Ilir Meta,si Gjergj Kastrioti-Skënderbeu!

Ornela

Ditë për ditë po del,
gjëmon shoku Metë,
se ditë e çlirimit,
Dy Marsi do jetë!

Ky që po na nxjerr,
mall e Don Ki Shotit,
do të luajë rolin,
e Gjergj Kastriotit!

Se fiks në Dy Mars,
pesë shekuj më parë,
Ai në Lezhë mblodhi,
gjithë princat shqiptarë!

Ne nga historia,
kjo na vjen ndërmend,
Besëlidhja e Lezhës,
quhet ky Kuvend!

Në Lezhë-që qe,
zëmra e Arbërisë,
princat lidhën besën,
por kundra Turqisë!

Dy Marsi që vjen,
rrugën prapë po ndrin,
po tani Turqia,
ka emrin Edvin!

Aty kryeprinci,
Meta do të jetë,
miliona mbrapa,
popullin do ketë!

Po gjithë kjo fabul,
është plot ironi,
se Meta-në popull,
s’gëzon simpati!

Popull saktësisht,
do jetë atë ditë,
përkrahësit që ka,
zonja opozitë!

Qëllimi i saktë,
duket që nga tonet,
se do të çlirohen,
gjithë institucionet!

Dhe nuk do shumë mënd,
kaq për të kuptuar,
ato do çlirohen,
duke u sulmuar!

Dëgjova Frrok Çupin,
tek Denis Dyrnjaja,
është planifikuar,
të bëhet hataja!

Gjendja mund të bëhet,
vërtet shumë kritike,
mund të ketë për Ramën,
dhe zhdukje fizike!?

Këto i mendon,
veç një mëndje e marrë,
do kthehet sërish,
koha me shpellarë!

S’është se Presidenti,
u çmënd krejt pa pritur,
lajthitjet e tija,
krejt i kemi ditur!

Sapo siguroi,
Rama rindërtimin,
në kokën e Metës,
nxiti rebelimin!

Dhe me negociatat,
jemi fare pranë,
ndaj revolucion,
kemi në Tiranë!

Luli gjer tani,
është në maturi,
se ç’i kërkoi Meta,
këtë nuk e di!

LSI do jetë,
në skalion të parë,
qasja e PD-së,
mbetet për t’u parë!

Dy Marsin s’e dimë,
se si do të jetë,
po Meta në shesh,
do nxjerrë një Dekret!

Dekreti më thellë,
do zhysë Presidentin,
ai do të thotë,
sulm mbi Parlamentin!

Ende nuk e dimë,
si do operohet,
nëse Gramoz Ruçi,
do eliminohet!.

A.DUKA

Share This Article
9 Comments
  • Me të dalë akti normativ i qeverisë Rama më i mIri i 30 vjetve të qeverive , ndiq lekët e pista që zbulosh e shkoshë te kriminelët,prandaj është çmendur Ilir Meta, ,sepse ka shkelur vetë kushtetutën e 30 qërshorit ,ka quar shqipërinë në prag lufte ,ka vjedhur pasuri të mëdha ,nga vila e gjirit Lalëzit deri te floriri i BSH.
    Pra ky ka shkalluar që nga dalja e këti akti normativ që spaku do ta godasë një ditë të bukur me hënënë derë të Ilir Metës .

    Prandaj Ilir Meta ka marr drejtimin e protestave të opozitës për ti shpëtuar sekuestrimit pasurisë dhe prangave në bashkëpunim me opozitën e miratim të tyre,ju e patë kur e thirri në presidencë L.Bashën i kërkoi të nxjerr në shesh mbi 10 mijë militantët e saj të trembë Edi Ramën..

  • Me të dalë akti normativ i qeverisë Rama më i mIri i 30 vjetve të qeverive , ndiq lekët e pista që zbulosh e shkoshë te kriminelët,prandaj është çmendur Ilir Meta, ,sepse ka shkelur vetë kushtetutën e 30 qërshorit ,ka quar shqipërinë në prag lufte ,ka vjedhur pasuri të mëdha ,nga vila e gjirit Lalëzit deri te floriri i BSH.
    Pra ky ka shkalluar që nga dalja e këti akti normativ që spaku do ta godasë një ditë të bukur me hënënë në derë të Ilir Metës .

    Prandaj Ilir Meta ka marr drejtimin e protestave të opozitës për ti shpëtuar sekuestrimit pasurisë dhe prangave në bashkëpunim me opozitën e miratim të tyre,ju e patë kur e thirri në presidencë L.Bashën i kërkoi të nxjerr në shesh mbi 10 mijë militantët e saj të trembë Edi Ramën..

  • Ik or shurraq laberie…..qe kuterbon vendin see nuk ke kut ti te vleresosh Presidentin….
    Vendi po bie ne duar te pederasteve Soroiste ee ti ngaqe je regjistruar i madh ne ate organizate….ke sekelldi nga ai sport.
    Ndaj nuk mundet nje homo i vonuar te flase per presidentin….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *