Koronavirusi në Itali, Conte: Nuk ka nevojë të pezullojmë Shengenin

Ornela

Pas rasteve të shtuara me koronavirus në Itali dhe pas vdekjes së një të moshuari ka reaguar edhe kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte. Ai ka deklaruar se “ne ishim të përgatitur për këtë dukuri, pasi ato janë agjentë viral lehtësisht të transmetueshëm”.

“Popullsia nuk duhet të shqetësohet, -tha më tej kryeministri- pasi qeveria ka një plan dhe tani e ka vënë në zbatim”.

“Në këtë moment ne nuk e konsiderojmë të domosdoshme pezullimin e Traktatit të Shengenit, por ne jemi të gatshëm të marrim çdo masë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, u shpreh Giuseppe Conte.

Ka shkuar të paktën 20 numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në Itali. Në vend është shënuar edhe viktima e parë me sëmundjen infektive, një 78-vjeçar, ndërsa disa nga bashkitë më të mëdha veriore në Lombardi kanë pezulluar aktivitetet tregtare.

O.J/DITA

Share This Article
1 Comment
  • Zoti e ruajte Shqiperine dhe shqiptaret.Do doja qe te binte ne parlament por kam frike se do ja ngjisin popullit pranda dhe nu e lus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *