rama erdhi ne qeveri nder te parat vendime qe mori qeveria, ishte mbyllja e “Shkollave te nates”. kupto Universitet private qe shisnin diploma, njelloje si dikur “Plepat”, prodhonin gjyqtare e juriste
    E keqja ne kete vend eshte mbjelle qe ne vitet 90, kur pushteti monist ra ne duart e aventuriereve dhe hajduteve pluraliste. E qe ta shperbesh kete te keqe qe ka mberthyer kete vend, nuk qenka kaq e lehte sa c’duket, pavaresisht nga deshira e mire e individit, apo e nje grupi te tere individesh. Edhe une pajtohem me ato konkluzione qe ti parashtron, por do te thoshja edhe kete: Mos u mjafto vetem me konstatimin, por provo te behesh pjese e ekipit te “Mjekeve”, qe do te sheroje shoqerine shqiptare nga ky “Koronavirus” qe e ka kapur. Vetem atehere do te kuptosh realisht se sa e veshtire eshte. E keqja vjen shpejt, por largimi i saj nuk eshte po kaq i shpejte.

  • Edona ka të drejtë
    Por militantët dhe tifozët naivë të partive tona plehra dështake, do mbeten militantë.
    Vec tematikës, urime për stilin
    Sh i vecantë
    Ti dhe një vajzë tjetër këtu.në Dita, me mbiemër Bozhani, dy prurje të reja premtues në ekipin analitik të Ditës që është më i miri absolut në median shqiptare

  • Ke prekur nje teme teper cilesore,gjithe kohen teper aktuale dhe e ndjeshme gjate ketyre 3 dekadave si dhe per ardhmerine e vendit.
    Dhe pamvaresisht se shteti i Rames,ka investuar ne anen sasiore dhe u perpoq ne fillimet e tij te ndryshonte dicka dhe ne ate cilesore,cilesia e vleresimit te nxenesve dhe studenteve,vazhdon te mbetetet,ne shumicen e saj,ne duar pedagogesh te paafte,matrapaz dhe kurvare te peshtire,qe paisin me diploma,bij bastarde te te kamurve dhe vajza qe mbas kesaj cajne påerpara si kurva prefesioniste.
    Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe,kur ne krye te universitetit shteteror,qe vazhdon te qendroje ne krye qe nga koha e saliut,rektori koni,qe ne te gjitha aspektet eshte antipodi i vendit qe perfaqeson. Dhe nje mullaqe me tej gjen ish rektor,tani dekane te korruptuar,qe vazhdojne te zihen si qeni me derrin,per te shqyer prene e mbetur.
    Dhe ky sehir i gjate ne vite i Rames,.per te gjitha keto e ben ate nje bashkepuntor kriminal,ne shkaterrimin e cilesise se arsimit shqiptar dhe personalitetit njerzor dhe profesional te nxenesit dhe studentit tone.
    Ministria e arsimit,qe me duket rob i mire,por qe nuk i ndihet puna,por zgjedhja e saj me duket se prezanton vanitetin e Rames,per tu dukur me kosovar se kosovaret.
    Politikanet kosovare e trajtojne qytetarin shqiptar me ligjet qe kane bere,me keq se nje qytetar nga fundi i botes tjeter.
    Por le ta leme me ate, qe ata jane ata qe jane dhe kurre nuk duhet ti pergjigjemi me kompesim te verber,por as me nje tolerance vanitoze.
    Por Rama,mendoj une duhet te gjente nje zgjidhje tjeter per arsimin qe e ben dhe bota e perparuar perendimore:
    Te gjej personalitet cilesor nga bota akademike e ketyre vendeve dhe ta vinte per te drejtuar sektore te ndryshem te arsimit tone.

  • Domethenia e fotos:Lenini tek turma me dore te shtrire duke I u treguar(e perkethyer ne shqip)shkoni dhe q….ni nenat kush eshte kunder meje.Dhe kete gje bene gardistet (Lexo “tokat e cara”).Ne foto duken dy te rinje qe jane gati te te presin gurmazin per 5 leke.Mundet qe keta kapedane te jene ne lagjen time ose kimshinjte e mi ,shoke te djalit tim.

  • Po, patjeter. Rama u pais ne 2013 -en me nje shkop magjik, per te cuar situaten ne arsim aty ku e lame ne 92-in. Jo vetem kaq. Madje,madje, cdo gje,qe nuk u be edhe aq mire nga 45-sa eshte pergjegjesi e tij. Edhe pallatet e ndertuara pa pergjegjesi si para dhe pas 90-es, pergjegjesi e ketij njeriu jane. Edhe ekonomia e dobet e vendit dhe ajo inekzistente e pas 92-it po pergjegjesi e tij jane.. Edhe rikthimi i analfabeteve pas 92-it, shakyerrimi i qendrave shendetesore anekend vendit pergjegjesi e tij jane . Turp e faqja e zeze, qe ky njeri per as 7 vjet nuk e perdori shkopin e tij magjik per te zbehur dashurine e madhe te shqiotarit te demokracise per kafenete.
    Sa per te papunet e kafeneve, te cileve Rama u propozoi nje vend pune dhe ata u pergjigjen se kishin mbaruar shkollen. Nuk eshte se ata i thane Rames qe kishin mbaruar per juriste,. Ishte Rama qe tha cfare shkolle paskeni mbaruar, se ata shkolle quajne ndonje tetevjecare.. Ishin shulluar ne diell se kushedi me cfare burimesh te oarave jetojne.Puna e tyre, por ti mos u merr me Ramen qe ironizon te ngeshmit, por dil dhe bej ndonje shkrim per te rinjte qe rrijne lokaleve dhe punes i bejne naze se ose jetojne me pune te dyshimta ose u jane bere barre familjes qe i mban.

  • Pse te ngrihen per ti bere nder KORONAVIRUSIT SERB ? Ky eshte palaco tradhetar e njohin te gjithe eshte njeri pa moral dinak e i pabese ..Ja hodhi doren ne sup Haradinajt ky gjarperi e me ne fund e preu ne bese ..Eshte karakter shqipetari ky tradhetar?? vetem karakurvat hedhin neper gjyqe motrat e vellezerit pra ky karakurva e frances e hodhi ne gjyq Ramushin .ska gje Zoti vonon por kurre nuk haron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *