Raportuesja e PE: Do ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt

Ornela

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, tha se Shqipëria duhet të vijojë me reformat, të cilat sipas, janë të rëndësishme jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për qytetarët shqiptarë.

Zyrtarja e lartë e PE siguroi shqiptarët se do të ndjekë ritmin e reformave në Shqipëri, ndërsa tha se populli mund të ketë gjithnjë besim te BE.

“Është nder që te jem raportuese për Shqipërinë në BE dhe dua ta përmbush me përgjegjësi të mëdha. Ky është një udhëtim i gjatë, që shpresojmë ta realizojmë së bashku dhe t’ia dalim mbanë së bashku. Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për BE, por edhe për Shqipërinë.

Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit. Do të vij këtu disa herë gjatë viteve në vijim dhe do të flasë me të gjithë aktorët. Do të ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt për këtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE, por edhe për qytetarët tuaj.

Shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e këtyre reformave, jo vetëm në Reformën në Drejtësi, por edhe në reformën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë dhe reformën kundër drogës, si dhe Reformën Zgjedhore.

Shqiptarët mund të kenë gjithnjë besim te BE”, tha raportuesja e Shqipërisë në PE.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • me cilet aktore do te flasesh moj zonje e nderuar?Me Eskobaren?Nuk e di je tokesore apo aliene.E di qe kete koment nuk e lexon sepse je ne tjeter bote.

    • Jo me Ilir Meten, Sali Berishen,Lulzim Bashen,e Monika kryemadhin
      Sa keq ndjej per ju qe jetoni maleve dhe akoma nuk u mesuat me civilizimin
      Nejse avash avash do filloni te flisni e te kuptoni eshte shpejt per ju

  • D I T A :Me kete mesazh te zonjes se BE une kuptoj:
    1-Ajo nuk di se çka ndodhur me Presidentin dejure te Shqipetise.Deri sa nuk merret me kete sherrnaj te tij,do te thot se ai rri kote ne zyren e falur nga Edi Rama.
    2-Ajo kerkon vazhdimin e reformave qe do te thot se ato te deritashme jane bere mire.Kjo po e terbon SB,IM..te cilet nuk jane dakort me vijen paqsore te L.Bashes
    3-Ajo thot se do ju vezhgojme per kushtet per marrjen e sratusit per te cilen ka ardhur.
    4-Qetsia e Rames dhe nd/kombetareve ne kete sherrnaj te zyres presidenciale eshte nhe tjerer shuplake ndaj SB,IM..e Ko.. keto dite.
    5-Duhet sezben te krijohet Gj.Kushtetuese per ti dhene fund 30 qershorit,13 Tetorit,pritestave te dhuneshme,kush Kosovar do digjnin Kuvendin e Shqiperise,prishjen e Teatrit,etj.
    -Flm -Dita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *